Asnjë avokat nuk pranon mbrojtjen e Dritan Dajtit, gjykata i drejtohet Nishanit

3 Prill 2013, 14:10Kronika TEMA

Prej katër vitesh me radhë, një prej çështjeve më të rëndësishme në vend, ajo e Dritan Dajtit, që akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, është duke u zvarritur. Seancat gjyqësore kanë dështuar njëra pas tjetrës, herë për shkak të refuzimit të Dajtit për avokatët e caktuar nga shteti dhe herë për refuzimin që bëjnë avokatët për të mbrojtur Dajtin.

Këtë gjë e kanë bërë madje edhe kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia dhe zëvendëskryetari Fatmir Braka, të cilët kanë refuzuar mbrojtjen e Dajtit dhe nuk janë paraqitur në sallën e gjyqit.

Kjo ka detyruar gjykatën që t’i drejtohet presidentit Bujar Nishani nën cilësinë e kreut të KLD-së, për zgjidhjen e këtij ngërçi që zgjat prej katër vjetësh.

Dritan Dajti nga ana tjetër, ka vijuar lojën e tij në sallën e gjyqit, ka thënë se po i mohet e drejta e gjykimit, për shkak të avokatëve./b.l

6 komente në “Asnjë avokat nuk pranon mbrojtjen e Dritan Dajtit, gjykata i drejtohet Nishanit”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooooooo Çimi jam…
    Te dhjefsha shtetin, qe ska as mendere dhe as allate.
    Alooooooo Çimi isha…kaq kisha.

  2. Sikterr says:

    Alo,pse thua jam Qimi?Ku ta bejmë?…

  3. Tarrasi says:

    Ky eshte shteti prej lecke i Sali Berishes ku mafia e ka kapur prej fyti.

    Nje krminel i regjur qe vrau kater krye familjar dhe i beri heronj e kushedi sa te tjere qe nuk dihen. Por ska per tu denuar asnjehere sepse eshte i perlyer me Kulicin e Berishes.

    Keta ka frike qeveria keta kryekriminele dhe jo popullin qe e vret e pret sa here ti doje qejfi.

    Ju policet vazhdoni e mbroni interesat e PD-se = Interesat e Sali Berishes se per dhjame qeni do shkoni e askush ska per tu denuar mbasi tju vrasin.

  4. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

    Une nuk jam jurist aq me pak specialist por ….
    Nga nje film historik per luften e popujve te Afrikes Veriore kunder kolonizatoreve francez mbaj mend .Kryekryengritesi ( ne film Antoni Kuin) pasi u shkaketoi disa mijera te vrare francezeve u zu rob .Per ta mbrojtur ne gjyain ushtarak u caktua nje toger .Ky para se te niste mbrojten tha afersisht ;une filan fisteku toger i Ushtrise Franceze i ngarkuar te mbroj …….ne kete gjyq jam i cliruar nga betimi ushtarak.U mundua qe duke e nxjere te akuzuarin si jo ” qytetar francez ” te trajtohej si armik dhe jo si tradhetar ,te mos denohej me vdekje.
    Avokatet e kane pune mbrojtjen ,dhe mbrojne ata qe shkelin ligjen se te tjereve nuk u duhen.

  5. Ben Chicago says:

    gjykata kot i drejtohet nishanit
    ai mendon e vepron me trute e saliut

  6. Treviso says:

    Shikoni o popull se ku kan arritur strukturat e shtetit. Nuk jane ne gjendje te hetojne nje person. Ky eshte falimentim i plote i shtetit shqiptar. Problemet pse nuk jane ne gjendje ta hetojne i din dhe nje femije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje