Vetëvaret në burg i dënuari për dy vrasje

3 Prill 2013, 10:55Kronika TEMA

Romeo Myrteza, i dënuar për vrasjen e vëllait dhe gjyshit të nuses së tij, i ka dhënë fund jetës në burgun e Drenovës. 30 vjeçari u akuzua për vrasjen e 65-vjeçarit, Fatmir Muhaxhiri dhe vëllait të tij, Dritan Myrtezai, 38 vjeç.

Policia e Pogradecit mundi të arrestojë autorin e ngjarjes, Romeo Myrtezai, 30 vjeç.

Në momentin e arrestimit autorit i është gjetur edhe arma me të cilën kreu krimin.

Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të arrestuarit, policia ka gjetur edhe trupin e pajetë të vëllait të vrasësit, Dritan Myrtezai, 38 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë po nga 30-vjeçari Romeo Myrtezai.

Sipas të dhënave të para nga blutë e qytetit të Pogradecit, mësohet se një konflikt familjar është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë nga ana e 30-vjeçarit./A.XH

4 komente në “Vetëvaret në burg i dënuari për dy vrasje”

  1. qemal lengu says:

    U prehte ne paqe!

  2. neti says:

    Allahu e meshirofte!

  3. berati_KOSOVE_germony says:

    Po ata roje burgu per qka jan aty qka ruajn ata per ket pun edhe paguhen qe te bejn roje te burgosurve ky sod ka ber veta varje por nese del dikush se mund tja fus flaken burgut ne munges te rojeve…

  4. talebani says:

    Bravo qe pati ruajtur pak kurajo . Zoti e meshirofte per vrasjet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje