Më shumë se 6 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e gjakmarrjes që nga viti 1990, ndërsa 10 mijë familje janë ngujuar. Ky është përfundimi i një raporti të përpiluar nga ana e Avokatit të Popullit.
Sipas të dhënave të këtij raporti, shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Tiranë, për shkak se familjet migronin për t’i shpëtuar gjakësit. Shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, mes moshës 21-37 vjeç, ndërsa gjakmarrjes nuk i kanë shpëtuar as fëmijët dhe femrat.
Vrasjet për gjakmarrje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarrje ose hakmarrje.
Të dhënat zyrtare:
Mosha e personave të vrarë sipas të dhënave zyrtare pas vitit 1990 deri në vitin 2012, përfshirë dhe vrasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje në Shqipëri:
Vrasjet nga mosha 10-16 vjeç zënë 0.1% të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje.
Vrasjet nga mosha 17-20 vjeç zënë 2.9 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje.
Vrasjet nga mosha 21-37 vjeç zënë 47% të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje.
Vrasjet nga mosha 38-42 vjeç zënë 30 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje.
Vrasjet nga mosha 43-65 vjeç zënë 19.6% të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje.
Pjesa e mbetur mbi 65 vjeç zënë 0.4 % vjeç të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje.
Shpërndarja rajonale e të vrarëve në 36 rrethet e vendit përfshirë dhe vrasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje sipas të dhënave të Policisë së Shtetit:
Tirana 23.6 % të numrit të të vrarëve
Shkodra 17.6 % të numrit të të vrarëve
Fieri 6 % të numrit të të vrarëve
Vlora 5.5 % të numrit të të vrarëve
Berati 4.7 % të numrit të të vrarëve
Durrësi 4.5 % të numrit të të vrarëve
Elbasani 3.8 % të numrit të të vrarëve
Të gjithë rrethet e tjera së bashku përbëjnë 34.3 % të të vrarëve të ndodhur në shkallë republike./b.l
Te pakten keta nuk votojne per ata qe i duan gjakun,,kurse neve votojme per ata qe na e pine si psh PD-PS-LSI
ky quhet GENOCID qe behet nga mosfunksionimi i shtetit.
eshte e dhimbshme qe njqiptaret po vrasin njeri-tjetrin.
perca dhe sundo eshte politika e kriminelave dhe tradhtarve
Si raport lufte civile!Kjo shpreh civilizimin ton qytatar…!(Imagjinoni po te shkonte Shqiperia ne lufte civile,c’far raporti do te kishim…,Zoti na rujte!)
Vllavrasja, kjo eshte nje nga ”dhuratat me te mdha” qe i solli popullit shqiptar krimineli, trdhetari, percaresi dhe shkatrrusi i kombit shqiptar.
ATE POPULLI E KOPJON.
Nga vendi
i gjakmaresve
zbriti saliu
ne kryeqytet
faren e mbiu
Tirana sot
eshte e para
gangrenen e sales
me norma me gara
e perhapi ne Tirane
gjithe Shqiperia
nje kasapane
pas bythe saliu
thiri katunaret
nga vicidoli
erdhen te paret
kanceri aq u perhap
sa s’ka burre
qe e ben zap
jepi sale maveria
ne hakmarje
gelon shqiperia
c’lloj koke na drejton
ate populli e kopjon.
Tirana me numrin me te madh te vrasjeve per gjakmarrje. Tirana qyteti me i madh verior ne Shqiperi.
NJe nga plagat me te medha te shoqerise shqiptare dhe nga me te veshtirat per tu zhdukur si fenomen. Cdo gje rregullohet shkollat, rruget, spitalet, por gjakmarrja do shume shume pune dhe vite. Pse asnje parti sna flet per drejtesine dhe gjakmarrje??? Dy hallet me kryesore e me kyce tonat??? E tmerrshme si eshte katandisur Shqiperia ne 2013. Asnnje fushate mbare kombetare sensibilizuese nuk ekziston per kete fenomen, e jo me vepra reale per ta ndalur.
O laraska.
Enver Hoxha e zhduku gjakmarjen.
ne Shqiperi,kush ka ndonje te vrare ne familje,mbahet per emer e mbiemer…
E thojne,ejjjj ai eshte i vellai i filanit,ose shoku i filanit….
Me popull kare se ne Shqiperi,nuk e gjen me as edhe nje cep te botes.
I forte e trim eshte,ai qe mbijeton,dhe jo ai qe shkon per lesh,se ne Shqiperi thone,me mire nje dite si luan,se sa nje jete si dele….!!!
Po se kuptova kte te thene Shqipetare une!
Se te them te drejten,e kame me te degjuar.
Por duke e analizuar,i bie qe,me shume tja qishe robt,me shume te duan.
Atehere mer kara…..