Masakron me dru zjarri nënën, autori: S'e di çfarë kam bërë, s'kisha pirë ilaçet

10 Prill 2013, 09:48Kronika TEMA

“Nuk e di hiç, nuk e di që kam bërë këtë krim, që të kem vrarë nënën. Por të gjithë këta njerëz që janë mbledhur këtu nuk janë mbledhur kot. Duket që unë e kam bërë. Do jemi grindur për ndonjë çështje pa rëndësi. Atë ditë nuk i kisha pirë ilaçet. Nëna më përzinte nga shtëpia, unë shkoja tek ajo se më bënte bukë për të ngrënë. Vetëm për bukë shkoja në shtëpinë e  saj, se më ka vdekur gruaja para një viti nga kanceri në gjoks”.

Kështu është prehur Leter  Pashaj, 51 vjeçari nga fshati  Kullë  i rrethit të Durrësit, i cili paraditen e së shtunës  masakroi me dru zjarri nënën 75 vjeçare, Mejreme Pashaj.

Siç shkruhet edhe në GSH, pas shqyrtimit të provave të mbledhura dhe rrëfimit të të pandehurit, trupi gjykues ka lënë në burg pa afat Lefter Pashajn për akuzën “Vrasje me dashje”./A.XH

5 komente në “Masakron me dru zjarri nënën, autori: S’e di çfarë kam bërë, s’kisha pirë ilaçet”

  1. Sali Balozi says:

    T’varet !

  2. luiza says:

    Ky eshte fundi i botes e tmerrshme ,o zot ç’po na degjojn veshet e ç’po na shohin syte……

  3. fl says:

    Ka qe ilacet i pijne rregullisht si Doktori dhe prape i bejne gjemen vendit.

  4. GR says:

    Ja ku eshte katandisur populli yne , :Per nje ilac qe nuk e pi , vret te emen ne shtepi .Po si nuk te bie pika ,gjen edhe justifikime pale .
    Ku po shkon kjo bote , nuk e di asnjeri , nuk e di as une , nuk e di as ti ,…………………. .Si mendoni , kush eshte me lehte te te ndjek nga mbrapa nje tufe me dele apo nje turme njerezish (per ata qe me te vertete e kuptojne thelbin e asaj qe dua te them ) ??????????????

  5. Askushi says:

    …si ‘Pragmatisti’ yne Rama,qe goditi me ‘drurin e zjarrit’Meta, ‘nenen’ Parti,dhe tani kerkon te binde ‘moralistet’ se e pati pire ‘ilacin e Rilindjes’,por mesa duket,ka qene dhe eshte i ‘skaduar’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje