Sindikata e Policisë, duke iu referuar vrasjeve të fundit të punonjësve të uniformave blu, ka lëshuar një deklaratë, me anë të së cilës shprehet se krimi është bërë shumë i rrezikshëm. Sindikata shpreh shqetësimin se punonjësit e policisë po punojnë në kushte të vështira material e financiare, ndërkohë që kriminelët kanë fuqi financiare dhe material. Sipas Sindikatës, punonjësit e policisë paguhen shumë keq, ndërkohë që shteti nuk u ka siguruar një siguracion për jetën.
“Punonjësit e policisë po paguajnë një çmim mjaft të lartë për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike. Këto forca po punojnë në kushte pune mjaft të vështira materiale e financiare, në raport me krimin dhe kriminelët, të cilët posedojnë fuqi financiare, mjete, armatim e pajisje speciale edhe më të sofistikuara se ato të policisë. Punonjësit e Policisë, çdo ditë po rrezikojnë jetën e tyre, për zbatimin e detyrave të rendit e të sigurisë publike, pa kontrata të sigurimit të jetës. Sipas paragrafit 32 të Kodit Europian të Etikës për Policinë”, policia ka të drejtë që të ketë një pagë dhe siguri shoqërore të përshtatshme, si dhe masa speciale për shëndetin dhe siguri për shkak të natyrës së veçantë të punës së policisë”. Po ashtu edhe në nenin 88 të Ligjit të Policisë së Shtetit përcaktohet se “punonjësi i policisë ka përparësi në trajtimin në pagë për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë”, ndërkohë që trajtimi financiar aktual nga shteti i punonjësve të policisë nuk i përgjigjet këtyre detyrimeve.
Pagat e ulëta në Policinë e Shtetit dhe mungesa e burimeve financiare kanë bërë që 75% e punonjësve të kenë të ardhura mujore familjare për frymë nën minimumin e jetesës”, thuhet në një deklaratë të Sindikatës së Policisë.
Kjo e fundit bën me dije se është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria, e cila nuk është ulur asnjëherë për të diskutuar mbi problemet e punonjësve të policisë.
“Qeveria, asnjëherë nuk është ndalur seriozisht që të diskutojë me sindikatën problemet e policisë për masat drastike të ndërmarra ndaj saj, të cilat si rezultat i krizës ekonomike, e kanë rënduar situatën në aspektin social e profesional. Reduktimi drastik i fondeve, përtej vendosjes së besimit dhe dhënies së një drite shprese për punonjësit e policisë, po agravon disbalancat sociale dhe krijojnë më tepër padrejtësi, të cilat shtojnë përdorimin e dhunës “në emër e në zbatim të ligjit” dhe rrisin ndjeshëm pasigurinë e qytetarëve. Niveli i stresit në të cilin punojnë forcat e rendit është shumë i lartë për të pasur një përformancë dinjitoze në zbatimin e detyrës. Punonjësi i policisë, përveç pasigurisë që ka për jetën, i shtohet dhe presioni psikologjik i eprorëve për të ruajtur vendet e punës nga ndonjë transferim i mundshëm apo lirim i padrejtë, të cilat janë bërë një sëmundje e keqe në radhët e policisë. Mbi 70% e punonjësve janë transferuar brenda një viti, shifër kjo mjaft e lartë për një organizatë policie. Shumica janë transferuar “për nevoja pune”?!. Në këto raste, të gjithë eprorët i dinë “nevojat e punës”, me të cilat kanë justifikuar transferimin, ndërsa vetë i transferuari nuk vihet në dijeni për këto “nevoja pune” që transferohet. Për arsyet e transferimit, kohën e qëndrimit, çdo punonjës policie duhet të njoftohet 30 ditë përpara, veprim i cili nuk ka ndodhur asnjëherë, duke rënë ndesh me Rregulloren e Personelit.
Pasojat e kësaj janë 40% zvogëlim i të ardhurave familjare, duke u detyruar në shumë raste, që punonjës të veçantë të policisë të abuzojnë me detyrën, ose të zhyten në kredi, të cilat nuk kanë mundësi t’i shlyejnë për shkak të të ardhurave të pakta që kanë. Raste të shumta për vitin që shkoi janë deklaruar edhe në raportin e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ku pjesa më e madhe e punonjësve të policisë janë goditur për korrupsion pasiv”, thuhet në deklaratë./b.l
PO JU POLICE PSE ANKOHENI, ESHTE SHUME E THJESHT PER TE RREGULLUAR TE ARTHMEN TUAJ EDHE TE FAMILJES TUAJ…
BEHUNI EDHE JU PJES E RREZIMIT TE SALI SHPELLARIT NGA FRONI, TE KETIJ MASKARAI.
AI NUK E DO DEMOKRACIN, DO VETEM DHUNEN EDHE KRIMIN
PO cfare prisni kur keni ne krye MULIN dhe mbi koken e mul gomarit rri Saliu? Ata hjane krimi.
Ore po nuk mund te kete asgje normale ne kete vend nese vazhdon ende te keqqeverise Sala. Se ju nuk keni as rroba, as rroga, as siguri, as mjete, as mundesi, dhe ju jeni policia e shtetit!
bojkotoni punen o zoterinj e lerni vetem drejtuesit e grupit ciftelia te shofim si do ja mbathin
Aty te jepni shpirt o derra (police).. Ju jeni betuar ndaj klikes se Vucidolit dhe jo ndaj shtetit shqiptar. Ikni kapni e rrifini ato te perndjekurit sic u urdheron Kulici Tropojes.
Po mire mo nuk ka gje sepse e nxirni inatin tek populli ju.Futini nga nje dru te mire njerzve dhe ju bien nervat dhe niveli i stresit.Kushedi sa te stresuar kane qene ata qe i hyne ne hu ish te burgosurve tek parlamenti.
Keni shume te drejte dhe do t’ju mbeshtesim ne kerkesat tuaja dhe ne punen tuaj te perditshme por,ne,populli,duam qe ju te zbatoni ligjin kudo dhe kurdohere,duke filluar ne radhe te pare nga vetja juaj.E them kete sepse kam vene re dicka teper flagrante,mjaft koruptive dhe te pa falshme nga ana ligjore.Une punoj prane drjtorise se policise qendrore dhe kam vene re qe polcet vine dhe ikin me motocikleta pa targa(pasojat i kuptoni vete),gjithashtu nje pjese kane makina me targa te huaja te cilave u ka kaluar afti i qendrimit dhe ,si rrjedhim,nuk kane dokumenta te rregullta dhe as kolaudim(pasojat i kuptoni vete).Por edhe ne makinat me targa shqiptare mungojne ne xham shenjat treguese qe vertetojne ligjshmerine.
Besoj qe verejtjet e mia do bien ne veshin qe duhet.Ju uroj pune te mbare!
Eshte e pafalshme per shtetin shqiptar qe poicine e vet e ka lene ne meshire te hallit, si nga ana financiare ashtu dhe nga ana mbeshtetjes logjistike,dhe kjo ndodh vetem ne nje vend si shqiperia ku njerezit qe drejtojne policne e shtetit jane afer pushtetit dhe nuk duan tja dine per organizaten qe ata drejtojne, si ka mundesi qe nje mesuese fshati qe ka dy nxenes ne klase te marre me shume se nje punonjes policie qe ka 20vjet pune,si ka mundesi qe nje pastruese kudo qe te jete te marre me shume se nje polic i qarkullimit,nuk pretendohet per rroga maksimale por te pakten sa policet ne rajon te marrim,deputetet tane kane rrogen met te madhe ne rajon,Sot policia eshte e çveshur nga cdo mjet logjistik duke filluar qe nga mjetet paisjet qe ajo ka,presioni per vendet e punes,tranferimet si mundet te tranferohet nje polic qe ka rrogen 300 mi lek dhe te dergohet 60kmlarg shtepise pa i garantuar as nje gje, kur polici ka per te mbajtur dhe gruan dhe dy femijet,kjo eshte e paemagjinushme dhe mund te ndodhe vetem ne nje vend qe sundon anarkia dhe korrupsioni,sepse emer tjeter nuk ke ti vesh.Atehere pa hy per rrezikshmerine ne pune ku dihen tashme vrasjet e policeve ku te gjitha ceshtjet akoma nuk kane perfunduar vetem per çeshtje burokracie,degjova ministrin e tyre duke u mburrur se kemi denuar 260police per korrupsion, dy mi leksha kur ne nje kohe valon korrupsioni me miljarda nga pushtetaret dhe ja fusin nje tralala,normale per shqiperine se ata qe kane per te hetuar policet jane ne kete hall dhe cili mund ti afrohet miljonereve per tu hetuar pasurine apo ndonje gje tjeter,te cilen as ata vete nuk e dine qe ta justifikojne se nga u ka ardhur e gjithe ajo pasuri.
Kush do reagoje per rreximin e sali kriminelit kta qe shikoni ju ktu e ?
Kta jane katundare te vuajtur qe ashtu si jane ne turme ,tju hedhi nji these me miell kryepushti sali berisha nga ballkoni ,ktyre u ndritin syt .
Nuk bohet qytetari e shtet mer lol me kto te shkrete qe jane rrit maleve gerxheve .Te kishin aq tru kto e mendonin si qytetar sdo ishin vesh kapterra .kta jane vegla qorre te shoqerise .leri te shkretet te vene ndonji gjobe rrugeve e gezojn ne dark pran tavolines .Per te tjera i bi kot mqaf kapterrave.
Keqardhje per policet!
Jane nder nepunesit me te keqpaguar e keqtrajtuar te shtetit. Jane ata qe kryejne sherbimet e sigurise naten, diten, ne shi, ne te ftohte, ne vapen perveluese, etj. I shohim perdite rrugeve te Tiranes, ne cdo kryqezim, te expozuar ndaj gjithe te keqijave.
Por me te rrezikuar jane nga shefat dhe drejtuesit e tyre, te cilet jane te besuarit dhe te perkedhelurit e Saliut. Drejtuesit kryesore i kane rregulluar punet e veta marrin paga miljoneshe,suplimente te tjera dhe bejne edhe ndonje cik korrupsion-sa per kafe. P.sh. Drejtori i Pergjithshem, i fameshmi Hyse Burgaj e ka rregulluar djalin e vet polic ne nje post te rrehatshem. Te tjereve c’u q…. t’emen.
Nese e majta merr pushtetin, duhet te merret seriozisht me policine, jo te tallet me ate nivel rrogash qe fliste Edi (350 $), sepse 450 Euro merr nje polic i thjeshte i Trupes se Policise se Kosoves.
Shprehem keshtu se na vjen keq, edhe pse nje pjese e ketyre policeve, vecanerisht drejtuesit e rekrutuar pas 2005, duhen lene fare pa pune.
per policat me vjen keq vetem kur vriten ne krye te detyres.. po per te tjerat nuk me vjen keq fare.
sepse ne radhe te pare te gjithe policat vjedhin si derra, jane te pashkolle dhe te pakualifikuar, jane harbuter dhe injorante, jane barbare dhe te ndyre..
dhe nese jane futur ne pune si polica e kane bere vetem per te perfituar dhe per te vjedhur..
eshte e pamundur qe nje polic me 30 mije leke (te reja) rroge ne muaj, te ndertoje vile 3-4 kateshe brenda dy tre viteve pune.
e dime qe rrogat dhe kushtet jane mizerabel ne Shqiperi, por nese nuk te pelqen rroga, atehere perse futesh ne pune si polic dhe fillon dhe vjedh leke rruges si legen..!!??
policia e shtetit shqiptar duhet ribere krejt nga fillimi, duhen njerez te kualifikuar, nuk behet polcia me barinj dhe hamalle porti..!!
Sindikata e Policise u kujtua tani, 2 muaj para zgjedhjeve kur po shef se i rane pakojt Saliut. Ku ishin drejtuesit e saj 8 vjete te tera, c.bene kur u liruan rreth 3500 vete per shkak se duheshin sistemuar ne pune militantet. C’benin keta sindikaliste kur Olldashi beri c’i desh by..a me koleget e tyre, kur kryekomisaret (me te kualifikuarit e gjith trupes) i syrgjynosi ne Kukes, Tropoje, Diber, Bulqize, Delvine, Tepelene, etj. vetem e vetem per tu liruar me kerkesen e tyre, qe te punonte rrehat Kulici, ish zv/drejtori Doci(kunati i R.Bodes), zv/drejtorja Hoxha (gruaja e deputetit Hoxha), etj. Dhe rezultati: vrasje komisaresh e policesh ne detyre e per shkak te saj dhe nje polici e pa uniforme, pa rroga, pa mjete per te gjurmuar e kapur kriminelet, etj.
Ka shume per te thene zoterinj drejtues te sindikates, por deri tani, ju i kini bere temena ministrave, Drejtoreve te Pergjithshem Prenci e Burgu/aj, zv/drejtoreve Kulicaj, Doci e Hoxha e dhjetra abuzivisteve te tjere.
Perfundimisht, te drejtat qe u takojne policeve te shkrete, nuk i ke mbrojtur moj sindikate. Vetem tani u kujtove se ka qeveri dhe qe eshte pergjegjese per gjendjen e rendit dhe sigurise, kriminalitetit dhe trajtimin ekonomik e financiar te anetaresise tuaj.