Raporti i DASH, shuplakë KQZ-së: Ka minuar të drejtën e votës. PD po mbledh pushtetet në një dorë

19 Prill 2013, 21:43Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Është publikuar raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut. Në pjesën e Shqipërisë, akuzat janë shtuar, duke theksuar sidomos korrupsionin e përhapur në qeverisje dhe drejtësi, por edhe kapjen e pushteteve nga Partia Demokratike.

Me një gjuhë të fortë dhe të drejtpërdrejtë, thuhet se institucionet thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë minuar të drejtën për të marrë pjesë plotësisht në qeverisje.

Në raport theksohet se problem i madh është rrahja nga policia dhe keqtrajtimi i të dyshuarve.

“Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Kushtetuta ia vesh autoritetin legjislativ parlamentit me një dhomë (Kuvendi), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërkohë që presidenti ka pushtet të kufizuar ekzekutiv. Në vitin 2009, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare, të cilat Zyra për Institucionet Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) i përshkroi se kishin bërë përparim krahasuar me zgjedhje të mëparshme, por nuk realizuan plotësisht angazhimet e OSBE-së. Forcat e sigurisë raportojnë pranë autoriteteve civile,” thuhet në përmbledhjen ekzekutive të raportit.

“Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz. Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre. Konsolidimi i vazhdueshëm i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit. Mënjanimi dhe abuzimi i bashkësive rome dhe egjiptiano-ballkanike ishin gjithashtu të rëndësishme të të drejtave të njeriut. Probleme domethënëse ishin edhe rrahja nga policia dhe keqtrajtime të tjera të të dyshuarve gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për t’u nxjerrë rrëfime,” vijon raporti.

Në raportin e DASH theksohet se dhuna në familje dhe diskriminimi është një problem i madh.

“Probleme të tjera përfshinin dhunën në familje dhe diskriminimin kundër gruas, abuzimin e fëmijëve, si dhe diskriminimin mbi bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Vazhduan të raportoheshin raste të trafikimit të personave,” thekson raporti.

Kur bie fjala tek korrupsioni, raporti me tone të forta vëren se ndjekjet penale ndaj të korruptuarve janë sporadike. Zyrtarët, thuhet në raport, kanë imunitet. Në fakt imuniteti është hequr, por sërish nuk ka asnjë zyrtar që po përballet me drejtësinë.

“Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonsekuente. Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale. Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime. Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim,” thekson raporti./ep

22 komente në “Raporti i DASH, shuplakë KQZ-së: Ka minuar të drejtën e votës. PD po mbledh pushtetet në një dorë”

  1. Distrikti says:

    Respekte Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Juve te Po(r)d(h)estes, mos e lexuat gje kete?

    1. B.B.B. says:

      Bace, lere tani se e dhjeve fate. Mendo per Giten, Zenin se ti dhe pak muaj jete ke dhe …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/bac-u-kry.html

  2. besniku says:

    Po, edhe me pas!?

    Z. Kryeminister nuk e can koken per keto gjera. DASH ka renddite tjeter, Saliu ka tjeter, qe nuk takohen kurre. Saliu po ben llogarite e vjedhjes se votave, ndersa DASH fletper korrupsionin dhe totalitarizmin e Sali Berishes.

    Shihemi mbas 23 qershorit, u thote Saliu atyre te DASH-it. Te rroje Podesta, se per te tjeret Sala nuk e can me bythen.

    1. fl says:

      Sala te zgjedh mes persekutimit neper gjykata ose eliminimit fizik.

      Nje gje eshte e sigurte kushdo i shkon mbrapa ne kete beteje te fundit, shkon per lesh bashke me te

  3. ali says:

    Ky eshterealiteti I hidhur i Shqiperise. Korrupsion.Kryeminstri me klanin e tij ka Kapur te gjithe shtetin.

    Shteti jam une ,thote kryeministri .Cpret me nga ky shtet qe s’eshte me shtet,por diktature e mirefillte.

  4. jozi jeme says:

    respekte per DASH e paskeni bere saliun per haloperidol me kete raport …

    1. ibrahim says:

      Qita arvizu dhe qita rama i derguan fjal.e shau edhe qevrin qe zyretare te larte nuk u denuan.e kishte fjalen per meten dhe priftin.naqon e elektrikut dhe tavon e shendetesise.

  5. enea says:

    Te shikojne nese Podesta do ta rregulloje kete mesazhin…

  6. fredi says:

    sic ndodh gjithmon shoku kryeminister nuk e shef veten ne kto paqsyra ku tregoj ftyren e vertet se si po qeveriset ky vend shpresoj se mbas ktyre raporte do ndergjegjohet ky popull

  7. Ramy dhe Meleku says:

    Le te plasi imperializmi amerikan
    per arritjet qe ka ba Shqipnia, nen udheheqjen e ndritun te te madherishmit Sali Berisha. Ne do te fitojme. Sa te jete Bathorja e Paskuqani, s’ka c’na ban amerikani…

  8. laraska says:

    Me troc e hapur se kaq nuk ka ku te shkoje, vetem te sjellin qytetar amerikan per te ngritur zerin ne vendin e shqiptarit gojekycur…gje tjeter su ka mbetur, me hapur e troc se kaq skane si te flasin.

  9. alidemsi says:

    Me ne fund kupa po zbrazet.Erdhi dita per ti thene me gojen plot FALEMINDERIT DASH-it.Besoj dhe faktin qe Kryeministri i ZI do ta lexoje se prapthi kete ultimatum politik, por do ta durojme edhe 65 dite…pastaj do ta degojme te beje stazhin e partise ne birucat qe ai meriton se bashku me derrat e tij.FLM DASH, me mire vone se kurre.

  10. Artisti says:

    OK me te gjitha,korupsionin e kemi pesuar te gjithe ne palce,por a nuk ishin injorantet e LSI ne krye te tij ne ministrite me te rendesishma?A nuk kane filmuar dhe vehten kucedrat e pangopura? Prandaj duhet te jemi te kujdesshem,mos genjehemi nga LSI dhe pafytyresia e tyre

  11. kola says:

    Ky eshte raporti per 2012 .Pra komisioni zgjedhor eshte politik thote Dash pasi keshtu u be kodi.Korrupsioni eshte ne gjyakata dhe disa qeveritare qe u ndrruen ne poste pra LSI e gezofshi Ilir Meten se ai shpetoji nga gjykatata.Ky eshte raporti per 2012 se per kete vit del vitin tjeter kur Arvizu eshte komshi me Wisnerin

  12. Apolloni says:

    “Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre”. Ky paragraf do i mjaftoje propagandes saliste per te paraqitur deshtimin si te perbashket me opoziten madje faji me i madh per shpellaret do jete Edi Rama. Kjo kaste anadollakesh duhet te zhduket njehere e pergjithmone nga skena politike ne Shqiptare.

  13. sherifi says:

    Po te gjitha keto qe permenden nuk jane te panjohura per shqiptaret,biles ka akoma te pa permendura ne kte raport,por problemi eshte si do zgjidhen keto gjera se shqiptaret jane shume indiferent dhe pesimist,nuk shkoin per te votuar nje pjese derrmuese per te vendosur fatet e veta.

  14. Festin Ngjala says:

    Departmeti i ngatrron punet ne shqiperi me qellim nga ana tjeter i thot Berishes manipuloj zgjedjejt.

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Genjeshtra klasike dhe simboli i OSBE !!!
    – Zgjedhjet e fundit ishin me te mira se ato te kaluarat ! –
    Ndersa institucionet e varura e te pavarura po binin ne doren e krim Berishes si gjethet e pemeve ne vjeshte, OSBE e paguar nga krim Berisha per te bere lobim pushtetit te tij raporton te kunderten !!!
    Ju thoni se Podesta paguhet per lobim po OSBE lobon per krim Berishen me shume se Podesta !!!
    …….
    Nje dicka e rendesishme ka ndodhur ne Itali : Eshte rrezuar kanditatura e Romano Prodit per president te Italise.
    Demokracise ne Shqiperi i ka kaluar prane nje rrezik vertete vdekjeprures.
    Romano Prodi esht personi qe groposi Pranveren Shqiptare te vitit 1997 duke risjelle ne pushtet krim Berishen !!!
    Me vjen keq qe nuk ka nje artikull te plote mbi ate cfare po ndodh ne Itali, pasi kane influence te drejt per drejte edhe ne ecurine e politikes ne Shqiperi.

  16. Lenci says:

    DASHO-o, c’e kisht kete o byrazer, tani para zgjedhje e leshove ooo?

  17. arsen says:

    Gjysma gezohet
    Gjysma tjeter hidherohet
    ORE TUAFER!
    FJALET E AMERIKES JANE PER JY! NUK JANE PER QEVERINE
    QEVERINE QE KENI, E KENI VENE VETE ATY!
    PO DESHET TA NDRONI?! VOTOJENI KUNDRA!
    GJENI NJE QEVERI QE TE JAPE LLOGARI SE CFARE KA BERE,….DHE JO TE BEJE PERALLA E PREMTIME, SE CAFRE DO BEJE NEN ATO QE SKA BERE….

  18. arsen says:

    I nderuar Moderator!kam postuar edhe une dicka…mungon

  19. ivani i madh says:

    kete raport dergojani ta lexoje KAC BLOZA dhe PRECI se die nga biseda qe benin nuk ishin ne dieni e rihnin uje ne hava si pacientet e psikiatrise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje