Studim: Viti i parë i martesës më pak i lumturi

23 Prill 2013, 11:01Lifestyle TEMA

Studimi më i ri i Qëndrës për Cilësinë e Jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtur.

Çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtura se pas shumë vitesh. Në këtë studim kishin marrë pjesë rreth 2.000 australianë,derisa lumtëria e tyre ishte matur në shtatë fusha,si shëndeti,të arriturat dhe lidhjet në dashuri.

Prej të ankëtuarëve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre ti vlersojnë nga shkalla 0 deri në 100 dhe rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatërisht kishin 73.9 pikë deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78.4 pikë,derisa tek ata që për 40 vjet rrjesht ishin në martesë,rezultati ishte në 79.8 pikë.

Udhëheqësja e studimit Melisa Ëeingberg konsideron se çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas harresës së festimit vjen ballafaqimi më realitetin dhe fillon martesa.  P.K

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje