37 me 24: PDS nënshkruan me opozitën, Rama i quan kundërshtarët mbeturina politike

24 Prill 2013, 09:59Politika TEMA

Entuziazmi ka përfshirë kampin e majtë, pasi kanë arritur të marrin në gjirin e tyre 37 parti. Numrat shpesh nuk kanë rëndësi, por kësaj here treni i opozitës duket më i gjatë.

Kurse Partia Demokratike tërheq një tren me 23 vagona nga pas.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme edhe Partia Demokracia Sociale i është bashkuar koalicionit të opozitës.

“Termat që neve kemi arritur në përfundim të marrëveshjes i garantojnë Demokracisë Sociale jo vetëm bashkëpunim të ndershëm, të sinqertë në zgjedhjet parlamentare që po trokasin, por në të njëjtën kohë garantojnë edhe pjesëmarrjen e Demokracisë Sociale në sistemin e mbrojtjes së votës së saj. Gjithashtu, kjo marrëveshje që ne kemi arritur garanton në përfundim të zgjedhjeve me koalicionin tonë opozitar edhe pjesëmarrjen dinjitoze të Demokracisë Sociale në qeverisjen e ardhshme të vendit në përputhje me kontributin që ajo do të japë në procesin zgjedhor,” tha Milo në një konferencë për shtyp.

Kurse Edi Rama i quajti kundërshtarët e tij mbeturina politike.

“Përballë qendrës së grumbullimit të mbeturinave të politikës së vjetër të këtyre tetë viteve rrënim, ne vazhdojmë punën intensivisht për të zgjeruar ende më shumë Aleancën për Shqipërinë Europiane, si një front. Një front që shtrihet përtej opozitës së bashkuar tradicionale, që përfshin forca të djathta, forca të qendrës, forca të majta dhe që ka një synim të përbashkët, rivendosjen e demokracisë. Që ka një qëllim të përbashkët, shporrjen e kësaj kaste, e cila është bërë e padurueshme për shqiptarët dhe që e ka bërë qesharake Shqipërinë,” tha Rama./ep

39 komente në “37 me 24: PDS nënshkruan me opozitën, Rama i quan kundërshtarët mbeturina politike”

  1. lini says:

    Dhe nje parti tjeter me kualicionin fitues..RILINDJE

    1. Serena says:

      Demokracia nuk njeh forca te majta, te djathta, te qendres. Demokracia njeh shtetin e te drejtes ne sherbim te qytetareve dhe qe u garanton atyre lirite e te drejtat. Urojme qe ky koalicion i gjere opozitar te sjelle me ne fund demokracine e munguar ne Shqiperi dhe Shqiperine si e gjithe Europa.

      1. Bashkimi says:

        Jane mbeturina te se shkuares komuniste te Shqiperise qe vetem i kane sjelle regres Shqiperise. U duhet dhene fund njehere e mire dhe ta pastrojme Shqiperine dhe nga mbetjet e diktatures dhe te sjellim njehere e mire demokracine.

        1. ronela says:

          si trenat e linjes se durresit qe i shkeputet nga nje vagon cdo vit nga keqmenaxhimi dhe mos investimi, ashtu edhe saliut i shkeputet nga nje vagon parti ne koalicion cdo vit nga keqmenaxhimi qe i ka bere qeverise dhe shqiptareve.

          1. gonia says:

            Koalicioni i PS duket se eshte zmadhuar kryesisht nga vete kryeqeveritari i deshtuar i ketij vendi. Shqiptaret nuk kane me as vend dhe as deshire per Sali Berishen. Ai i ka bere te gjithe socialista, me zor e me qejf, ndaj fitorja ne zgjedhjet e qershorit po behet cdo dite dhe me e sigurt per Ramen!

    2. Dardan says:

      Ka filluar te kompletohet blloku Pan-Ortodokse Neo-Bizantin, Vllehe, Greke, A rumune ,

      Katoloke,Musliman, Bektashi. Merni mesim se si duhet te bashkohi kunder bllokun Pan-Ortodokse Neo-Bizantin Te Rumunve

      1. Shkoder says:

        Cfare idioti!

    3. DREJTESIA says:

      o njerez truthare, per cfare koalicioni gezoheni, per Paskal Milon qe ka vetem 3 anetare apo per 40 parti te tjera qe perfaqesohen vetem nga kryetaret e tyre.PS nuk ka nevoje per asnje nga keto Parti pasi ka me shume elektorat se te gjithe. Ajo qe ka nevoje PS eshte nje lider i vertete dhe jo nje diktator i vogel, perfaqesues i nje grupi te caktuar brenda PS.Keto aleanca mediokre jane thjesht per konsum mediash sepse ne realitet skane asnje vlere, por ju nqs doni te ushqeheni me luge bosh atehere kjo eshte pune tjeter.NQS njerezit qe mendojne ndryshe nga Rama, etikoetohen si tratdhetare, mbeturina etj, i bie qe ai te jete BQ

  2. Kreshniku i Partise says:

    Aleance edhe me dreqin per te shporrur kete horr nga qeverisja e Shqiperise.Sali Berisha eshte shkaterrimtari i çdo gjeje ne Shqiperi.Nuk mund ti ze nje me nje ne goje,mbasi jane shume.

    1. Andon says:

      Aleanca me dreqin eshte bere qe ne 1941, prandaj kane shkuar punet vaj per Shqiperine.

  3. elona says:

    AMIN!!!
    Te shporren te gjithe dhe mbi te gjitha:tatimoret nga i pari te i fundit dhe te gjithe llojet e inspektoriateve qe ja nxine jeten cdo biznesmeni dhe shkaterrojne perdite cdo biznes me gjobat e tyre marramendese,si ato qe duan ne dore cash,si ato qe duan per te mbushur arken apo per te bere shantazh.
    Placin dhe u shofshin te gjithe keta!!!

  4. Zana says:

    Koalicioni i majte me te bashkuar se kurre ,por nje fitore te madhe ne 23 qershor ,fitore e cila eshte e te gjithe njerezve per nje te ardhme me te mire.

  5. Doni says:

    Eshte e rendesishme qe te mbizoteroj nje fryme bahskepunimi ,per te realizuar qellimet qe i kane vene vetes ,dhe te zhdukin njeher e mire Berishen qe vertet perfaqson nje mbeturine te politikes ,bahske me qeveritaret e tij te paafte dhe injorante

  6. Toto says:

    FITOREE O Shok fitore… 37 Parti duhet ti falim parti te tjerve se i kemi teper ?

  7. Ina says:

    E majta ka treguar qe kete here eshte me e forte se kurre dhe kjo e gjitha per nje qellim per nje fitore te madhe ne 23 qershor dhe me pas per te punuar per nje vend demokratike dhe me deshiren e madhe per tu integruar ne BE

  8. ceni says:

    KJo do te thote fundi i hajduteve dhe Rilindje per vendin ,dhe ne 23 qershor programi dinjitoz i PS te marre jete duke kontribuar ne mireqenien e te gjithe njerezve <PO mbaron koha e hajdutllekut dhe mashtrueseve

  9. Silva says:

    Rama meriton fitore te thelle dhe populli do ta perkrahe masivisht pasui po ben nje fushate model dhe me nje program shume te qarte dhe qe prek ne menyre te drejtperdrejt cdo njeri ,kjo eshte ajo qe i duhet ketij vendi per te bere hapa perpara ,pasi deri tani thjesht ka ndenjur ne vend

  10. Zgjerimi i Frontit Social-Demokrat eshte veprimi qe pasqyron qarte pjekurine politike te grupimeve te ndryshme partiake, te cilat do te shperblehen me 23 qershor me voten e lire te popullit opozitar. Kjo vote do te jete njekohesisht dhe shuplaka me e rende per keqqeverisjen e ketyre tete viteve te fundt. PDS-ja ka nje kryetar socialist nga me te moralshmit ne politike qe i njeh me mire se kushdo parimet demokratike. Perfaqesimi i tj ne organet me te larta drejtuese te vendit do t’i sherbente me se miri krijimit te nje sistemi me te vertete demokratik ne vend.

    Eshte mungesa e pajustifikueshme ne organet drejtuese e disa nga figurat me te shquara, qe me punen e tyre kane vertetuar me se miri se kane pjekurine e duhur politike dhe se jane te afte te perfaqesojne denjesisht votuesit, ajo qe ka sjelle shthurrjen graduale te sistemit aktual. Rinxjerrja ne skene e njerezve me me shume njohuri dhe pervoje ne drejtimin e kuadrove te rinj do te ishte pikembeshtetja kryesore per te pershpejtuar rikonstruktimin dhe riorganizimin e strukturave administrative.

    Tani qe udhetimit te delenxhinjve me trenin rangall pa xhama dhe pa drita po i vjen fundi, opozita e bashkuar eshte fuqizuar aq shume sa qe perseritja e grabitjes se votave do te ishte pothuajse e pamundur.

    Bashkepunimi frytdhenes mes partive opozitare do te mundesoje riciklimin e mbeturinave jo toksike, dhe groposjen e skorrjeve toksike (vdekjeprurese!!!) qe kane “pordhuar” dallkauket demonkratik. Ky bashkepunim do te jete si ajo “Shpata qe u rri te koka, gjithe gomereve (ekstremiste) qe ka toka!”

    Majtas drejt fitores!

  11. qifi says:

    Po me qifin cer pate? Kerko informacion ne policin e Milanos dhe do e shikosh cer Kandidati ka vendos PDIU ne qarkun e Elbasanit.I ka letrat e hapura atje

  12. Matilda says:

    Po pse te keto partickat i paske mbajtur shpresat o Rama, ti ke muaj te tere qe e del e garanton nje fitore te sigurte e te fuqishme edhe pa i bere aleancat fare. Na lodhet megjithe koalicionet tuaja te shpifura ju opozitaret. Ndonjehere nuk ka vlere sasia por cilesia i dashur piktor.

  13. nosi says:

    Po Rama me duket se po ben si Berisha. Nese urren Berishen nuk mund te quaje mbeturina te gjithe qe jane kunder tij. Ne fakt mbeturinen dhe halen kryesore Meten e mori me vete. Nese shan ata qe nuk votojne per ty, cfare do besh me ta kur te behesh Kryeminister? Bej kujdes se mund te te hidhen ne gryke kur te jesh ne krye te vendit dhe te shohim nese do i quash “kokepalare”. Jemi qe te largohet Berisha e jo t’u shpallim lufte kundershtareve qe nuk votojne opoziten. Se me lufte asnjeri prej nesh nuk ka fituar. Dhe ata qe nuk votojne opoziten, pavaresisht se partia e tyre do humbase, jane shume. Nuk ka cfare t’u bej une dy miqve te mi me te ngushte qe e kane ndare mendjen tse si te votojne, e do votojne ndryshe nga une qe kete radhe do votoj opoziten (ndonse me zener te thyer pas futjes se qelbesires Meta ne radhet tona). Por nese pushteti i neserm do sillet me njerezit sic u sollen Berisha e Meta ne kater vjet, une perseri do bashkohem me miqte e mi se per mu nuk jane mbeturina por qytetare te kulturuar e arsimuar qe bejne jete te thjeshte. Une isha nder kokepalaret e 21 janarit sic na quajti Meta, por nese me miqte e mi sillen si armiq vetem pse ata kane bindje te tjera do behem perseri “kokepalar”, nese Meta do perdore te njejten thenie ne qeveri me Ramen. Prandaj zoti Rama bej kujdes; te largojme Berishen e te mos shpallim armiq, se perndryshe mund te te gjeje belaja shpejt me ta, se edhe ata duan pune, drejtesi, siguri. Nuk do mund te na ushqesh me tej me luften kunder Berishes. Nese do paqe sociale mos imito Berishen dhe plehren qe ke futur ne koalicion.

  14. a.xh says:

    Pershendetje te gjitheve . Hapni syte o Shqiptare dhe shikoni gjerat sikur jane dhe jo sikur ua thone keto politikane te korruptuar. Kualicionin qe ka formu Edi eshte me keq se kualicioni qe kishte formuar Saliha para 4 vitesh. N.q.s do fitoje opozita perseri do te kemi deputetet e Ilirit dhe deputetet e Dules ne postet e ministrave . Zgjohuni o Shqiptare dhe kuptojeni kete dhe bojkotoni keto aleanca te PS dhe PD se jane te gjithe njesoj . Keto parti kemi keto 23 vite dhe cfare te mire kane bere per popullin Shqiptare . Keto parti jane partite me te korruptuara ne bote . Keto qe na qeverisin keto 23 vite duhen denuar nga vete Populli dhe si fillim duhet te bojkotojme zgjedhjet . Faleminderit dhe kaloni mire.

  15. ARSI says:

    Te gjithe te bashkuar rreth koalicionit te majte, rreth koalicionit te fitores se sigurte qe do ti hape rruge integrimit te shqiperis ne Bashkimin Europian…

  16. Era says:

    Kush je Ti z. Rama qe ofendon gjysem e shqiptareve, duke i cilesuar mbeturina. Ti je nje i cmendur dhe njw hadikap i vonuar. Personalisht nuk te lejoj te perdoresh keto fjale fyese. Shkofsh ne djall Ti bashke me Meten!!!!

    1. @era says:

      Po ti nuk je bere akoma per ke qendra e grumbullimit te plehrave oj cuc. Prandaj mos u merzit se per ty dhe disa si puna tende do hapet nje qender tjeter do ta ndjesh veten me mire. E di ku? Ke qendra e mbareshtrimit te lopeve.

  17. Tanja says:

    Edhe Milo bashkohet me koalicionin e majte, vendos te jete ne krahun e fitores, ne krahun e njerezve qe do te shporrin pushtetin e korruptuar per ti dhene shqiptareve ate c’ka meritojne…Bravo

  18. Tila says:

    Te gjithe te rreshtuar perkra koalicionit te fitores, kjo eshte zgjedhja e duhur edhe nga ana e Milos…..te gjithe bashke per te rrezuar Berishen…

  19. ergi says:

    dje rama ne konferencen per shtyp ka bere nje konstatim shume te drejte per koalicionin e krijuar nga e djthata dhe me te vertete duket si kosh mbeturinash politike pa vlere per qytetaret

  20. evi says:

    pd ka bere koalicion me p[artine came vetem e vete per interesa te ngushta politike dhe monetare sepse nxori nga arkivat nje rezolute te vjeter gjsme te miratuar dhe ska bere asgje epr qeshtjen came

  21. eri says:

    jan ebashkuar parti si ajo e nikoll lesin qe ne sekondat e fndit vendosi te rreshtoj ne krahet e pd se pati nej oferte me te mire,turp cfare elektorati perfaqeson ai dhe partia e tij

  22. gjergji says:

    eshte aty ne radhet e pd partia e mbretit gjasme e ekrem spahiut nje parti aferash qe bere kerdine ne misistrine e mbrojtjes dhe neper drejtori duke bere korrupsion ku ka njerez ne administrate ai njererz

  23. ervin says:

    jane mbledhur nje sere partishe t evogla mbetuinash qe skane as program e as projekt por thjesht kane bere pazare epr ca drejtori e ca gjera te vogla por kane harruar se humbjen e kane te sigurt

  24. endri says:

    eshte bashkuar ne ate koalicion ministri i gerdecit i famshmi qe nuk ugjykua nga drejtesia dhe eshte akoma deputet e biles minister ne qeverine e hajdutllikut qe ka krijuar berisha

  25. geri says:

    dukeshe shume mire se sa i merzitur ishte berisha nga aq pak koalicion dhe te gjithe mebturina i kishte pas vetesh sa tha nga 35 qe kishim vjet sot kemi 25 ky eshte koalicioni me i madh….ska faj e kishte nga stresi

  26. beni says:

    ky qe bene kta nuk eshte koalicion i se djathes se asjera e as partia demokratike nuk kane ideologji te djatha e as plan qeverisje si partite e djatha por thjesht shtiren para qytetarev ashtu se skane cbejne,si e vemtja menyre mbijetese ne politike genjshtra

  27. besnik says:

    kjo e djathte nuk perfaqeson asnje te djathte shqipatr por perfaqeson vetem kulisat dhe kusaret qe rrine tek oborri mbreteror qe ka krijuar berisha me ministrat e tij

  28. besi says:

    vendi ka nevoje dhe per reformimin e se djathtes shqipatre pas 23 qershorit e nje te djathte me ideale te qarta e nje te djathte me program te djathte dhe t eunifikuar e jo nje te djathte hajdutesh

  29. genti says:

    kjo qeveri dhe ky koalicion nuk ka as program dje kryeministri autorizoi te bejen programin apo ta kopjojne dikur qe ti genjejne perseri shqiptaret por kjo nuk do ndodhe me se shqipatret nuk do i ndjekin me genjeshtrat e tyre te vjetra

  30. Ilir says:

    zoti Rama ju thoni qe ne do te vazhdojmë punën intensivisht për të zgjeruar ende më shumë Aleancën për Shqipërinë Europiane, a nuk ishit ju ai qe e bllokuat Shqiperine per kaq kohe me mosvotimin e tre ligjeve. mos flisni pallavra te kota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje