Flamur Noka, në kafe me shoferin e Arben Frrokut (FOTO)

25 Prill 2013, 14:36Politika TEMA
Flamur Noka, në kafe me shoferin e Arben Frrokut (FOTO)

Para pak kohësh Ministri i Brendshëm, Flamur Noka krenohej se nuk ka asnjë provë që e lidhte atë me botën e krimit. Ndërkohë që në disa foto, Flamur Noka, së bashku me zëvendësin e tij, Arben Ristanin, duket se kanë takuar e ndenjur gjatë me shoferin e të akuzuarit si vrasës i komisar Ditan Lamaj. Fotot janë bërë publike nga deputeti Sajmir Tahiri, sipas të cilit bëhet fjalë për një takim të drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme me Vlash Gjonin, që është dhe i afërm i Arben Frrokut.  Takimi është zhvilluar në kafen në pronësi të vetë Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Dëshmorët.

“Pas fotos së gostisë me çifteli të Kuliçit dhe drejtuesve të lartë të policisë me Arben Frrokun, këto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj komisar Dritan Lamajt ka qenë e organizuar nga maja e piramidës së kupolës së policisë”, thotë Tahiri në statusin e tij të rrjetit social.

Përveç publikimit të fotove, Tahiri kërkon që Mul Noka të  shpjegojë publikisht nëse në këtë takim është diskutuar për Arben Frrokun, si dhe fatin e hetimeve për vrasjen e komisar Ditan Lamaj. “A komprometohen hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt nga këto takime? Cila është lidhja e Mul Mokës dhe Ristanit me shoferin dhe kushëririn e Arben Frrokut?”, pyet deputeti socialist, duke ngritur dyshime të mëdha mbi takimin e zhvilluar.

“Është e sigurt se një ministër që shkulet nga zyra për të takuar shoferin e të kërkuarit kryesor për vrasjen e një komisari dhe nuk shkulet nga zyra të takojë familjaret e vetë komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Breçani, ose qytetarët e nxjerrë jashtë shtëpive prej leckash me dhunë e plumba nga policia, lë të kuptosh se nuk është aty si ministër për të bërë detyrën ndaj qytetarëve, por misionin ndaj partisë pushtet dhe përfaqësuesve të krimit”, thotë deputeti Saimir Tahiri./l.ç

21 komente në “Flamur Noka, në kafe me shoferin e Arben Frrokut (FOTO)”

  1. Vlora says:

    krimi pa perkrahje ,nuk mund te perparonta kaq shume pikerisht ne kohen e “bacajve”.

    1. tefik says:

      pupu ca qelbesire!

      1. fl says:

        Flamur Noka eshte aq palle.k sa nuk e duan as brenda Partise se vet (dhe per ate standart qe ka ajo parti, eshte cudi)

        Ndonjehere kam pershtypjen se Ramy i Temes(+ te tjerat) eshte vete Flamur Noka ?

        kelmendasi eshte nje shkalle me larte nga llumi Mulit, eshte me teper prane Jozefines

    2. Pilo Lala says:

      Keta jane kriminele, prandaj ngrihuni ne 1 Maj, se perndryshe do na hane te gjalle.

  2. myzeqari says:

    E Nulo si me krekosesh ne tavolin. Hajde Muli hajde po ruaje veten o derdimen o Nul ruaje veten.

  3. safeti says:

    E pik e zez me keta spiuna, ri njeriu me shoket ne mes te qytetit mes popullit dhe akuzohet per lloj lloj perveritetesh.

  4. toni says:

    Ja pra ky eshte ministri jon MULi qe diten te shan edhe te nesemen te qan me ty hallet .

  5. tefik says:

    kjo eshte Qeveria me duar te pastra qe saliu ka krijuar !!
    Tjerter themi edhe tjeter gje bejm Turp qe kemi kto lloj Parazitesh qe na qeverisin

  6. Sali says:

    Nga fotot nuk dallohet gje! Madje tek foto e trete, duket nje si Ditmir Bushati dhe nje si Flor Mima!

  7. dritani says:

    per zotin mul Ky z.ARBEN FRROKU ishte nje nder kriminilet me te medhenj si ka mundesi qe ai sot eshte ulur ne te njejten tavolin me te afermit e tij ? si ka mundesi qe dje e shante edhe opoziten per lidhjen me zotin ARben Froku edhe sot ai eshte ne te njejten tavolin me familjaret e atij ?

  8. toni says:

    Flamur Noka krenohej se nuk ka asnjë provë që e lidhte atë me botën e krimit?????????? REALLY ????????????????

  9. Altruisti says:

    Ca bastardesh jane keta…si ka mundsi spaska qen dhe arben frroku? Apo lidhet kulici ne telefon. Turp tiu vi

  10. Jani says:

    U shpelau trurin TEMA.
    O derdimena, kjo eshte propaganda sllavo-komuniste qe tju armiqesoje me shoshoqin.

  11. polici says:

    Zoti BAZE dhe zoti TAHIRI. Me kete shkrim na keni ofenduar ne popullin e thjeshte.D.m.th.deri me sot ju i keni vene ne dyshim mendimet tona se komisar Lamajn e vrau QEVERIA.

  12. Ermali says:

    Do e shifni sa vota do mari PS ne kombinat qe perfaqesohet me Saimir Tahirin me legenin qe meret me llumin e llumit Frrokun dhe shoket e vet

  13. Ermali says:

    Tahiri fytyr e qelbur se voton njeri ne kombinat me Llumin qe meret si Froku &Co

  14. besa says:

    jan ba tan bashke kazakistan -berishistan -talaban ristan plehi -mul koqja -lul mafia mos harroni ponin se asht krimb edhe taleban -biri berishes asht radikal kujdesni prej tyre se jane malokare

  15. BAY AREA Ca. says:

    Krimi drejton shtetin. Shqiperia eshte bere si Palermo e viteve ’70.Kumbari Sali, ka zbritur ne baze kuadro si Muli, i ndershmi Ristan k.. q.z , per te bere pazare dhe per te qetesuar kriminelet se jane te siguruar dhe te paprekshem . Burgjet jane te mbushura me indivite qe kane kryer krime ordinere dhe qe nuk perbejne rrezik per shoqerine aq sa perbeje ata qe jane jashte tij dhe keta palo pushtetare

  16. xeni says:

    Ja ku e keni nderlidhsin per vrasjen e komisarit nuk do shume me e kuptupor kush ta hetoje gjykata e pjerdhur dhe e mar peng kush ta hetoje Ndrecaaa
    Tom

  17. alban4eva says:

    cudia me e madhe ne Albanistan zgjat 3 dite..!! me falni, doja te thoja, 3 ore..!!
    te nesermen ose te pasnesermen, eshte harruar gjithcka dhe Mul mushka vazhdon i qete jeten e tij.. se te them vazhdon i qete punen e tij, nuk e them dot, sepse keta tipa nuk punojne..!!

  18. Burim says:

    Vetem nje gje e di,nuk po shoh as gje te jashtezakonshme ne kete mes takim ne bar me njerz plote,a eshte krim nese pine caffe me njerz,cfre te keqe ka nese ka mbiemer te njejte.Nuk e justifikoj krimin i cili duhet denure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje