INTERVISTA/ “Kjo KQZ në furtunë, rrezik për minimin e zgjedhjeve”

25 Prill 2013, 10:45Politika TEMA

Ambasadori holandez, Martin de la Beij shprehet në këtë intervistë të dytë për “JAVA” se 23 qershori është një test lakmusi për Shqipërinë. Ai vë theksin tek nevoja për një KQZ të pavarur nga politika dhe për një fushatë të fokusuar tek axhenda europiane dhe problemet madhore të vendit. De la Beij thotë se qëndrimi i Hollandës nuk ka ndryshuar, që prej tetorit të shkuar, kur u shpreh me rezerva për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë

Nga Skender Minxhozi

 

Zoti ambasador, Shqipëria vijon me “surpriza” të pakëndshme për bashkësinë ndërkombëtare. Këto orë ka ndryshuar përmes një përplasjeje të fortë parlamentare, përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Cili është komenti juaj për këtë zhvillim?

Në vendin tim, në Hollandë, ne kemi një ndarje shumë të qartë midis “betejave elektorale” – të cilat janë pjesë e një demokracie të shëndetshme – dhe “administrimit të zgjedhjeve” – i cili është një proces tërësisht jopolitik (apolitik), i cili ushqen dhe garanton transparencën, lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve. Komisioni Hollandez i Zgjedhjeve gëzon besimin e plotë të votuesve dhe partive politike dhe demonstron se anëtarët e tij e kryejnë punën që ju është besuar si profesionistë, larg rreshtimeve politike. Ata janë krejtësisht të pavarur. Një gur themeli shumë i rëndësishëm i demokracisë është ndarja e pushteteve!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i rëndësishëm, i cili duhet (a) të sigurojë që fusha e lojës të jetë e njëjtë për të gjitha partitë politike që dëshirojnë të garojnë në zgjedhje dhe (b) duhet që me sy shqiponje të mbrojë votuesin, në mënyrë që të sigurojë që zëri i tyre respektohet.

Sa do ta afektojë klimën elektorale kjo ngjarje dhe si e prisni fushatën, në të cilën po hyjmë?

Ajo çfarë ne shohim dhe përjetojmë në Shqipëri këto ditë – si pjesë e një klime shumë të polarizuar politike – është një proces shumë i politizuar i administrimit të zgjedh­jeve. KQZ-ja në Shqipëri duket se është vënë në mes të erërave që fryjnë nga të katër anët, në mes të furtunave, të cilat i mbajnë anëtarët e saj nën një presion shumë të lartë politik, duke minuar kësisoj procesin zgjedhor në vetvete. Si rezultat, të gjithë aktorët e humbasin objektivin real: mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është një objektiv i rëndësishëm që klasa politike në Shqipëri, administratorët e zgjedhjeve dhe votuesit duhet ta kenë në qendër të vëmendjes së tyre, duke u fokusuar dhe punuar fort për ta arritur këtë objektiv me sukses.

Ngjarjet e fundit nuk ndihmojnë që njerëzit të rrisin besimin në procesin zgjedhor. Sikurse u theksua edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, znj. Catherine Ashton gjatë vizitës së saj në Tiranë, është shumë e rëndësishme që njerëzit të kenë besim në procesin zgjedhor dhe është përgjegjësia e të gjithë politikanëve që të sigurojnë pavarësinë e institucioneve.

Sinqerisht, unë shpresoj që partitë politike do të përqendrohen tek programet e tyre politike, fushata dhe do t’ju shpjegojnë njerëzve arsyet përse ata duhet t’i votojnë. Kjo është ajo çfarë partitë politike kanë për detyrë. Aspekti më i rëndësishëm është të mbeten “konstruktive”. Thembra e Akilit është bashkëpunimi konstruktiv dhe dialogu i aktorëve politikë, si para ashtu edhe pas zgjedhjeve.

Ju keni qenë ndër diplomatët e parë në Tiranë, që në mes të debatit për marrjen e statusit të vendit kandidat, në tetorin e shkuar, keni nënvizuar se sfida për Shqipërinë nuk është votimi i disa ligjeve apo rregulloreve, por aplikimi i standardeve demokratike dhe respektimi i shtetit ligjor. A i qëndroni sërish kësaj pikëpamjeje, pas gjashtë muajsh?

Unë mund të rikonfirmoj pozicionin tonë: politika hollandeze “strikte dhe e drejtë” nuk ka ndryshuar. Opinioni i Hollandës është reflektuar në konkluzionet e Keshillit Europian në raportin e progresit për Shqipërinë, i bërë publik në dhjetor 2012.

Vendi juaj ka bërë një sërë reformash, të cilat ne i vlerësojmë. Pa dyshim që ka pasur një progres të dallueshëm në dekadën e fundit. Hollanda e mbështet aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Europian. Vendi im ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë këtë aspiratë të Shqipërisë politikisht, por edhe financiarisht, nëpërmjet programeve tona bilaterale dhe atyre të BE-së.

Unë dëshiroj që axhenda e BE-së të luajë një rol thelbësor në këto zgjedhje dhe nuk do të sfumohet/harrohet për shkak të fushatës elektorale. Ajo çfarë ne gjithashtu dëshirojmë të shohim, është një Shqipëri që vazhdon me reformat dhe vazhdon të punojë mbi 12 prioritetet kyçe. Eshtë tejet e rëndësishme, sepse këto reforma ju shërbejnë mbi të gjitha qytetarëve të Shqipërisë. Qytetaret shqiptarë, sikurse çdo qytetar tjetër në BE, meriton një jetë të mirë, një perspektivë të ndritshme, ku çështjet si zbatueshmëria e ligjit, pavarësia e institucioneve, drejtësia sociale dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë një realitet – jo thjesht një ëndërr.

Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 23 qershorit për Shqipërinë? Çfarë perspektivash pozitive apo negative mbartin ato?

Eshtë vërtet e rëndësishme që Shqipëria të tregojë se është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithsesi togfjalëshi “zgjedhje të lira dhe të ndershme” nuk duhet pare si një ngjarje e vetme dhe e izoluar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme nënkuptojnë një proces përgatitor të ndershëm dhe transparent, një ditë votimi të civilizuar e të respektueshme dhe një menaxhim të matur e të pjekur të rezultateve të zgjedhjeve.

Unë besoj se zgjedhjet e përgjithshme që po afrojnë, do të jenë si një test lakmusi për Shqipërinë. Ky është shansi i klasës politike shqiptare dhe shansi i popullit shqiptar, për ta kthyer këtë sfidë në një mundësi të mirë. Përgatitja e zgjedhjeve tashmë ka filluar të tërheqë shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare, në sytë e ndërkombëtarëve dhe kjo vlen edhe për Hollandën. Ne po monitorojmë nga afër performancën e të gjithë aktorëve dhe faktorëve dhe gjithashtu do të jemi pjesë e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it.

Dëshiroj të theksoj këtu përsëri rëndësinë e dy gjërave: 1. Përqendrohuni tek qëllimi juaj: zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe 2. Kontribuoni në ndërtimin e një dialogu politik të besueshëm dhe konstruktiv si gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, si pjesë e  një demokracie të shëndetshme.

Zoti ambasador, si e shihni situatën e përgjithshme në Shqipëri? Cilat janë sipas jush, problemet kryesore me të cilat përballet aktualisht vendi ynë?

Nëse Shqipëria do të jetë e aftë të tregojë se ka mundësi të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do i tregojë botës se është gjithashtu në gjendje të transformojë vendin dhe ta përgatisë për anëtarësimin në BE.

25 komente në “INTERVISTA/ “Kjo KQZ në furtunë, rrezik për minimin e zgjedhjeve””

  1. coku says:

    ketu duhet shkrire e para qeveria qe eshte burimi i te gjitha te keqijave. po u shkri qeveria kqz e gjithe te tjerat behen shume kollaj.

    1. elena says:

      po sigurisht, cdo gje eshte rrezik me kafshen sali

      1. dorjeta says:

        Ne Shqiperi, nen diktaturen saliniste nuk ekziston ndarja e betejes elektorale qe nuk eshte aspak zhvillim si ne nje demokraci te shendetshme dhe administrimit te zgjedhjeve qe tek ne eshte teresisht politik dhe qe nuk garanton liri dhe ndershmeri te zgjedhjeve. Dhe pastaj saliu akuzon opoziten per bllokimin e integrimit.

        1. besnik says:

          Na pelqen apo nuk na pelqen ky ka shume te drejte ne ato se cfare thote. vendi yne eshte ne nje gjendje kaosi dhe shume te rende. ne kete vend nuk respektohen te drejtat e njerezeve dhe ku siguria dhe liria e njerezeve eshte shume e ulet. Prandaj nuk duhet te na vije hic keq kur dalin diplomate te tille dhe na e palsin fytyres realitetin ne te cilin ndodhemi.

      2. kleopatra says:

        E ka nënvizuar Z. Marin se sfida për Shqipërinë nuk është votimi i disa ligjeve apo rregulloreve, por aplikimi i standardeve demokratike dhe respektimi i shtetit ligjor, por kush e ka kuptuar? Pushtat e PD qe e transformojne lajmin dhe qe akuzojne opoziten per bllokimin e integrimit?
        JO! ESHTE SALIU QE NUK KA KRIJUAR NJE SHTET DEMOKRATIK DHE LIGJOR DHE QE ZAPTUAR TE GJITHA INSTITUCIONET PUBLIKE, I KA POLITIZUAR QE KA BLLOKUAR PROCESIN E INTEGRIMIT.

  2. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

    Vetem nje qeveri teknike do ti hapte rruge mbajtjeve te zgjedhjeve.

    1. Arjoni says:

      Saliu nuk eshte ne gjendje te organizoje zgjedhje te lira e te ndershme, pra si rrjedhim nuk eshte ne gjendje te transformoje vendin dhe ta pergatise per anetaresimin ne BE. Keshtu qe e vetmja rruge per Shqiperine Europiane eshte largimi i Saliut nga pushteti nje here e mire me revolte popullore permes votes.

  3. myzeqari says:

    I jap nje porosi gjithe opozites, trojkes europiane dhe ambasades USA se sa kohe do jete Sali Berisha zgjedhjet do te vidhen.

  4. besmira says:

    Nuk gjendet demokracia e shendetshme ne nje qeveri diktatoriale qe ka krijuar saliu. TE gjitha institucionet jane te politizuara, Saliu nuk e leshon karrigen, shpresojme ne ndihmen e ambasadoreve te huaj per ta rrezuar Saliun njehere e mire nga Qeveria dhe atehere t’i hapim rrugen zhvillimit te demokracise se shendetshme.

  5. cama says:

    Ambasadori holandez, Martin de la Beij shprehet se dëshiroj të theksoj këtu përsëri rëndësinë e dy gjërave: 1. Përqendrohuni tek qëllimi juaj: zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe 2. Kontribuoni në ndërtimin e një dialogu politik të besueshëm dhe konstruktiv si gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, si pjesë e një demokracie të shëndetshme. ambasadori Holandez shprehet qart se Komosioni Qednor i zgjedhjeve duhet te jet nje institucion i pa mvarur qe garanton paanesin e tij ndaj palve, por e verteta eshte krejt ndryshe ai eshte bebre preh e presioneve politike, pra eshte kapur nga pushteti. shqiperija duhet t i tregoj botes se eshte e afte te bej zgjedhje te lira dhe te ndershme per te ber te mundur endreen e shqiperise evropiane.

  6. Haxhiu nga Selita says:

    Nuk arij te kuptoj te gjithe keta qe bejne analiza, parashikime, qejapin keshilla etj, te huaj apo vendas pamvaresisht cfare interesash mbrojne.Ne shkoder thone: “A je i mare a shtihesh?”. Mbas kaqe zgjedhjesh te vjedhura edhe Shqiptari me i thjeshte e di fare mire se zgjedhjet vidhen sidomos nga PD. Bile mund te ta thone dhe mekanizmin. Tani eshte .krijuar nga PD nje makineri e gateshme per cdo fushate. S.B vetem sa jep direktivat dhe meret me KQZ, me gjykatat dhe me pazar deputetesh. Te tjerat i ben makinerija poshte. Aty operojne kandidatet qe presin te zgjidhen me strukturat lokale te policise, prefektet dhe te perhereshmit militante qe ne shumicen dermuese jane bandite ordinere te shperblyer mire, ose gjoja bisnesmene qe nuk bejne asnje pune por marin leke te gateshme nga buxheti nen forma te ndryshme qe te gjithe i dine. Kjo makineri funksionon edhe sikur SB te shkoje ne muajin e zghedhjeve ne polin e veriut dhe pa celular. Me kete nuk thashe ndonje gje te re por vetem i bej thirje Edi Rames te meret kryesisht me organizimin e strukturave mbrojtese te votes dhe me pak me te bredhur lart e poshte. Njerezit e kane ndare mendjen per te qeruar SB. Per asnje cast mos haroje votimin e Tiranes. Sashenkat jane shpresa e fundit e SB dhe ai do ta shfrytezoje ate edhe sikur te humbe thelle, edhe me koston e nje lufte civile qe do ti vinte per shtat dhe do ta justifikontd para nderkombetareve. Per mua parulla e dites duhet te jete: Atdheu ne rezik”

  7. Treviso says:

    Zgjedhje te ndershme do te kete nese çakejt qe jane ne fuqi do pranojne se i iku koha per te qeverisur dhe ta dorzojne me (ndere e paqe).Bota eka dhene alarmin se çakejt nuk duhet te qeverisin me, dhe populli eshte gadi per revolucion, per te shembur kete qeverisje mizerje. Me hapur se kaq sa po flet komuniteti nderkombetare nuk kaku te shkoje me. Populli ka vite qe eshte pa qeverisje. Shteti po degradohet me shpejtesi, pa asnjelloj freni. Prespektiva deri tani, tregon e zeze

  8. Doni says:

    KJo KQZ eshte teresisht e politizuar ,dhe nuk ka sesi te zhvillohen zgjedhje te drejta me keta ,se marrin urdhera direkt nga Saliu ,,jane vetem ne sherbim te tij dhe interesave te tij

  9. Zana says:

    POlitikanet duhet ta bisedojne mire persa i perket KQZ ,kjo aktualja eshte thjehst fars dhe nje mini teater injorantesh .PPer te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme duhet me patjeter nje KQZ jo politizuar

  10. danezi says:

    Sa na mungon fjala e ish ambasadorit te Danimarkes.

    E mbani mend, nder te rrallet ambasador qe i binte kokes kupoles qeverisese, kur ambasadoret e tjere, mundoheshin te tregoheshin sa
    me te sjellshem me qeverine aktuale, bile deri ne mbrojtje.

    Jam kurioz se cdo thoshte ai njeri ne keto kohe.

    Gazeta Tema, krijoni mundesine te beni nje interviste me ate njeri.

    Dinte ti thoshte fjalet troc ai. Skishte takt politikanei.

    Ishte njesh per te shprehur mendimin e tij sipas deshires se popullit.

    Ju lutem mundesoni kontaktin me te dhe kerkojini nje interviste per

    situaten aktuale ne Shqiperi. Kemi nevoje tja degjojme dhe njehere

    mendimin e tij.

  11. Zana says:

    POlitikanet duhet ta bisedojne mire persa i perket KQZ ,kjo aktualja eshte thjesht fars dhe nje mini teater injorantesh .Per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme duhet me patjeter nje KQZ jo politizuar

  12. Xeni says:

    Saliu po e perdor KQZ aktuale per interesat e tij se e shte mesuar gjithmon te vjedh ,dhe kete aktualen e manipulon vete se prandaj i ka zgjedh vete dhe ato qe ka vene atje ,thjesht qe tu binden urdherave te tij

  13. ceni says:

    Te gjithe nderkombetaret po theksojne rolin apolitik te KQZ per zgjedhje te lira dhe demokratike ,KJo aktualja nuk ploteson asnje kriter qe ka te bej me demokracin e nje vendi

  14. Nardi says:

    kjo qeveri eshte nmbajtur gjithmon ne saje te votave te vjedhura dhe ne sy te te gjithe njerezve ,duke urdheruar KQZ sipas interesave te tyre,Duhet ne menyre urgjente te behet nje riformatim e KQZ aktuale pasi ajo ehste thjehst nje sherbetore e Berishes

  15. Arbenita says:

    Nuk mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme per sa kohe Berisha eshte ende ne pushtet…sepse ai ka treguar se gjithmone i manipulon zgjedhjet dhe kete po mundohet te beje edhe tani….

  16. Rei says:

    KQZ-ja eshte katandisur si mos me keq nga dora e manipulatorit me te madh te zgjedhjeve qe ka njohur ky shekull…dhe ai eshte Berisha…….

  17. Bruna says:

    Prandaj duhet larguar Berisha qe te ekzistojne institucionet demoktatike dhe zgjedhjet e lira & te ndershme

  18. Andi says:

    Kjo KQZ eshte si puna e mbiemrit te kryetares, eshte bere nje lesh aty saqe askush nuk do te merret me te, se e dine qe sala e do per vete KQZ qe te vjedhi

  19. Shpetimi says:

    jo minim zgjedhjesh, por vjedhje e paster, u mesua berisha ta marri bashkine tiranes ne tavoline, tashme ta harroje te marri edhe Shqiperine ne tavoline, ne 23 qeshor do ta largojme me voten tone ose do ta rrezojme sic beme me bustin e enverit. poshte qeni berisha

  20. Denisi says:

    Fundi i berishes po afron, edhe qenit (sales) kur i vjen ngordhja fillon dhe i leh te zotit (populli), por do ta shikoje kur te haje nje dru te mire qeni, do ta shikoje qe populli eshte ai qe vendos dhe nuk vendos zonja leshi qe eshte ne krye te KQZ. Dhe sa per z. Leshi, lesh e li ka per ta bere KQZ-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje