Gjykatësit milionerë që shpërblen Berisha

24 Prill 2013, 19:28Politika TEMA

Riemërimi i Fatos Lulos në Gjykatën e Lartë ngre pikëpyetje për transparencën e pushtetit gjyqësor. Përveçse ka një formim mediokër gjyqësor dhe ka depërtuar në sistem përmes lidhjeve klienteliste, Berisha ka injoruar dhe hetimet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për të. Arsyeja e vetëm e rishpërblimit të tij janë vendimet politike për mosndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë dhe vendimet pro ndëshkimit të mediave kritike me qeverinë. Gazeta Tema po boton një shkrim të rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative për këtë rast.

 

“Dhuratat” për gjykatësit alarmojnë ILDKP-në

Nga Besar Likmeta, BIRN

Fatos Lulo është një nga zyrtarët më të lartë në Shqipëri. Ai jo vetëm që është anëtar i Gjykatës së Lartë, por rezulton se është edhe gjykatësi më i pasur.

Përmes fitimeve të realizuara si një avokat në Tiranë dhe emigrimi në Kanada, si dhe nga dhuratat nga familja e tij, ka krijuar një pasuri të përbërë nga zyra, apartamente dhe para të thata prej qindra-mijëra eurosh. Në deklarimin e pasurisë prej tij, ai ka shënuar si burim të këtyre parave të ardhurat e krijuara si emigrant, si dhe dhurata të mëdha nga e motra, Drita Lulo.

Gjithsesi, bujaria e madhe e së motrës nuk e ka bindur Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. ILDKP vëren se qindra zyrtarë të lartë marrin dhurata apo kredi me interes zero me vlerë dhjetëra milionë euro çdo vit nga miqtë dhe familjarët. Agjencia beson se një pjesë e madhe e këtyre dhuratave, përveç të qenët akte bujarie, janë edhe mënyra se si zyrtarët lëvizin paratë jashtë kontrollit.

ILKPD ka arritur të sigurojë miratimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal, në mënyrë që të ketë të drejtë të hetojë jo vetëm zyrtarët, por edhe familjarët apo miqtë që i bëjnë dhurata kaq të mëdha.

Me anë të fuqive të reja ligjore, ILKPD njoftoi së fundmi se ka nisur një hetim mbi pasurinë e familjes së gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Fatos Lulo, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë. I kontaktuar nga “Balkan Insight”, Lulo refuzoi të intervistohet apo të përgjigjet për pyetjet që lidhen me pasurinë e tij.

 

Dhurata dhe kredi

Mijëra studentë hyjnë në shkollë për Juridik në Shqipëri çdo vit. Megjithëse një vend i varfër me 2.8 milionë banorë, një karrierë si jurist mund t’u sjellë atyre mundësi të mëdha për pasurim. Lulo u diplomua si jurist në Universitetin e Tiranës herët në vitet ’80 dhe shërbeu si jurist në zyrën e Kryeministrit Adil Çarçani, si dhe në Ministrinë e Punës. Nga viti 1994 deri më 1999, hapi një zyrë avokatie në Tiranë. Sipas biografisë së tij, më 1999 emigroi në Kanada ku punoi si jurist në zyrën e Emigracionit të Kanadasë para se të kthehej në Tiranë më 2002 si avokat.

Më 2003 u zgjodh komisionet në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Ai vijoi karrierën si avokat deri më 2006 kur u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë. Si zyrtar i administratës publike, Lulo u detyrua të deklarojë pasurinë dhe të ardhurat që nga viti 2003.

Në deklaratën e parë të pasurisë më 2004, Lulo shënoi se kishte nën pronësi një apartament në Tiranë me vlerë 68 mijë euro të blerë me kursime personale dhe nga shitja e një shtëpie tjetër. Ai kishte gjithashtu një apartament në ndërtim në Kanada me vlerë 100 mijë euro dhe një zyrë me vlerë 95 mijë euro, të gjitha të blera me fitimet e punës së tij si avokat.

Lulo deklaroi se kishte një llogari bankare në Toronto të Kanadasë me vlerë 400 mijë dollarë kanadezë, (324 mijë euro), të cilat i kishte fituar gjithashtu si emigrant. Zyra e tij avokatore në Shqipëri qe regjistruar si biznes i vogël me të ardhura më të ulëta sesa 8 milionë lekë, (58 mijë euro) në vit, por rezulton se i dha atij afro 195 mijë euro brenda pesë viteve nga 1994 deri më 1999. Problemi me këto shifra është se ai gjatë kohës që punonte si avokat nuk deklaroi kurrë të ardhura më të larta sesa 1.2 milionë lekë në vit, (8700 euro). Deklarata se ai kurseu 400 mijë dollarë kanadezë në tre vjet punë në Shërbimin e Emigrimit në Kanada, krijoi gjithashtu dyshime. Pagat për punonjësit publikë si juristë në Kanada janë mesatarisht 60 mijë dollarë kanadezë në vit.

Më 2005, ndërsa qe ende avokat, Lulo deklaroi se i ka kthyer të motrës, Drita, një kredi me vlerë 480 mijë dollarë amerikanë. Ndërkohë, më 2008, gjykatësi mori një dhuratë nga e motra me vlerë 100 mijë dollarë dhe në vitin 2009, mori një dhuratë tjetër po nga e motra, gjithsej 172 metra katrorë zyrë në Tiranë, e cila vlen rreth 200 mijë euro.

I pyetur për të shpjeguar diferencat e stërmëdha mes kursimeve gjatë punës si avokat në Toronto dhe Tiranë dhe të ardhurave të deklaruara apo arsyet se pse motra i bënte dhurata kaq të mëdha, gjykatësi refuzoi të përgjigjet.

Motra e Lulos, Drita, është një inxhiniere që punon për një kompani ndërtimi të quajtur Teknoprojekt. Mbetet e paqartë nëse motra e Lulos ka burime të tjera të ardhurash përveç pagës së saj. Ndërkohë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive thotë se deklaratat e dhuratave apo kredive me interes zero për zyrtarët e lartë janë një çështje shqetësuese. “Shumë zyrtarë, veçanërisht gjykatës dhe prokurorë, deklarojnë se kanë siguruar shuma të stërmëdha parash dhuratë apo kredi, si dhe dhurata shumë të shtrenjta nga të afërm dhe familjarë”, deklaron zëdhënësi Albi Serani.

Ai nënvijëzoi se rreth 10 milionë euro transferohen çdo vit për zyrtarët e lartë në Shqipëri nga palë të treta në formën e parave dhuratë apo kredive.

Këto lëvizje kapitali jashtë sistemit bankar dhe i aseteve krijojnë dyshime të bazuara se në disa raste mund të kemi të bëjmë me skema për pastrimin e parave të përfituara përmes korrupsionit”, shtoi ai.

36 komente në “Gjykatësit milionerë që shpërblen Berisha”

  1. Ndoc Gjetani - shpellar says:

    P Gjezo si asht nga gjendja ekonomike. Mos ka nevoj te hapin ndoni llogari bankare ndihmash per te?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/xhezair-zaganjori.html

  2. arsen says:

    Te ngrihen urgjentisht Jurite Popullore si ne Amerike!
    Vetem ashtu, nuk do kete rryshfet!
    Cdo gjykim te kete 10-15 gjykates te zgjedhur nga populli sipas qendrave administrative te banimit.
    Kthimi i denimit te dhene nga nje gjykate me e larte, eshte baraz me uljen e rroges deri ne largimin nga detyra te cdo bukuroshi qe eshte bere gjykates me 6 muaj kurs ne Plepa te Durresit.

    1. Gole Durrsaku says:

      Te dale nje emigrant i vetem qe ka kursyer ne Kanada apo kudo neper bote kaq para sa ky hajduti dhe une e quaj te mbyllur kete rast. Ky eshte HAJDUT dhe ne vend te gjykates meriton BURGUN.

    2. Beni says:

      Sot pasdite Ndrea Prendi po shetiste i qete te liqeni…………… Ndersa 4 njerez nuk jane me dhe nuk ka autore te shpallur te vrasjes se tyre.
      E gjitha kjo prej ketyre gjykatesve kriminele. Duhet patjeter nje plan per eliminimin e tyre nga sistemi i drejtesise, i kane duart e lyera me lek e gjak.

  3. bleona says:

    Do ta shofim a do ta hetojne kete rast apo do ta mbyllin si shume te tjere? neqoftese ai kishte 400 mije dollare kursime ne tre vjet pyesni kanadane sa taksa ka paguar atje dhe punedhenesine tij sa rroge ka marre, dhe te jerat i gjeni vet. Te kesh aq pare dhe te kthehesh dhe te punosh ne tirane jurist per 400 mije lek rroge? Hahahahaha, na bete te qeshim, apo ka ardhur te kontriboje per kombin, packa se paska shtepi ne kanada, dhe po beka nje te re. O mero do ta shohim ca do behet dhe do te shofim edhe ty ne rast se do ta mbythesh gojen.

  4. shqiptaria says:

    arsen nese je Shqiptare dhe e njefe gjendjen en Shqiperi nuk flete me keto prockulla per Ligjet.
    Ne Shqiperi eshte anarki,dominojne Komunistte dhe kriminelet.
    E din kete gje ti apo ja fute kote,si gomari kur ngrodh.

    1. shpati says:

      Ti,”shqiptaria-FASHISTE”!!!
      Komuniste nuk jane keta ne pushtet,qe VCJEDHIN E VRASIN sa t’u haje PALLA!!!
      Pse komunist eshte Berisha,qe VRET nje fshat te tere apo 4 protestuesit ne bulevard???
      Komunistet NDERTUAN nje Shqiperi tetere dhe nuk VODHEN sic ben ky spiuni serb i Vicidolit!!1
      Ne Shqiperi sundojne FASHISTET SERBE BERISHIANE!!!

      1. Njeriu Universal says:

        Shpat djali harrove Spacin dhe masakrimin e tere katolikeve dhe klases borgjeze qe ne krahasim me kente Lulon ishin gjynafqare. Ka beer Komunizmi krime ne Shqiperi o ska bere njeri. Po thuaj te bente dhe demokracia kompeticion kaq te ashper duke shfaros aspiratat tona per liri zorr se ja priste mendja njeriut.

  5. england says:

    Sa shume e don motra kete Fatosin!sikur te ishin te gjitha motrat si kjo e ketij gjykatesit,do ishim te gjithe te pasur,cfare fati kane disa!mos ndoshta eshte e kunderta dhe po na genjen ky milioneri?

    1. london says:

      1-duhet ta kete motren prostitute ne Knada ky person.
      2-Kjo IKPLD ose jane edhe keto hajdute dhe te korruptuar ose jane te paafte.
      Vetem nje kerkese tu bejne autoriteteve Ne Kanada dhe i sheh dhuratat ky mashtrues i paskrupullt.

    2. london says:

      1-duhet ta kete motren prostitute ne Knada ky person.
      2-Kjo ILDKP ose jane edhe keto hajdute dhe te korruptuar ose jane te paafte.
      Vetem nje kerkese tu bejne autoriteteve Ne Kanada dhe i sheh dhuratat ky mashtrues i paskrupullt.

  6. dritani says:

    Nuk di se si i ka bere parate ne Kanada tipi po boll nje leter tek zyra e taksave dhe e dine ata andej se si t’i heqin breket nga koka!

    Gjithsesi nje milioner nuk mund te konceptohet kurrsesi si gjykates…

  7. psy says:

    Ajo motra e Lulos ka vite qe ka falimentuar per vete.Komuniste atehere, i jati funksionar i larte i shtetit,me sa duket miq te Sales,pasi po te ishte ndryshe do ja kish kenduar Sala njemije here.

  8. elron says:

    Ai paska bere 324 mije euro dhe 1 apartament(ne ndertim) ne Kanada dhe 1 zyre ne Kanada dhe 1 zyre qe ja ka dhene e motra qe punon ne 1 firme ndertimi. (apo eshte pronare?)
    Te gjitha keto nga viti 1992 deri ne 2013.
    Nuk me duket si kushedi se cfare. Ky robi paska punu avokat, ne Kanada, gjykates.
    Per mua ky shkrim qenka ndonje sulm personal, i paska zene vendin dikujt per gjykates.
    Tani edhe mua po te me marri ndonje ne telefon dhe te me thote qe jam Balkan Insight dhe ku i ke bere leket do i them ” Ik mer pirdhu , te q… Balkan Insight. Se po hape ndonje website, te jep te drejten te behesh gazetar?
    .

  9. Horri i Bulevardit says:

    Qe ka fituar si emigrant ne Kanada nuk genjen se ka punuar ne semafor si pederast dhe ma merr menja se e ka patur cmimin e larte, se paska byth te mira.

  10. Shigjeta says:

    Te presesh drejtesi nga Fatos Lulo eshte njelloj si te presesh drejtesi nga kriminelet. Ai dhe te tjere si, anetarte te gjykates se Larte apo Kushtetuese e kane vene drejtesine me koke poshte. Ata po e rrenojne demokracine dhe po pasurohen ne kurriz te popullit ku shume vuajne pe rgojen e bukes. Lulua eshte nga ta qe bredhin e shetisin neper Amerike me eurot e vjedhura nga xhepat e hallexhinjve.

  11. alban4eva says:

    ne Kanada nje mut te madh ka bere leke Lulja, i ka bere duke vjedhur ne Shqiperi.. po mire, e ka bere njeri pyetjen; “si ka mundesi qe te gjitheve politikaneve dhe deputeteve ne Albanistan, u dhurojne te afermit shuma te medha paresh!!??? te gjithe politikanet, pa perjashtim, pretendojne qe pasurite marramendese qe kane, i kane dhurate nga familjaret..!!
    qe jemi popull budall, kete e dija, por qe te tallen kaq haptas me ne keta kerma politikane, nuk e prisja..!!!

  12. liri a vdekje says:

    I HONKSHIT NE FERR PASURITE QE I KENI VJEDH FUKARAVE O PLEPISTAT E DREJTESISE PO MOS HARRONI PER HUNDESH DO JU DALIN O FEKALE TE KRIMIT

  13. shkodrani ne mergim says:

    Nje gje me ben pershtypje prej ketij gjykatesi.Cfare mendon ai se njerezit hajne bare si ne kohe te adilit qe ai paska punuar.
    Kam emigruar ne toronto,kanada perpara Lulos dhe e di si apo e dine shume vehte qe kane emigruar(jetojne) para tij ne kanada se si fitohet leku aty,cfare punohet pa shkollim apo me shkollim mbas shume vitesh,sa ta njohin shkollen dhe ne vecanti shkollen tone te juridikit tone,sa paguhet qiraja,sa kushton ushqimi,sa kushton nje shtepi apo nje shtepi ne ndertim etj.
    Kanadaja nuk njeh mjeket,dentistet,gjinekologet etj dhe atij i paska njofte direkt juridikun dhe paska punuar ne zyre te emigracioinit ???? hahaha ai mund mund te kete punuar si perkthyes ndonjehere kur kane pasur nevoje(edhe per kete po besojme per momentin),por me kete lloj pune pune nuk fiton me mijera dollare.Te gjitha keto mund te vertetohen shume lehte nese shteti i kerkon atij nje paystub(pra letren kur ka marre rrogen sepse ai e din nese shkon dikush dhe pyet per te tek vendi i punes,kerkush nuk ka te drejte te jape informacion per ate tjetrin pa pasur nje autorizim prej personit).
    Po ashtu,kerkush nuk mund te kurseje 400000 dollare ne 3 vjet sic thot ai.Me cfare ka ngrene buke ai,cfare qeraje ka paguar ai njeri,a ka pasur makine plus siguracin qe kushton shtrenjte etj etj
    Edhe sikur sikur ka punuar jurist ne zyre te emigracionit(megjithese zyra e emigracionit nuk ka jurist ne organike)ne e dime sa sa eshte rroga e nje juristi dhe me sa taksohet ajo rroge.
    Le te flasin me mua apo te me shkruje email nese don ai njeri sepse ai mund te genjeje te tjeret por jo mua.

    1. Finan Cieri says:

      Bravo shkodrono, a e di? Pse e zgjat shume, shko nje here ke dega e finances aty ku je dhe pyete se si ka mundesi qe filan fisteku te kete fituar 400.000 dollare ne tre vjet ne Kanada. Ti e di vete se sa minuta do te zgjase identifikimi i llogarise bankare te ketij super-rrogtari. Kaq dhe pike!

    2. elona says:

      Mos e vrisni mendjen o njerez:te gjitha ne kete dynja lahen!
      Gjithe paret e gjakut te shqiptareve do ja hane kollovaret e kalamajve ose dashnoret e grave,ose do i zeje ndonje semundje e keqe.
      Per kete jam e bindur se kam pare shume si ky.

  14. peka fakt says:

    saliu ka dy arme kryesore per bythelepiresat:

    1- I ngre ne pozite
    2- u jep super para dhe pasuri nen rogos.

  15. emigranti says:

    Ky LULO ne radhe te pare eshte biri nje komunisti 500karadsh (YLVI LULO),ambasador tere jete nje perkrahes i ngushte i enver hoxhes,sa per motern DRITEN nje kurve qe la burin dhe bashkejeton me pronarin Ed Pingulin (pavarsisht se ky ka nje grua te mbrekullushme)ka mbi 20 vjete sa do ti jam ky pronari(qe ka mbi 6vjete qe ka falimentur) jo kaq shume sa ajo ti fale ketij gjygjtarittere kete pasuri(keta vellezerit e kesaj kurve jane pa dinjite ,pa moral , i kane pelqyer keto marredhnje te degjeneruar te kesaj motre KURVE vetem qe keta te perfitojne nga kjo,se treti nuk ka emigrant sa do pune te mire te kete bere te paguhet kaq shume cdo gje eshte e kontrolluar nuk jemi ne qeverin e sales,prandaj keto pasuri jane nga hadhishverishet e tij qe ka bere ai ne gjykimet e tij,O ZOTE KURRE DO VIJE DITA TE JENE PARA DREJTESIS KETA MOSTRA.

  16. Artan says:

    Ky eshte nje problem qe mund te mbyllet lehte. Taksa e dhurates ne Shqiperi duhet te jete sa ajo ne Amerike, 50% (le te themi $100,000 e pare per person te jene pa takse) dhe paguhet nga dhuruesi. E dyta kredite me interes te vogel jan OK per aq kohe sa burimi i kesaj kredije eshte subjekt hetimi, mbi nje shume te caktuar ne fakt hetimi te detyruar me ligj, dhe ketij burimi i imponohet nje interes minimal (i percaktuar nga tatimet) te cilin personi qe jep kredine duhet ta deklaroi si te ardhur, pavaresisht nqs kredimarresi e paguan kete interes ose jo.

    Dhe se fundi cdo pasuri qe nuk justifikohet, te pakten arsyeshem, sekuhestrohet. Psh ne mungese te dokumentacionit mbeshtetes (deklarime te ardhurash ne shtetin ku ka emigruar etj) cdo viti emigracioni gjykata mund ti caktoje nje shume te arsyeshme kursimesh, psh $30,000 ne vit. 5 vjet here $30,000 = $150,000 kjo eshte shuma e pasurise qe gjykata mund te pranoje si pasuri te vene nga puna ne emigrim, per aq kohe sa s’ka evdienca te tjera mbeshtetese. Cdo pasuri mbi kete shume qe subjekti deklaron si te fituar ne emigrim sekuhestrohet.

  17. sa tejete president nishani berisha e ka te siguruar veten the familjen nga ndonje kercenim per ta gjykuar per cdo gje neser nese humbet pushtetin sepse ai i ka kapur te gjitha gjykatat

  18. BAY AREA Ca. says:

    Saliu ka qene ne faze, por tani ka rene ne tensionin e larte dhe eshte totalisht i coroditur. Shyqyr qe nuk ka valixhen me kodin berthamor se do e vinte ne pune si pacient i papergjegjeshem. Te tera emerimet dhe riemerimet qe po behen ne gjykata i ka edhe si shperblime, por po mendon per veten e familjen e tij, ku neser keta gjykates, do ta gjykojne per krimet dhe vjedhjet qe ka bere Trimi me Jelek ANTIBLUMB, per ta nxjerre te pafajshem.

  19. AGON says:

    Gjynaf, fukara hesapi

  20. Berlin says:

    Fatos Lulo eshte si i biri i nje koloneli ish sigurims ne kohen e dulles,
    jo vetem juridikun por dhe shkollen e mesme e ka bere qyl duke e cuar me zor ne shkolle dhe e ka bere me korespondence.
    Eshte nje spiun safi ashiqare me rrenje shume te thella ne bllok, dhe ka me shume mundesi qe dhe leket ti kete nga i jati qe ka qene nje killer profesional i dulles, pra mund te jene florinj qe i jati ja ka marre ne ate kohe tregtarve te tiranes te asaj kohe sic mori dhe shtepine afer blokut ku jetuan per vite me radhe.
    Me nje biografi te tille nuk vihet fare ne dyshim se ai do ti sherbeje atij grupi njerzish qe i ka sherbyer dhe i jati i tij tere jeten.
    Nga ky vendim duket qarte se bujar nishani nuk eshte njeriu i sales por i nexhve antishqiptare pra sales i kane futur dopjo 6-ten ne parti dhe nuk ka se cebn me.
    Njerez si lulo bejne sikur pine ne dy nena por ne te vertete i vjedhin te dyja pra ja kane me hile te gjithve !!!???

    1. elona says:

      gjyhah Sala shkrete qe ja punojne kshu pas kraheve…
      po c’thua more?
      qellimi i pirjes ne dy nena ai eshte:tu vjedhi qumeshtin e gjirit te dyjave.

    2. Sinani says:

      O Hajvan ! Fatos Lulo eshte nga djemte me te mire te Tiranes. Ai vjen nga nje familje mjafte e nderuar. I jati i tij ka qene nje nga diplomatet me te mire qe ka patur Shqiperia dhe qe e ka perfaqesuar ate me dinjitet edhe ne kohen e diktatures. Vete Fatosi ka qene model ne shkolle dhe ne sport. Ai ka qene nje volejbollist i shquar i “Dinamo”-s se madhe dhe me lojen e tij ka ngritur peshe zemrat dhe entuziazmin e sportdashesve. Une habitem perse kerkoni pasurite e tij kur ai i ka llogarite e hapura dhe nuk kerkoni pasurite e dhjetra deputeteve te majte e te djathte qe nuk kane punuar asnje dite si private, por vec kane marre rrogen e parlamentit dhe jane bere super te pasur.

  21. Maksi says:

    TI SEKUESTROHET URGJENTISHT PASURIA.
    KUSHEDI CFAR KRIMI DO BEJE KY LLOJ BATAKCIU.

  22. sajmiri says:

    Kjo eshte krejt e thjeshte nuk keni pse shtetiti te beje ham-ham por te llogarise rrogen qe ky person eshte punesuar ne shtet me pasurine e tij qe ka aktualisht dhe tja qije mamane duke ja sekuestruar te gjithen po vujne denim njerez per nje abuzim elementar ,dhe jo ky kriminel ekonomik ku te gjithe e dine se si i ka vene parate ky dhe shoket e tij,

    1. Aqifi says:

      O Mero. Po edhe Drejtori i SHISH ne Kanada ka qene. Po ai sa leke ka vene. Se qenka vend i bejuar kanadaja. Emigrantet shqiptare bejne goxha leke, kurse kanadezet mezi mbyllin muajin.

  23. Dulla says:

    Te nderuar miq.

    Dua tu them se Z. Lulo ne tre vjet ne Canada ka shperndare PIZZA me nje makine qe i ngelte ne rruge. Kuptohet qe niveli i larte ne Canada te jep mundesi edhe si pizza shperndares te akumulosh 400.000$!!!!!! Deklarimi i tij per kete sasi dollaresh ne 3 vjet tregon edhe njehere sa idiot eshte ai dhe sa idiot jemi ne shqiptaret qe pranojme keta bastarde te na terheqin per hundesh.

  24. CAMI says:

    Po ju rren mendja se po fituan te majtet,cdo gje ka me shku mrekullisht!!!
    Hajde hajde,sa mungesa kemi mer vellezer.

    PRITNI PRITNI SE DO TE JA DEGJONI KONGEN…..

  25. Anuli says:

    Po e vertete eshte i biri i nje koloneli dhe ky kolonel ka qene vellai i nje te persekutuari qe ka vdekur dhe ne burg ku vete ky e hashoi si vellane e vete dhe deshi tja dije me per niper dhe mbesat e tij sa vuanin dhe si u rriten do tja degjoni kengen dhe fatosit nje dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje