Nishani dekreton Zaganjorin si kryetar të Gjykatës së Lartë, Topalli "djeg" Artan Hoxhën

24 Prill 2013, 14:15Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Xhezair Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj, Nishani ka dekretuar edhe Fatos Lulon si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke rrëzuar dekretin e ish- presidentit për Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë tashmë të ezauruar.

Në relacionin e kreut të shtetit thuhet se “Bazuar në nenin 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Fatos LULO si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës”.

Ndërsa në relacionin për Zaganjorin thuhet se: “Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, kryetar të Gjykatës së Lartë. Z. Xhezair Zaganjori është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë me dekretin nr.8065, datë 22.03.2013 të Presidentit të Republikës. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 5/2013 ka dhënë pëlqimin për emërimin e Z. Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë”.

Zaganjori është betuar para trupës së Gjykatës së Lartë ditën e sotme./b.l

11 komente në “Nishani dekreton Zaganjorin si kryetar të Gjykatës së Lartë, Topalli “djeg” Artan Hoxhën”

  1. ivani i madh says:

    Vendosi te gjithe njerezit e Berishes ne vende kyce o sakat president qe pas zgjedhjeve te 23 qershorit kualicioni fitues i majte ti kete duart e lidhura e te mos beje asgje per keto qe po premton .Po mos haro o antikapat se pas zgjedhjeve mund te te vije radha te parit ty e pasaj me radhe se kjo eshte levizja e thjeshte e 71 deputeteve qe mund te hedhin poshte ty dhe emerimet e tua qe po ben gjate ketyre diteve .Dhe kjo duhet te behet se pasaj ska per te ecur ne drejtimin e duhur zotimet dhe qeverisia e te majtes dhe PS.

    1. arsen says:

      Ne tironcat kesaj i themi: QARRI ME QEDERIN, MOTER E VELLA.
      Vetem gjykatesit skane nga ja mbajne. Vendimin e marin vetem ne favor te njeres pale.
      Pasojat i dine vete me mire se kushdo!

  2. Vlora says:

    urojme mos te ndjeke rugen e shprese becajt.

  3. z.mero baze (me fal qe po te shkruaj me kaq mellef, por e kam njohur shume mire kete monster te drejtesise, si dhe shokun e ngushte te tij maks haxhia, edhe ky gjithshtu monster), dhe personale me ta nuk kam asgje, pasi jam qe nga korriku i 1990 familjerisht pertej atlantikut me gjithe te mirat, por keto monstra duhet te paguajne per sherbimet e ndyra e kriminale qe i kane bere pushteteve, e sidomos berishes e nanos).
    ky zaganjori eshte njeriu me servil i cdo pushteti qe kur ishte student ne fak.juridik, por ka qene dhe komunist me teser dhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit. ne ne fakultet e kishim frike ngaqe e shikonim qe hynte e dilte shume shpesh ne klubin e ministrise se brenshme dhe shoqerohej me njerez me poste ne sigurim e polic. prandaj pas 23-qershorit si ky dhe shumica e llojit te tije ne kupolen e dejtesise e degeve te tjera te aministrates qendrore te shtetit duhet te pastrohen *me hir apo me pahir*, se nuk durohet me.

    1. LORA says:

      I besoj cdo germe te rrefimit tuaj.Une e kam njohur ne vitet 1983-1987,ne godinen e petagogeve.Fryhej se ishte mik familjar i Ramiz Alise.
      Me kokebosh nuk me kane zene syte.

      1. Lex Rex says:

        I servilosej gjithe kohen Arben Putos.

    2. Argita_B says:

      Shume e vertete, Zaganjori ka qene i lidhur ne menyre te drejteperdrejte me sigurimin e shtetit qe ne fillim te viteve 80-të. Deri ketu nuk ka ndonje diçka shokuese pasi ajo pune qe kryente nuk ishte e jashteligjeshme dhe ai sistem funksionoi pasi thuajse gjithe populli shqiptar e ushqeu duke punuar per te.
      Ajo qe eshte shqetesuese, ka lidhje me faktin që Zaganjori ka nje dosje te rende te se kaluarës ashtu si shume te tjere qe aktualisht kane poste kyçe ne administraten e larte shteterore.
      Mos hapja e dosjeve te arkivave nuk eshte nje fantazem si thuhet, po nje realitet i hidhur qe favorizon njerez te tille, njerez qe sot duhet ta kishin vendin ne burgje.

  4. juristi says:

    O ky Zaganjori! I lumte b…., e ka kullot aq mire me servilizmat e tij. Ka dit kujt ti sherbeje: Saliut, Jozefines, Fatosit e ministrave te Arsinit (per te marre dhe titullin “Profesor”). Zaganjori, ka 25 vjet qe sherben pushtetit ne pune administrative, dhe papritur na behet dhe “prof.” Turp, profesoret qe japin mesim ne Universitet me perkushtim jane pa tituj (se nuk ua jep politika qe ka uzurpuar edhe kete mekanizem), ndersa punonjesit e administrates jane bere “prof”. Njeri nder keta eshte dhe Zaganjori. Pas 23 qershorit, Rama duhet ti zhbeje keto “mrekulli shqiptare” duke filluar nga pseudopresidenti, pseudogjyqtaret, pseudo profesoret etj.

  5. brace says:

    E veshtire eshte te pastrohet Drejtesia,Prokororia e Policia,e cdo istitucion,nga kta komuniste e spiuje.Fatkeqsi e madhe qe ramiz krimineli,na la ne pushtet plakun,ndytsiren nga vicidoli dhe plehrat si ky,po nuke jemi te kthjedhuar edhe tani ne vitin 2013,qe me 23 qershore ti largojme kta plehra mafioze komuniste mire te na behet.

  6. ali says:

    Lereni ore njerez zaganjorin se gjithsesi ka dicka ne koke, por shihni ore dekretimin si anetar te Gj Kushtetuese, te Fatos Lulos.
    KY eshte turpi me i madh qe mund te ndodhe; aty ku duhen emeruar profesore, emerohet nje injorant, nje ordiner, nje i korruptuar, nje rrugac si fatos lulo. Kur ky u emerua ne gj te larte, nuk mbeti kush pa u cuditur, qe nje katastrofe. Por se do te emerohej edhe ne kushtetuese, kjo as ne fantazite me et cmendura nuk me shkonte ne mend.
    Nje ordiner, qe se bashku me Besnik Ymerin, shokun me te ngushte, nuk bejne gje tjeter vecse marrin para per cdo gjyq. Se harrova, edhe shkojne pastaj jashte, ku si dy adoleshente i shpenzojne me prostituta.

    Nuk di si mund te ndihen sot dhjetra juriste me pervoje e integritet!

  7. lavirja e bulevardit says:

    Kete Zaganjorin dihet qe e kane ushtar dhe duhet te jete servil, se kot nuk leviz post me post. Ky me ate servilizmin e tij mbron edhe nje biznes privat, qe ka ne bashkepronesi me Vilma Nushin, nusen e djalit te Gogo Nushit.
    O popull, nuk u nderrua sistemi ne 90-ten, por u nderruan vetem maskat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje