Withers: “Zgjedhjet mund të manipulohen”. Moore: “Rama e Meta janë kategorikë që do fitojnë”

24 Prill 2013, 10:17Politika TEMA

Në Uashington ka pasur dje një diskutim të zjarrtë në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, organizuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare.

Shefi i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, Jonathan Moore, tha se KQZ duhet të ketë të paktën pesë anëtarë për të funksionuar.

Siç raporton VOA, i pranishëm në këtë debat ishte edhe ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i cili shprehu shqetësimin se rezultati i zgjedhjeve mund të manipulohet. Por nuk ishte dakord me këtë konstatim zoti Jonathan Moore, i Departamentit të Shtetit.

“Kërkoj ndjesë që më duhet t’i kundërshtoj njerëzit për komentet e tyre lidhur rrezikun e vjedhjes së rezultatit të zgjedhjeve; si zoti Rama, edhe zoti Meta, që kanë formuar koalicionin e majtë, janë shprehur në mënyrë kategorike se ata do t’i fitojnë zgjedhjet, pra në këtë rast do të thosha se nuk e kuptoj se si ato mund të vidhen… Të dyja partitë thonë se duan që zgjedhjet të mbahen në kohë, në se mendimi i tyre ndryshon, atëherë edhe ne do t’i ndryshojmë pikëpamjet tona,” tha Moore./ep

44 komente në “Withers: “Zgjedhjet mund të manipulohen”. Moore: “Rama e Meta janë kategorikë që do fitojnë””

  1. lini says:

    Sa do tye manipulohen sado te mundohen nuk mund ta shuajn dot ate diferenc.PS eshtre fituese bashk me gjith kualicionin.

    1. gladiola says:

      Saliu ka treguar qe eshte i afte vetem per nje gje ne keto 8 vite qeverisje, per te manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet, urojme qe kesaj radhe qe e ka shpuar arken e shtetit, dhe qe i ka pergjysmuar vendet e punes te mos kete me mundesi per presione qe mund te kercenoje qytetaret.

      1. emigranti says:

        Ne cdo shtet te botes ku sundon demokracia, nje kryeminister jep doreheqjen kur ai nuk ben progres per shtetin qe udheheq, vetem ne Shqiperi ku sundon diktatori sali, pavaresisht thirrjeve te gjithe botes, ai nuk jep doreheqjen, dhe per me teper eshte indiferent ndaj thirrjeve dhe e izolon me teper vendin nga bota.

        1. herta says:

          po ku ka turp saliu qe te terhiqet vet, atij ja ka bere te qart e gjith bota qe duhet te largohet me deklarratat e ambasadoreve perkates, amerika i tha withersit hik e fol troc se spo marrin vesh me gjuh diplomatike e vjen si ish ambasador, po shkaterron gjithcka ky sali.

          1. igli says:

            Nuk me duket se jane dy mesazhe te ndryshme ne fakt.
            Te gjkithe e dine se Berisha do e beje te tijen.
            Nga ana tjeter te gjithe e dine gjithashtu se nuk ka shanse qe shqiptaret te mos e kene mesuar pas 22 vjetesh qe Sali Berisha eshte sinonim me tranzicionin dhe cdo zullum ne ket vend.
            Ndaj pavaresisht perpjkjeve per vjedhje, Shqiperia do votoje majtas!

            1. elsi says:

              sic do thoshte dhe Behar Mera..i ka vdek nona atij muhabeti! tani te shohim cfare do te beje per Shqiperine Edi Rama, shpresoj te beje ate qe beri me Tiranen ?

        2. fl says:

          Moor-i eshte pak i papjekur ? ne keto pune. Do mesohet, do mesohet

          Nuk e di qe Sali Berisha manipulon edhe kur humbet. Thjesht humbet aq thelle sa nuk fiton.

    2. Shqiperia do jete e shqiptareve me ne fund pas 23 qershorit. says:

      Ka nje thirrje qe buron nga thellesia e shpirtit per nje demokraci te munguar tere keto vite. Thirrje qe buron nga nje nevoje jetike per te vazhduar per te jetuar te lire ne shtet demokratik ku respektohen lirite e te drejtat themelore si cdo qytetar europian. Dhe demokracine vetem PD nuk mund ta sjelle me, eshte ajo qe e ka cenuar. Urojme qe koalicioni i ri opozitar te rivendose me ne fund dinjitetin e Shqiperise demokratike ne syte e gjithe botes.

    3. Dyrrahu says:

      Në kushte normale PS do t’i fitonte zgjedhjet, madje bindshëm, por Shqipëria, fatkeqësisht nuk është normale me Sali Berishen në krye të Qeverisë. Prandaj pajtohem me zotin Withers që zgjedhjet mund të manipulohen.
      Zotin Moore do ta pyesja, nëse i ka dëgjuar zotin Rama dhe zotin Meta të kenë shprehur bindjen se zgjedhjet do t’i fitojnë, a e ka dëgjuar zotin Berisha të ketë thënë se zgjedhjet do t’i humbas? Berisha po planifikon dhe premton investime marramendëse edhe pse Shqipërinë e ka futur në borxhe të krizës së paparë në Shqipëri deri më tani.

    4. DREJTESIA says:

      Saliu si me Meten si pa Meten ai do ti manipuloj zgjedhjet. Por tani pas bashkimit te Rames me Meten ka ne dore nje alibi me te forte, do thote qe njerezit u zhgenjyen nga ky koalicion dhe votuan per mua.Nese Rama donte me te vertete te fitonte sduhet kurrsesi te bemte koalicion me LSI te cilen e ka share e diskretituar tek faktori nderkombetar per 4 vite rrjesht.Nuk merret pushteti me xhaketa te kthyera o piktor

    5. –O POPULL I SHQIPERISE– NESE VIDHET E KONSTATOHET QOFTE DHE NJE VOTE E VJEDHUR– ATEHERE KEMI 100% REVOLTEN POPULLORE SI TE 1997, POR EDHE ME TE MADHE QE DO TI SHKOJE DERI NE FUND SPASTRIMIT NGA “BERISHIZMI”– SKA RRUGE DALJE TJETER DHE SHPETIM, PASI PA SAKRIFICE E KOSTO NUK SHPORREN DIKTATURAT– NDERSA BISHA-BERISHA ME FAMILJE “ME TE MADH E ME TE VOGEL” SI DHE SHUME NGA KRIMINELET E TIJ NE PARTI+POLICI+SHISH+USHTRI+KAMEZ+ BATHORE+++ ETJERE, ETJERE DO MARRIN ARRATINE NEPER AFRIKE E AMERIKE-LATINE APO AZI– PER TE MOS U KTHYER ME KURRE, SEPSE E DINE QE NUK I FAL ME ASKUSH–

  2. dorjeta says:

    Koalicioni i gjere opozitar do te sjelle nje revolte popullore permes voten ne 23 Qershor, por nuk duhet te harrojme qe kemi perballe nje makineri qeveritare te mberthyer nga krimi dhe qe serish perben kercenim per zgjedhjet, saliu nuk do kurrsesi te leshoje pushtetin dhe kesaj duhet t’i druhemi pak per faktin se ai u ka kthyer kurrizin dhe eshte indiferent ndaj thirrjeve te nderkombetareve.

  3. socialisti says:

    Ore qe do fitohen sbehet fjale, puna eshte sa do mundohet Sala te ruaje bythen e vete, e te tjeret qe i vijne nga mbrapa.

    Me thene te drejten une me teper frike kam nga ata qe i vijne mbrapa Sales se sa vete Sales. Se ata kane per te humbur me teper dhe jane me te prirur te ndiqen nga drejtesia se sa vete sali berisha.

  4. filan fisteku says:

    Prandaj nuk ja vlen me u marr me te huajt. Ketij Moore ja kane shpjeguar se cfare ndodh ne Shqiperi per 2ore ne avion….ky vjen, ben 1deklarate 30min. Dhe kthehet ne Amerike!!! Si tha? Perderisa PS-LSI kane deklaruar qe do fitojne zgjedhjet ska se si te manipulohen??? Me ka çu nana me la gojën… Ky s’ka degjuar ndonjehere per Berishen. Mbas 3muajsh do ti shkoje Withers dhe ti thote ketij kolopucit: I told ya!!!

  5. anticensurë says:

    ” pra në këtë rast do të thosha se nuk e kuptoj se si ato mund të vidhen… ”
    ky është idiot o çfarë!!
    që jeton në amerikë e dimë,por të jetë kaq i pa informuar për sektorin që mbulon tashti po e kuptoj!!
    çmund të presësh nga një i tillë që dhe rrogën e tij nuk qënka në gjëndje ta justifikojë!!!
    thënja “ndërkopmbëtarët i dinë të gjitha”,në këtë rast është njëlloj si “zoti i di të gjitha”,por askush se ka marrë ndonjëherë”zotin në provim”!!!

  6. drini says:

    Euforia e disa komentuesve se e majta do te fitoje me bene te ndjehem jo komod teksa shikoj deklaratat e njepasnjeshme te DASH-it qe jane gati te mbyllin gojerat e “liga”kur deklatojne se ne Shqiperine e Sali Berishes zgjedhjet do te vidhen.Rreziku eshte i madh per dy aresye : E para sjellja e vezhguesve nga Podesta gr.do te beje te mundur minimizimin e kusarise se zgjedhjeve nga perbindesi Berisha,duke u mbeshtetur edhe ne deklaratat e radhes te kr.opozitarit qe edhe sikur Saliu ti numeroje kutite ne shtepi ne do fitojme.Pamaturi politike apo lajthitje e Rames.,se dyti Saliu mund ti humbase zgjedhjet por ai kerkon te afroje humbjden me diference te vogel duke bere te mundur mos qeverisjen dot nga Rama e njekohesisht ankimin per vjedhje nga ana e opozites duke patur te gjitha shtyllat e nje shteti nen kontroll.Shqiperia do te hyje ne nje mish nash qe zorr se mund te zgjidhet deri ne vjeshte duke bere te mundur lodhjen e petendimoreve e heqjen dore nga gjyqi per akuza te ndersjellta te te dy kampeve.Koha do te ttregoje se sa i pjekur eshte z.Rama me levizjet e pamoraleshme politike qe ka bere.Sali Berishes mund ti kdene rene te gjitha energjite por ai i ka te mprehura dhembet per te shqyer kermen e radhes.Te mos hsarrojme se Shqiperia po shitet per nje 23 Qershor.

  7. nosi says:

    Vertet cudi me keta te huajt! Withers e informonte Departamentin e Shtetit per hajdutin Meta si “i korruptuar ne menyre spektakulare”. Tani nuk flet me per te kur e sheh me Ramen! Dhe me kete lloj politike e trullosin me shume opinionin publik. Nuk e marrim vesh cfare loje bejne. Ose te tregohen te prere me te gjithe, pra t’i japin hakun gjithsejcilit, ose te mos na japin leksioni demokracie. Nuk mund te kete nje Ilir Mete te keq duke vjedhur ne syte e njerezve ne qeverine e Berishes, e tani i mire prej 20 ditesh ne opozite meEdi Ramen. Pas largimit te Berishes me 23 qershor do kemi nje qeveri te re me hajdutet e LSI te ardhur pas kater vjet baterdie me Berishen, nje pushtet lokal ne pjesen me te madhe te kontrolluar nga opozita e sotme, sigurisht edhe ky pushtet i kurruptuar deri ne palce ne bashki e komuna, dhe pra do gdhihemi perseri me hajdute, e nuk do mund te kene te drejten morale te ndeshkojne Berishen, se duhet ta fillojne nga brenda tyre. Pra te dashur miq amerikane, gjermane, italiane, marsiane, apo cfardo qe jeni, ose jepuni dermen te gjitheve qe e meritojne ose na lini ne mjerimin tone se mbase kete meritojme.

    1. anticensurë says:

      nosi
      kjo është e keqja tonë,ose e shumicës së shqiptarëve!
      “Withers e informonte Departamentin e Shtetit per hajdutin Meta si “i korruptuar ne menyre spektakulare”. Tani nuk flet me per te kur e sheh me Ramen! Dhe me kete lloj politike e trullosin me shume opinionin publik.”
      shumica e njerëzve fillojnë nga e komplikuara drejt të thejshtës,kurse në realitet jeta është e kundërta!!
      fillohet nga e thjeshta drejt të komplikuarës!!
      opinioni shqiptar është vetë në linjën e parë,i ka sytë në ballë,veshët në dy krahët e kokës dhe gojën përballë!!
      flet dëgjon dhe shikon çdo gjë,por asnjëherë nuk besojnë po nuk ja thanë ndërkombëatrët!!
      ata që shqipërinë e njohin për hobi dhe paguhen për këtë hobi!falsin për hobi dhe mbështesin për hobi njërën apo tjetrën palë politike!
      nos
      kur dikush të rras një grusht turinjve nuk është se i kërkon dikujt tjetër të të vërtetojë se ke ngrënë grushtin aop jo!!kjo është dhe me këto probleme që ngrë ti!!!
      ne i shijojmë dhe pësojmë ngjarjet që ndodhin në shqipëri,ne duhet ti vlersojmë dhe po ashtu ne duhet të reagojmë!!!
      nuk duhet të presim aprovimin e të tjerëve për reagimet tona!!!
      grushtit surratit i përgjigjesh me grusht e jo me pyetje,as me kërkesë për të reaguar!!po bëre këto gjëra nuk ke kohë për reagim,por ke kohë të bollëshme për ÇORJENTIM!

      1. nosi says:

        OK i dashur mik/e. gjithsesi e liga ka triumfuar.

  8. Tanja says:

    Hahahaha shikoni cfare shikimi te tmerrshem qe ika bere Berisha Ambasadorit….I ak hyre frika deri ne palce te shkretit

  9. Tila says:

    E gjithe bota e sigurte per fitoren e aleances se majte…Ky eshte nje mesazh qe i shkon popullit per te votuar pa as me te voglin dyshim partine socialiste…

  10. Arbenita says:

    Te gjithe e dine qe Berisha eshte manipulatori me i madh i zgjedhjeve , por kete radhe nuk ka manipulim qe e mbane ate ne pushtet…..Eshte koha per nje Rilindje mbare popullore….

  11. qytetari says:

    Koalicioni i turpit te historise se Shqiperise

    40 palaco te mbledhur ne nje koalicion

    Ali baba me 40 hajdute njesoj si kjo qe kaluam keto 4 vjet po na vjen me Rilindje

    Nje parti CAME ne koalicion me PBDNJ ose me partine me antikombetare te historise se Shqiperise

    Ky Piktori eshte bere per gallate me gjithe kryesine e PS qe nuk i thone asnje fjale e qe do na leje Berishen dhe 4 vjet te tjere ne Pushtet.

    TURP

    Sa shprese qe kishim te Rama.

    Pupupupupuppupup PBDNJ LSI te votosh keto parti eshte ta blesh me pare te keqen

  12. Defrimi says:

    Amerika i vjedh votatat ne shqiperi,dhe cakton fituesin.

  13. Arlinda says:

    Moore mos u shqeteso se sido qe te funksionoi KQZ fitoria e koalicioni te majte eshte e sigurte dhe kjo eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter……..

  14. al says:

    jonahtan moore ju nuk e kuptoni si vidhen zgjedhjet se ti beson podesten, dhe nuk je shiptar, por amerikan.demokracia amerikane per ne shqiptaret eshte truth dream.z. janatan me mire mos u prononco se je out side per zgjedhjet. kete here jam i mendimit se shqiptaret do te dine vet si te reagojne per zgjedhjet pa ndihmen e diplomateve te pavlere te be,osbe dhe moore dhe arvizu.amerikanet thojne :we trust to the good. por ju nuk mund te besoni ne qeverite shqiptare. vjedhja e zgjedhjeve tek ne eshte kthyer ne mani, dhe jo detaj kryesore e demokracise se vertete. ketu sundon pakica e votuar mbi shumicen me ndihmen e nderkombetareve.

  15. Fleks says:

    Pas Qoses e prisja qe do dilte Withers.

    Keta jane si puna e qeve,dalin gjithnje cift.

    Me pak diference kohe.

    Jo vetem kaq por kur japin deklarata i ngjit sikur ngjit ne mure.

    E me forta eshte se qe te dy thone,do fitoje e majra qe te clirohet Shqiperia nga komunizmi.

    Sikur te hipesh ne plep,per te pare me nga afer Henen.

  16. nosi says:

    Per disa fitorja e opozites eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter. Une e quaj thjesht te nevojshme por jo me te rendesishme se cdo gje tjeter. Jo te gjithe jane si ata qe “nuk duan as uje, as drita, as buke, mjaft qe lideret e tyre te mos percahen”. Besoj se shumica duan me shume uje, drita, buke pune, drejtesi, ndeshkim te korrupsionit. Dhe pas 23 qershorit njerezit keto do kerkojne nga qeveria e re. A do behen keto me Meten ne qeveri? Se kesaj i thone qe te na thote hajduti kapeni hajdutin. Mbase eshte nje fillim i ri, por per te marre me radhe te gjithe, duke filluar me Berishen e Meten. Nuk e di sa i zoti do jete Rama per kete skenar. Thjesht uroj por nuk shpresoj.

  17. tonio says:

    ujku qimen e nderroon po zakonin se harro thot nje fjale e urte .
    por prap se prap PS eshte e sigurt qe do i fitoj zgjedhjet.

  18. Xhesi says:

    Jane shume te qarta deklaratat e Nderkombetareve :)Na pret nje fitore e madhe ne 23qeshor me mbeshtetjen e te gjitheve.
    RILINDJE!

  19. Bruna says:

    Amerika dhe e gjithe Europa nuk e do Saliun :)…Askush nuk e do perderisa ai nuk do te qeverisi nje shtet demokratik por do nje sistem demokratik ku cdo gje te behet si do ai :@

  20. ergi says:

    si kurre me pare nje ambasador nuk ka folur kaq haptaz pro nje partie politike ne vend apo nje opozite sepse zoti withers po e shikon se kjo qeveri deri tanivetem e vetem e ka shkaterruar vendin

  21. evi says:

    shikoni po thot nje dicka shume te rendesishme nje ish ambasador amerikan se zgjedhjet ne vend mund te manipulohen dmth se ai nuk felt pa baza apo fakte por di dicka konkrete dhe se e kupton keshtu situaten

  22. eri says:

    ky mesazh qe po leshon zoti withers eshte shume i qarte per ata qe e kuptojne se me te vertete vendi ka rezik te larte nga manipulimi i zgjedhjeve dhe se kjo kmebane alarmi duhet te degjohet sa me pare

  23. gjergji says:

    shba dhe be duhet te beje sa me shume presion dhde duhet te beje cmos qe te mos lejoje qe vendi te degradoje ne ate menyre qe tmos mund te organizoje zgjedhje te lira e te ndershme ne 23 qershor

  24. ervin says:

    kur e thote nje dicka kaq te frikshme per demokracine e nje vendi si zoti withers te gjihte duhet te jemi ne alarm dhe duhet te kontribojme qe opozita te mos lejoje vjedhjen e tyre

  25. endri says:

    sitata ne vend eshte e patolerueshme kemi nje moment kur qeveria ka marre peng institucionin kryesore te zgjedhjeve dhe ka larguar me force nje anatre te opozites duke e kther ate nje nje organ partiak

  26. beni says:

    eshte shume i vleresuar fakti qe zoti withers thot qe zgjedhjet i ka te firuat opozita e bashkuar em ne krye zotin rama,fakti qe kjo shihet qarte dhe nga ish ambasadori amaerik na ben te ndihemi krenar

  27. megi says:

    asgje nuk eshte e sigurt sic thone dhe nderkombetaret, zgjedhjet mund te manipulohen por eshte PS-LSI ajo e cila po mundohet ti manipuloje kto zgjedhje duke bere te tilla lojera me komisioneret e saj.

  28. besnik says:

    kjo e majte ka politika te qarta per te ardhur ne pushtet dhe ka treguar se ka mbeshtetje te madhe popullore dhe te gjere nderkombeare,kjo tregon se askush nuk mbeshte me kete tufe hajdutesh ne krye te qeverise

  29. besi says:

    vendi duhet ti ngereje bust ktij kollosi te politikes amerikane ne vend qe po na hap syte ne shqipatreve se cka eshte e drejte dhe cka jo e kush eshte hajdut ne kete vend e kush po mendon epr zhvillimin e vendit

  30. fjo says:

    ksaj rradhe jo manipulimet, po as amerika vet nuk do e ndryshoj dot FITOREN E PS!!!

  31. diturija says:

    O Popull. Kot qe merreni me zgjedhje, vjedhje dhe vota, ai Morri e thote vete: Meta dhe Rama do fitojne. Nuk eshte se e thone ata, Morri ju ka dhen besimin qe e kane fitore ne xhep.

  32. Andon says:

    Titullin e keni d#i o Temaaa.
    Nese perdor ” “, duhet te shkruash ekzaktesisht ate qe ka thene Moore.
    Pra, Moore ka thene qe Rama dhe Meta jane shprehur ne menyre kategorike qe do t’I fitojne zgjedhjet, dhe JO
    Rama dhe Meta jane kategorike…..etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje