KQZ miraton kërkesën e LSI për të pasur anëtarë në KZAZ

24 Prill 2013, 13:01Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me katër anëtarë ka miratuar kërkesën e paraqitur nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të pasur anëtar në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Pas kalimit të LSI në opozitë, e drejta për të pasur anëtar në KZAZ i humbet Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe i kalon LSI-së, që në fakt e kishte privilegj edhe kur ishte në pushtet.

Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përbëhen nga dy anëtarë të propozuar nga shumica, dy anëtarë të propozuar nga opozita dhe në gjysmën e tyre një anëtar propozohet nga shumica dhe në gjysmën tjetër një anëtar propozohet nga opozita.

Një ditë më parë, po me 4 vota pro, KQZ miratoi kërkesën e PR për pasur anëtarë në KZAZ, si forca e dytë e maxhorancës pas largimit të LSI.

Përfaqësuesit e PS dhe LSI në KQZ kanë njohur të drejtën e republikaneve për balancim të komisioneve të nivelit të dytë, por kanë kërkuar që bashkë me këtë kërkese te shqyrtohej edhe përfaqësimi i opozitës.

KQZ ndërkaq ka rrëzuar kërkesën për miratimin e komitetit nismëtar për kandidimin e Sazan Gurit si deputet i pavarur. /ep

10 komente në “KQZ miraton kërkesën e LSI për të pasur anëtarë në KZAZ”

  1. anticensurë says:

    filloi gracka e berishës!!
    e futën ujkun tek mëlçitë!!
    në një krah i heqin përfaqsuesin atje ku nuk ka asnjë vlerë në krahun tjetër i japi përfaqësues atje ku vendose gjithçka!!
    qyfyre më të mëdha do të shohim,kurse rama shko e bo i dor muhabet me shefat e “dy kërnacka e një birrë”!!

  2. Anton Nepravishta says:

    Po a eshte PDIU partia e dyte ne maxhorance?

    1. Koz Dynjaja says:

      – Ligji i famshem ! PDIU vertet ka 2 deputet por i ka marre ne nje prefekture se Idrizi ishte socialist. Ne prefektura tjera ka marre pak ose aspak vota ,. Ndersa PR ka nje deputet por ka marre vota ne gjith prefekturat dhe kalon ne total ne vend te dyte – boooo ne nje ane Meta i dyti ne anen tjeter Mediu !!!!???

    2. A says:

      Matet numri i deputetëve që janë fituar në zgjedhje, në 2009 si PDIU, si PR morën nga 1 deputet (Idrizi iku nga PS). Meqë kanë numër të njëjtë deputetësh maten nga votat dhe PR ka më shumë vota se PDIU në 2009.

  3. ivani i madh says:

    Po cfare desh PS keshtu eshte kur enderon me sy hapur .PS u demtua pa partia e LEVIZJES SUNUMES ILIR [lsi] fituar ka dale duke shkuar nga nje stan tek tjeterin duke i hapur rrugen nje bashkepuntori te Berishes dhe keshtu e mban nje dericke te hapur per me vone se si dihet . Skilia dhe hajduti i bejne mire hesapet edhe per me vone.

  4. VERONIKA says:

    Sazan Guri deputet ??donte te dilte deputet ??????
    Zot na mbaj mendjen ,cfare na degjojne veshet ….
    Po pse mor shoku Sazan ,me OJF nuk po te dalin mire llogarite ?????

    Plehra ,per ju do rivendosur pushkatimi pa gjyq !

  5. Kico says:

    E shikoni o kokepalaret e PISIT Rama sa thjeshte jane gjerat.Pse duhet te beje gjithe kete gurgule ai sharlatani juaj qe nuk la vend,rast dhe institucion pa diskretituar Shqiperine?Vetem per nje arsye, te ruaj bythen e tij,pra te siguroj kreun e PS.Tani ai luan me qarin.Po i fitoi zgjedhjet cdo gje harrohet,ne rast se i humbet do te sjelle si argumenta keto paudhesite e tij me KQZ dhe do te pretendoje se zgjedhjet nuk ishin te drejta.Si nuk beri nje gje normalishte ai ndyresire?

    1. dajti says:

      HA HA HA TANU E BESUAN ZAGARET E RAMES QE META
      ESHTE UJK I VJETER ..JA KA FUT MUEE RAMES NJALEN
      KJO ISHTE ME SE E QARTE QE ATO DO LUAJ ME RAMEN SI MACJA ME MIUN

  6. RINIA says:

    QE RAMA ESHTE PALLOSHI ME I MADH KJO DIHET PREJ KOHESH.
    SHKESI I KESAJ MARTESE HOMOSH ESHTE VETE BERISHA . NUK BEN
    META ASGJE PA LEJEN E BERISHES . ATO DO TE DALIN TE FITUAR.
    KETE PARASHIKIM E KAM THENE QYSH DURWN E PARE QE ATO DHANE
    LAJMIN E MARTESES DHE VAZHDOJ TE PERSERISE . QE RAMA DEL I HUMBUR

  7. liria says:

    Rama nuk ka qene kurre politikan ,gjirhmone ka bere
    gabime . Llapaqenat e Rames besoj qe nuk duhet te jene
    kaq te euforishem , duroni duroni qesh mire kush qesh
    i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje