Tjetër skandal i qeverisë, jepet me koncesion kontrolli me skaner në dogana, privati fiton 170 milion euro

24 Prill 2013, 10:42Politika TEMA

Është parim i njohur ky që në fund të mandatit duhet të përfitosh sa më shumë se nuk i dihet se çfarë sjellin zgjedhjet. Natyrisht ky është përfitim në kurriz të shtetit.

Pas skandalit me lotarinë kombëtare, Ministria e Financave ka vendosur që të japë me koncesion edhe kontrollin e mallrave në dogana.

Siç raporton Shqip, edhe deputetët e mazhorancës e quajnë një turp këtë vendim.

Kompania amerikane Rapiscan Security do të marrë me koncesion për 15 vite kontrollin e kontejnerëve. Në total për 15 vite ajo do të fitojë 170 milion euro, ose pak a shumë 12 milion euro në vit.

Sa përfiton shteti shqiptar? Vetëm 2 përqind do derdhet në arkën e Ridvan Bodes, që thotë se vetë nuk e bënte këtë punë pasi kërkonte investim./ep

32 komente në “Tjetër skandal i qeverisë, jepet me koncesion kontrolli me skaner në dogana, privati fiton 170 milion euro”

  1. Security says:

    Rapiscan Security nuk ka certifikimin per te operuar ne SHBA. Gjetje korruptive per ta shpetuar nga falimentimi. Kerkoni ne web per kete dhe do ta gjeni.

    1. @security says:

      s’ka pse te kete certifikimin per te operuar ne SHBA, ne jemi mesuar te marrim mbeturinat e botes dhe ti pasurojme ne Shqiperi.

      1. derr kuci says:

        Nuk ka nevoje fare te thuhet me se kjo qeveri eshte duke bastisur te gjitha pasurite publike kombetare ne pritje te humbjes se merituar te zgjedhjeve te 23 qershorit. Shpresoj qe PS te mos hezitoje te ndjeke penalisht te gjithe perfituesit e ketij megakorrupsioni pas fitores se tyre.

      2. Matrapapupa says:

        Hajdutet e Saliut jane bere si minjte, po e lene te paret anijen qe po mbytet. Asgje nuk mund ta largoje disfaten masive te Saliut kete here. E pret populli, per te lare shume hesape me te!

    2. lini says:

      Po leri more cfitojn ato po imagjino ca bojne ato, ato skanerat rrezik as plasmasin nuk kapin me tani se hekra e te tilla gjera sbehet fgjale.e saliu e beri mafie fare kete vend.

    3. shtet i rrenuar says:

      pas super vjedhjeve qe ka bere gjithe keto vite ne dogana, pasi ka lejuar te hyje cfare i ka dashur qejfi me kontroll e pa kontroll, tani qe do lere qeverine, i fut edhe nje vjedhje super spektakolare.
      do jete shume e veshtire per qeverine e ardhshme per te rindertuar shtetin ne keto rrenoja qe ka shkaktuar saliu.

  2. skandalet dhe bemat e saliut nuk kane fund, t'i japim fund me 23 qershor says:

    Nuk do i nderprese edhe vjedhjet e fundit deri me 23 qershor, do ta shkunde mire shtetin derisa tua nxjerre shqiptareve edhe qumeshtin e nenes.

  3. Argita says:

    Keto koncensione te paralajmerohen qe nuk do te njihen nga qeveria e ardheshme

  4. Flori says:

    Dihet qe vjedhjet para fushatave jane metode e Saliut. Uroj qe ato qe po ben Saliu te ç’behen pas 23 qershorit nga Partia Socialiste.

  5. Bato Mokra says:

    KryeARSYEJA e 100 ARSYEVE per ta qeruar SRB-in (nganjhere per inerci lexohet edhe Sali Rame Berisha)nje sekonde e me pare, qofte edhe me “metoden e vjeter”, qe na e shtiu ne mendje Namik Vehbi Fadile Hoti, eshte se ai po e le Shqiperine (thua i dine amerikanet vetorganizimet e popullit anekend, ne rast se GUXON serish te preke qofte edhe nje vote te vetme se cfare do ta gjeje ate dhe bythmuterit qe gjoja e ruajne??!), sic paskesh thene Tadiç “sinonim i varferise”, ose toke e djegur, te paqeverisshme. KY ESHTE DHE MISIONI QE I KA NGARKUAR REAKSIONI ME I ZI ANTISHQIPTAR, qe per shkak te qorrave, shurdheve, hajduteve te te gjithe llojeve, te kompromentuarve e te korruptuarve deri ne palce, per ta shaluar jeten qe “njehere u jepkesh” vetem atyre, po grahmon ne kete teater antishqiptar, ku mbeturinat jane ngritur ne krye dhe NJEREZIT E MIRE TE KETIJ VENDI rrijne sus!

  6. ARSI says:

    Nuk lane gje pa privatizuar do ta cojne deri ne fund rrugen e privatizimeve korruptive…deri ne piken e fundit do te bejne skandale sepse kjo eshte rruga e tyre…

  7. Anastasia says:

    E pasuruan boten me djersen e shqiptareve keto maskarenj…Nuk lane gje pa shitur e privatizuar a thua e kane pasurine babes….

  8. tanja says:

    Nuk mbyllet sipari i skandaleve te kesaj qeverie te korruptuar….Eshte koha per zgjimin e shqiptareve dhe per ti thene shporru njeher e mire Berishes nga politika…

  9. tonio says:

    kjo treggon qe arka e shtetit eshte bosh… edhe menyra me e mire se si ti mbushim per kto eshte duke dhen me koncesion gjith pasurit kombetare. Ky eshte turpi rradhes i kesaj qeveri po harrojn se gjith kto fatkeqsi bien mbi kurrizin e popullit shqiptar . TURP

  10. Tila says:

    Fatkeqsi per ne qe per 8 vite patem ne krye nje hajdut qe na privatizoi e shiti te gjitha pasurite kombetare….Eshte koha per nje Rilindje historike….

  11. BJORN says:

    Tani do te spostojne dhe doganen e Tiranes ne Vore,qe eshte bere me leket e vjedhura te shume doganiereve qe jane aksoniere te maskuar.Kane kerkuar nga agjensite doganore 100000 leke te reja per subjekt

  12. Bruna says:

    Ja se si i perdor kjo qeveri taksat tona…Turp!

  13. al says:

    mbas 23 qershoprit qeveria e ardhme te anulloje te gjitha tenderat abuzive dhe ministri i financave qe ka rrezik te privatizoje dhe ministrin e tij ,te dali para gjygjit per politiken finaciare antikombetare bashke me salen . nuk ka ma tradheti qe i eshte bere ketij vendi nga kjo qeveri e korruptuar.

  14. mirel says:

    I nderuari Edi, duhet te paralajmeroje shfuqizimin e ketyre koncesioneve.
    Dhe te premtoje nxjerrjen e nje ligji qe do ndaloje dhenien e koncesioneve te llojit te tille.
    Perndryshe pastaj kot vemi ne zgjedhje.

  15. ergi says:

    si gjithnje kjo qeveri jo vetem qe ka politika te gabuara por kerkon te vjedhe dhe te le arken e shtetit bosh dhe ne momentin kur e kane te sigurt humjen e zgjedhjeve dhe skane asnje shans per te fituar

  16. evi says:

    si eshte e mundur kjo qeveri te mundohet vetem e vetem te vjedhe shqiptaret dhe ska asnje politike te qarte ekonomike per zhvillimin e vnedit por vetem per rrenimin e tij

  17. eri says:

    filloi me privatizimet e veta qeveria se mduket i duhen goxha leke epr fushate dhe spo mundet ku ti gjej dhe shet asetet publike te shqiptareve per interesa te ngushta klienteliste te saja

  18. gjergji says:

    kjo qeveri edhe njeher po u verteton shqiptaretve se eshte ne krye te tyre vetem e vetem per ti vjedhur ata e jo per te menaxhuar parate e tyre dhe asetet publike te tyre

  19. ervin says:

    kjo qeveri ka dhene shembullin me te keq sesi sheti mund te vjedhe popullin e tij ne menyren me te keqe te mundshme duke filluar nga tenderat publike e deri tek privatizimet e famshme qe ka bere

  20. endri says:

    kjo qeveri ka treguar disa here se nuk di te kryej privatizime dhe se eshte deshtake ne kete aspekt se humbinje shifer prej 800 milion eurosh nga privatizimi i armos dhe as nuk mori garancine e ofertes prej 80 milion euro

  21. geri says:

    nuk ka si te ndodhe ndryshe dhe sjemi fare te surprizuar kur degjojme kshu lajmesh sepse shteti privatizoi hidrocentrale ne ulmin e eficences se tyre dhe aps nje investimi ne to ne dis milion euro

  22. beni says:

    shume borxhe u ka shqipatreve kjo qeveri por nuk di seei do ja shlyer atyre sepe ka ptivatizuar shume asete publike dhe shteti i ka lene arken bosh biles sh ka shkelur ligjine privatizimeve disa here

  23. besnik says:

    urojme qe pas 23 qershorit partia socialiste te hetoje te gjitha keto raste privatizimesh ku mendohet se shteti eshte perfshire te afera korruptive dhe se privatizimet nuk jane bere ne kushte te mira

  24. besi says:

    parita socialiste pas ardhjes ne pushtet do ndjeke nje strategji te qarte per privatizimet dhe ne menyre kategorike sdo behet pale e ketyre afera korruptive qe shperdorojne pasurite e shqipatreve

  25. shqiptari says:

    Jetojme kote.Jetojme sa per te mare fryme,dhe sjemi ne gjednje dyert e shtepive te tona,ti dalim per zote.

  26. Meleku says:

    TemA TV/ Rama në Elbasan: Do i japim doganat në menaxhim të huaj (VIDEO)

    11 Prill, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore,Tema TV |

    Shkruar nga: TemA

    8-prill-Edi-Rama-ne-Korce1Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke prezantuar programin ekonomik në Elbasan, deklaroi se do bëhet bashkimi doganor me Kosovën.

    “E kemi verifikuar imtësisht që bashkimi doganor është një hap plotësisht i mundshëm që nuk pengohet nga marrëveshja e stabilizim asociimit dhe që nuk pengon rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian. Përkundrazi, krijon lehtësira për ta perceptuar dhe për ta përdorur kufirin si një vijë që nuk ekziston, më mënyrë që të gjitha prodhimet të kalojnë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas njësoj siç kalojnë nga Shkodra në Vlorë,” tha Rama.

    Rama po ashtu premtoi unifikimin e administratës tatimore dhe dhënien e doganave në menaxhimin e të huajve.

    “Njëra është masë që e kemi lajmëruar në tryezën e dytë që bëmë me sipërmarrjen, unifikimi i administratës. Sot sipërmarrja ka një administratë tatimore bashkiake, një administratë tatimore kombëtare, pa llogaritur pastaj edhe pjesën e gjuetisë së shtrigave që është shtesë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë më shumë shpenzime nga paratë e publikut për të mbajtur në këmbë një administratë. Kjo do të thotë më shumë zvarritje dhe më shumë trokitje në derën e sipërmarrjes, kjo do të thotë më shumë korrupsion. Ne duam të ndërtojmë një administratë tatimore të unifikuar në vetëm një institucion,” tha Rama.

    “Ne do t’i japim doganat në menaxhim të huaj. Kjo është një gjë e re që nuk e kemi thënë më përpara, por është pjekur si ide. Domethënë do të administrojmë gjithë marrëdhënien e sipërmarrjes me doganën përmes një kontrate me një agjenci ndërkombëtare të specializuar duke ulur në mënyrë drastike të gjithë atë korrupsion dhe atë arbitraritet që sot po i merr frymën sipërmarrjes në doganë. Historitë e menaxhimit të doganave nga agjencitë ndërkombëtare të specializuara në shumë vende si vendi ynë, vende në zhvillim me probleme të mëdha korrupsioni në doganë, janë histori që flasin për sukses dhe flasin për rritje shumë të ndjeshme të të ardhurave në buxhet dhe njëkohësisht për një ulje shumë të ndjeshme të arbitraritetit dhe krijimin e kushteve të trajtimit të barabartë në doganë,” vijoi kryetari socialist./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje