Gjykata dënon Ballën për akuzat ndaj Pollos. Balla: Dinjiteti i tij vlen 30 mijë lekë

24 Prill 2013, 15:21Politika TEMA
Gjykata dënon Ballën për akuzat ndaj Pollos. Balla: Dinjiteti i

Deputeti socialist, Taulant Balla, është shpallur fajtor dhe dënuar me një gjobë nga ana e Gjykatës së Tiranës, për akuzat e bëra ndaj ministrit Genc Pollos.

Sipas gjykatës, akuzat e Ballës nuk janë të vërteta dhe për këtë arsye ai dënohet me 30 000 mijë lekë, si dhe pagimin e shpenzimeve të 17 seancave gjyqësore të zhvilluara në këtë rast.

“Kjo gjobë nuk është për arsye ekonomike sesa si një ndëshkim, pasi me deklaratat e tij në foltoren e Parlamentit deputeti Balla i ka shkaktuar dëm ministrit Pollo, duke ndikuar negativisht në opinionin publik”, tha gjyqtari Bledar Abdullai.

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar edhe deputeti socialist, Taulant Balla, i cili nuk është tërhequr nga akuzat e tij. Madje, Balla ka hedhur disa akuza të reja ndaj Genc Pollos për tenderin e rrjetit dixhital.

Në fund, Balla ka falenderuar me ironi gjyqtarin që nuk e ka vlerësuar më shumë se 30 mijë lekë dinjitetin e Pollos.

“Gjyqtari nuk kishte si të jepte vendim tjetër, megjithëse edhe vetë e kuptoi gjatë seancave gjyqësore se gjithçka kam thënë është e vërtetë. Për ta kuptuar më thjeshtë të gjithë shqiptarët, unë sot u dënova me vendim gjykate sepse kam thënë se rrugët e Shqipërisë janë çarë nga një kompani e cila nuk ka pasur licencë dhe leje. A janë çarë apo nuk janë çarë rrugët në çdo cep të Shqipërisë? A u ça “Rruga e Kombit” për të shtrirë kabllin e fibrës optike? Pse u tërhoq Genc Pollo nga licencimi i këtij rrjeti që do t’i jepte buxhetit të shtetit 12 milion euro? Pse nuk i lihet kohë Prokurorisë që të hetojë këtë rast korrupsioni? Shqiptarët do ta gjykojnë me 23 qershor se kush ka të drejtë. Duhet rilindje edhe për sistemin gjyqësor, për ta shpëtuar nga kontrolli i Saliut. Ndërsa Genc Pollos i them se do të hetohesh për të gjithë pazaret që ke bërë dhe po bën. Edhe këto dite po tenderon me shpejtësi dhe fshehtësi rrjetin dixhital të televizionit prej 25 milionë eurove. Në fund dua ta falenderoj gjyqtarin, i cili vlerësoi se dinjiteti moral i Genc Pollos vleka 30 mije lekë”, tha deputeti socialist pas vendimit të gjykatës.

Balla kishte akuzuar në tetor të 2011-s në Kuvend ministrin Pollo për afera korruptive, ndërkohë që tashmë ai i është bashkuar serisë së shumtë të deputetëve socialistë, të dënuar nga ana e gjykatës për shkak të akuzave ndaj qeveritarëve apo fëmijëve të kryeministrit Berisha./b.l

17 komente në “Gjykata dënon Ballën për akuzat ndaj Pollos. Balla: Dinjiteti i tij vlen 30 mijë lekë”

  1. elsi says:

    sigurisht..tuf hajdutesh si pollo smund te mbrohen ndryshe pervecse me gjykatat e korruptuara!!!

    1. J.T. says:

      Duroni veq pak. Sa te bahet Xhezo i par dhe hallet e juja do marrin fund
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/xhezair-zaganjori.html

  2. tasha says:

    e mo Balle ska gje se ta vlereson populli…nuk kemi besim tek ato gjykata

  3. Horri i Bulevardit says:

    Te gjitha keto gjykime, duhet te rigjykohen dhe kur te kete tjeter vendim, ata gjykates qe kane dhene vendime te pabazuara ne ligj, duhet te paguajne te gjitha demet financiare, se populli nuk mund te paguaje me taksat e veta qe i ka per rregullim te shtetit, te paguaje gjynahet e gjyqtareve, si ne rastin Nano, qe doli i pafajshem dhe u paguajt nga parate e taksapaguesve shqiptare, kjo se nje gjyqtyr donte te bente punet e Saliut.
    Cdo gjyqtar duhet te kete frike nga nje denim qe mund ti vi nga gjykimet e tij te papergjegjshme, te gjithe gjyqtaret qe kane dhene denime te jashtligjshme, duhet tu hiqet licensa, keshtu do te kemi gjyqtare qe ne cdo lloj presioni, te mos veprojne me urdhera partije.

    1. Meleku says:

      Cfare gallate! Xhevahiri i partise! PS do ti rigjykoje?

      Ky eshte mentaliteti i shumices tuaj, peng i se shkuares.

      E tregoi shume mire se çfare mentaliteti perfaqesoni dhe deputetit Tahiri, qe kishte shkuar dje e te ndalte policine ne zbatimin e ligjit.

      Viti 1945!

  4. joni says:

    bobobo ? eshte turp per kete vend , dhe si per partine demokratike dhe si per gjykaten qe eshte e blere nga ajo parti e flliqur !!

    e prishen popullin fare ,

    Ajd taulant behu i fort deri me 23 Qershor ?

    1. ibrahim says:

      o joni sa merak mor ju socialistat i keni pallat dhe ngjalat.

  5. labi-vl says:

    Sa poshte u ka rene cemimi ministrave te PEDES,as 50 mij lek te reja si harrijn ti fitojn,,gjynaf jan bere per sevap.

  6. Kico says:

    Gore me vendim gjykate.
    I shtohet radhes se gjate te zagarve dhe bucoreve qe u shplau trute ai debili i gjate.

  7. Organi Pavarur says:

    Sic e shikon edhe vete do te ishte edhe ne interesin tuaj zoteri i nderuar qe pas 23 qershorit te kontriboni seriozisht per t’i dhene dore te lire gjyqesorit te beje punen e tij si organ i pavarur.

    Nje gjyqesor qe ndodhet nen presionet politike eshte deshmia kryesore e shthurrjes se nje sistemi qe pretendon se udhehiqet nga parimet e demokracise.

  8. hasim says:

    Bashkohemi me shqetesimin e pdrejte qe i kane krijuar deputetit te parlamentit zoti Taulant Balla ku gjejme rastin ti jemi mirnjohes per dekospirimin e te gjitha aferave koruptive qe behen ne kete vend,por pergjigjen me te mire do ta jap populli ne 23 qershor ku çorben e gatuar nga ky pushtet i koruptuar do ta hane per vete te tyre .Le ti gezohen dhe dy muaj pushtetit se me pas do ti shohim se sa u vlen lekura e tyre,edhe njehere deputetit me te mire dhe me kurajoz te ketij parlamenti i urojme fat e sukesese ne fushaten elektorale dhe kur5 te vije ne pushtet ti veje para pergjegjesise ligjore te gjithe batakçinjt,e barkderrat e ketij pushteti te kalbur jo vetem ne drejtesi por edhe ne istitucione te tjera si shefi shtabit te ushtrise i cili e ka kethuyer ne pronen e vet ushtrine dhe per ato qe dha fiksi e shume e shume te tjera.

  9. Gjon says:

    CFARE?!!!! Bled Abdullai ka vene gjobe per shipfje nga foltorja e Kuvendit?!!!!
    O zot cfare behet, keta gjyqtare o jane krejtesisht truthare e s’njohin asnje ligj (perfshi Kushtetuten sipas te ciles, vetem gjate ushtrimit te detyres dhe vetem deputetet nuk sanksionohen per fyerje e shpifje) ose jane kaq legena sa per ta nuk ka rendesi Kushtetuta e ligjet po b… lepirja ndaj pushtetit… mjerim pa fund…

  10. betimi says:

    Nuk eshte akuze per gjykaten kjo qe thote Taluant Balla ” a jane çare apo nuk jane çare rruget ne çdo cep te Shqiperise”, “a u ça rruga e Kombit per te futur fibrat optike”? Ky dhe soji i tij pandehin se publiku nuk e kupton dallimin midis deklaratave politike dhe denoncimeve penale, apo dallimin midis nje shkrimi gazetari qe paraqet indicie te korrupsionit dhe padise penale qe duhet te mbeshtetet ne prova te korrupsionit. Publiku i kupton dhe mire eshte ti kuptoje edhe Balla se u dend me gjoba per shpifje. Si nuk i vjen turp qe del dhe mburret si luftetar kunder korrupsionit, ndersa denohet gjithnje per shpifje. Une nuk kam fare respekt per Genc Pollon, por ministrat si ky Genci vetem zbardhen kur me demek luftohen keshtu siç i lufton ky Balla. Lufta kunder korrupsionit ne gjykate behet me prova o zoteri, nuk behet me llafe. Nuk ka sot e nuk do te kete kurre gjykata qe nuk do te denojne shpifjen. Mbaje veth ne vesh.

  11. ivani i madh says:

    o Balla mjaft na bere der der tani do ta shohim mbas zgjedhjeve kur ta mireni ne dore pushtetin e qeverisien se cfare do beni .E a do bindeni popullin duke i kethyer keto gjyqe per te vene drejtesi sipas jush dhe a do denohen keta sherbetore te Berishes per vendime te pa drejta ndaj opozites dhe njerezeve te thjeshte . Kete po pret me pa durim populli. Ne te kunder mos dileni para popullit dhe elektoratit qe do ju votoje se jo vetem peshtymen e kini hak po dhe shume gjera te tjera me te renda.Se me premtime , mburie e mashtrime jemi ngopur deri ne gryke duam veprim konkret e real..

  12. Gezimi nga Librazhdi says:

    E more Taulant se te kam edhe patriot. Pse nuk thua qe burri i motres tende,greku Demitri Skukas punon shef te kompania e bashkim Ulajt qe i ka dhene leje speciale Olldashi te caje rruget e Shqiperise. Dhe i kerkon Pollos te licensoje fibrat e Bashkimit e te Kolit. Nuk po flas mire a keq per Pollon por edhe une te isha, nuk do te firmosja per pisllukun e te tjereve. Thyj shyqyr qe gjykatesi e pati doren e lehte me 300 mij leke.

  13. aron says:

    Jepi Taulant ,si gjithmone ne balle ,po afron ora e se vertetes ,do lahen padrejtesite dhe te paret gjykatesit e tomrat e sashenkat do dalin ne banken e te akuzuarit .Uf sa pritje e gjate,por me mire vone se kurre,fitore PS.

  14. Sume Gruda says:

    Genc Pollo dikur ishte ne anen tjeter kunder Berishes dhe tani eshte ne krahun e djathte te tij.
    Si Jozofina u be i rrezikshem por nuk do shkoje me gjate shume jane duke u keput rruget Pollo duke e pritur si Jozofines “Gelatina” franceze.
    Shume shpejte duhet pergjigjur tek populli shqiptar nuk kane ku te meshefen do u duhet advoketen te forte
    ne Shqiperi nuk gjinen advokatet qe skane bere pislleqe ata vete duhet te rij qe nuk kane pasur qe te korruptohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje