Agdal: Me modelet e reja abuzohet seksualisht

27 Prill 2013, 09:57Lifestyle TEMA

Modelja dhe aktorja e njohur, Nina Agdal, ka zbuluar detaje jashtëzakonisht shokuese rreth abuzimeve që ndodhin në industrinë e modës, sidomos me modelet e reja që duan depërtimin në botën e modës.

Është thënë shpeshherë se modelet duhet të ‘paguajnë’ për të depërtuar në industrinë e modës, pasi bosët nuk binden aq lehtë për promovimin e tyre, ndërsa këto teori konspirative i ka përkrahur Agdal që ka kohë që është pjesë e kësaj fushe.

“E kam të vështirë ta them, por në industrinë e modës ka abuzime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato seksuale. Një përvojë të tillë e kam pasur edhe unë, por për fat kam arritur t’i përballoj këto sfida me sukses dhe mos të nënshtrohem”.

“Por, shumë modele, sidomos ato që janë në hapat e para, nuk e kanë pasur fatin tim, pasi janë abuzuar në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe seksualisht. Dhe, ato ngurojnë që të flasin për këtë, nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund”, ka pohuar bukuroshja,thekson “KohaNet”. P.K

3 komente në “Agdal: Me modelet e reja abuzohet seksualisht”

  1. pazari i ri says:

    nuk na the ndonje gje te re moj nina,keto jane gjera qe dihen prej kohesh

    1. Hajd mo,ske çbo!
      Ka edhe me keq.

  2. durrsi says:

    Ka edhe nga ato,qe e japin vete,vetem e vetem,qe te arrijne ne sfilatat e modes.
    Ne nje menyre apo tjeteren,kjo bene pjese ke ajo rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje