Arsimimi,shtetet më të zgjuara në botë

28 Prill 2013, 18:13Lifestyle TEMA

Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master. Sipas Yahoo, 68 për qind e kanadezëve të moshës 15-vjeçare dhe më lart ka një edukim mbi shkollën e mesme.

Izraeli renditet i dyti në listën e shteteve më të zgjuara dhe më të edukuara. Vite më parë, në Izrael, edukimi ishte një privilegj i pak njerëzve, vetëm 1600 studentë kishin fatin të edukoheshin në universitet.

Japonia është e njohur në të gjithë botën, për arritjet e saj në teknologji dhe shkencë, ndaj nuk është çudi që renditet e treta për sa u përket vendeve më të edukuara. 44 për qind e 127.9 milionë e njerëzve që janë pjesë e popullatës së Japonisë kanë mbaruar studimet e larta. Vendi ka nxjerrë 15 nobelistë në fusha si fizika, kimia dhe mjekësia, si dhe në lidhje me teknologjinë robotike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si të katërtat në listën e shteteve më inteligjente dhe të edukuara. Në vitin 2009-2010 në të gjithë Amerikën Veriore numëroheshin rreth 4.495 universitete.

Zelanda e Re është shteti i pestë më i zgjuar dhe i edukuar në renditjen botërore. Shkalla e personave që dinë të shkruajnë e të lexojnë mes të rriturve është 99 për qind.

Koreja e Jugut renditet në vendin e gjashtë. Edukimi në këtë shtet është shumë strikt. Punësimi dhe statusi i çdo njeriu varet në mënyrë të pandashme nga niveli i arsimimit dhe arritjet shkencore, gjë që shton shumë konkurrencën mes studentëve. 39 për qind e popullsisë ka një diplomë universiteti.

Norvegjia, Finlanda, Britania e Madhe dhe Australia zënë të gjithë vendin e shtatë për shkallën e zgjuarsisë dhe edukimit. Në të gjitha këto shtete 37 për qind e popullatës ka diplomën e mbarimit me sukses të universitetit.

Estonia dhe Irlanda e ndajnë vendin e tetë mes tyre. Në të dyja këto vende, 36 për qind e popullatës mbart një diplomë universiteti

Luksemburgu dhe Zvicra janë në vendin e nëntë të shteteve më të zgjuara. Edhe pse Luksemburgu ka vetëm një universitet, 35 për qind e popullatës ka diplomë universiteti.

Danimarka renditet në vendin e dhjetë të shteteve më të edukuara. Është shumë i çuditshëm fakti se Danimarka është ndër shtetet e pakta që i paguajnë studentët e tyre për të ndjekur universitetin,transmeton “Klikonline”. P.K

12 komente në “Arsimimi,shtetet më të zgjuara në botë”

  1. Cami i Vlores says:

    Shqiperia e para nag fundi.Me universitete si Kristal,europian etj etj te gjithe shkencetare.

    1. Vlora says:

      na kane haruar, se ne jemi te paret ne bote ku per cdo person ka edhe nje fakultet privat, por kuptohet atje shkon pa kaluar fare ne gjimnaz.

      1. S’doni me kuptu iher e mire se Universiteti osht vetem per t’mor i Diplome. Nuk ka hiq nevoje me mendu e me vra trute se mendo e puno Doktori per t’gjithe.

  2. Martin says:

    Po kane haruar Shqiperine qe ka diploma universitare me shume se njerez. Dhe njerezit shqiptar jane shume inteligjente kalojne nga fillorja apo 9vjecarja direkt ne universitet. Edhe titujt e gradat shkencore shiten dhe po te shohesh zoterinjte kriminele te pasur kane sot grada shkencore. Po universitete. Ia kalojme amerikes ne kemi universitete jo vetem ne cdo qytet por edhe ne fshatra ku nuk ka njerez por vetem vota.

  3. i shkolluar says:

    Me falni keni harruar Shqiperine. Une personalisht kam 4 diploma qe i kam fituar ne 3 vjet. Kam mbaruar juridik, kam bere nje master ne ortokulture, kam nje bachelor ne maredhenie me publikun dhe sapo me erdhi ne shtepi diploma e infermierit. Kush vend i arrin keto standarte. Lum si ne qe kemi Kristalin, Vitrinen dhe sjoket e tyre sepse kemi arritur nivele te papara. Keta ne kete artikull na flasin per Kanada e Izrael qe mezi kane nga nje diplome prej leshi. Ec aty plako se me ne Shqiperia ka ndryshuar dhe do ndryshoje deri sa te mos e njohim me.

  4. alban4eva says:

    kane harruar Albanistanin e S-halese me 130 universitete, te tipit Kristal dhe me diploma palmash.. sa komunista te keqinj jane keta qe bejne keto sondazhe, e lene enkas Albanistanin e S-halese jashte, per me hedhe balte mbi bacen tone te bjeshkeve..!!

  5. kurvai says:

    une kam tre mastera ne marredhenie publike, marredhenie nderkombetare dhe marredhenie sexuale me tre ferma njekoheisht.

    Me mire universiteti i Jetes se sa Kristali, Ufo, Vitrina dhe Pendxherja, dhe Derras.

  6. tefta says:

    PO GJERMANIA QE ESHTE PARAJSA E SHKOLLES DHE E NXENESVE KU E KENI FUT JU TE PASKRUPULLT ME KETO KONKLUZIONE JO TE VERTETA ?????????????????????????????????

    1. miri says:

      tefta, jo te gjith gjermanet jane te shkolluar, me sa kam pare un ne gjermani ka shum te pashkolluar dhe te alkolizuar qe flene neper rruge, lypsa etj

    2. Ton says:

      Tema kot beni sondazhe. Pyesni Tuften me mire!

  7. Tironci says:

    Tefta keni shume te Drejte .
    Gjermania eshte Nr-1.

  8. viktor hoti says:

    Rekordin boteror e ka thyer fakulteti i drejtesise ne te cilin para disa vitesh jepte leksione nje punonjes i ministrise se drejtesise qe nuk kish….arsim te larte. viktor hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje