Biberaj: Komisioni kundër Ramës, qesharak. Patëm ofertë nga PD për koalicion

29 Prill 2013, 17:41Politika TEMA

Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, e ka konsideruar si qesharak komisionin hetimor të ngritur ditën e sotme për kreun e opozitës, Edi Rama.

“Ky një zhvillim qesharak dhe i denjë për atë grup të pseudomazhorancës, e cila nuk është një mazhorancë reale. Ky është një model shqiptar. Historia ka treguar që shumë komisione janë ngritur por nuk ka pasur një produkt final dhe janë shtyrë pafundësisht nga parlamenti pa asnjë lloj sensi politik dhe juridik, nuk kanë dhënë rezultat”, tha Biberaj për News 24.

Biberaj ndërkohë ka konfirmuar se FRD ka pasur oferta për koalicion si nga PD, ashtu edhe nga PS, por i ka refuzuar ato.

“Po, kemi pasur oferta, të dyja i kemi refuzuar. I kemi refuzuar, pasi me PS na ndan ideologjia dhe programi, nuk mund të kalonim majtas. Ne vijmë nga e djathta tradicionale. Ndërsa rrugët tona me PD janë ndarë për arsye parimore. Ne jemi forcë e qendrës së djathtë, refuzuam aleancën me PD dhe PS, ne jemi në të drejtën tonë dhe kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Jam i bindur që asnjë nga koalicionet nuk do ketë 71 vota, ne na nxjerrin zgjedhjet me një grup parlamentar”, tha ai.

20 komente në “Biberaj: Komisioni kundër Ramës, qesharak. Patëm ofertë nga PD për koalicion”

  1. Demokracine e bejne njerezit me parime, jo ata qe i therrasin vetes demokrate. says:

    Per ata qe arsyetojne duke u bazuar ne ligj dhe vene llogjiken ne pune, ky koalicion eshte qesharak dhe investim kohor i kote kur mund te investohej per te zbuluar informalitetin, korrupsionet e padrejtesite e ministrave tane.

    1. FRD eshte shpresa per te rilindur partine demokratike pas 23 qershorit. says:

      Kjo parti demokratike qe kemi ne sot eshte e deshtuar, dhe vetem emrin ka te tille se vetem demokratike nuk eshte ne politikat e saj qe e ka shnderruar cdo institucion shteteror ne sherbim te nje familje te vetme dhe ka harruar popullin te cilin perfaqeson.

    2. feniks says:

      Biberaj:
      Ne se e konsideroni Sali Berishen si ARMIKUN ME TE MADH TE DEMOKRACISE E TE SHTETIT SHQIPTAR,atehere ju duhet te ishit bashkuar me OPOZITEN!!!
      Lerini DENGLAT per fantazmat IDEPOLOGJIKE,qe paskeni ju!!!
      Asnje parti ne Shqiperi nuk bazohet ne ndonje IDEPLOGJI!!!
      Te gjithe jane per SISTEMIN KAPITALIST!!!
      Sipas teje shumica e SHTETEVE TE BE-se,qe qeverisen nga E MAJTA SOCIALISTE APO SOCIAL_DEMOKRATE,qenkan komuniste????
      E kishit nje shembull kuptim plote nga historia boterore per t’u bashkuar me PS-ne per SHPORRJEN E Berishes:
      RUSSVELTI i SHBA-ve u bashkua ne nje koalicion me STALININ KOMUNIST EKSTREMIST,vetem per te ZHDUKUR MURTAJEN NAZISTE TE HITLERIT!!!!
      Te vetem ju nuk do merrni asnje deputet ne asnje qark!!!

    3. Pilo Lala says:

      Besoj se Partia e Topit eshte Partia qe do marri votat e djathta.
      Megjithate, ka shume Tropojane, qe sa ti bej nje zile Berisha, kthehen menjehere.

  2. leon says:

    BRAVO QE S KENI PRANUAR…PO TE KISHIT HYRE ME sALIUN E p>punes DHE eDIN E PS PO NGA pp DO TE ISHIM LARGUAR TE GJITHE NGA FDR.PD PERFAQSON SALI BERISHEN DHE JO PD ..AI E OZURPOI…O BIBERAJ SALIU ZBRITI NGA VARKA E ENVERIT DHE JO NGA ARKA E NOES….ASHTU SI DHE KRESHNIKU QE KA ZBRIT NGA SALIU…NGJARJET E FUNDIT TREGOJNE SHUME GJERA,,,KOLLONA TA PESTA QE PO PERDOREN PER ZGJEDHJE.

  3. Marjeta says:

    E majta e bashkuar do te marre me shume se 71 deputete, sepse pervec programit fantastik te rilindjes, dhe skuadres konkuruese, ka te gjithe popullin e zhgenjyer te pozites e te opozites dhe fitorja e se majtes bindshem eshte e pashmangshme.

  4. Lorena says:

    Pseudomazhoranca merret me vogelsira qe nuk sjellin asnje dobi per qytetaret apo zhvillimin e vendit, kete gje ka bere tere keto 8 vite prandaj jemi katandisur ne kete gjendje sic jemi sot.
    Aty ku eshte per te ngritur komisione, per te hetuar ministrat e korruptuar, ambasadoret e vene padrejtesisht ne krye te vendit, nuk ngrihen komisione.

  5. abc says:

    do te shohim ne 23 qeshor se sa vota do tju japin tropojansit juve z. Biberaj pasi me tiranen nuk ke asgje te perbashket. Po edhe ata tropojanas qe jane ne tirane jane militante te cmendur te Berishes pasi i ka dhene toka pa leje sa nuk ka ku te shkoje me!!!

  6. kelmendasi says:

    Cila Pd ju ftoji ju z.Biberaj/Po ju diten qe duelet vetem thate qe nuk kishit ftese zyrtare nga PD po tani harrut brenda javes cfare thate?
    Pd nuk ju ftoji por ju dolet vetem me porosi te dyshes Rama Arvizu.
    Por leshin do merni

  7. Ermali says:

    PD ME ALEATET DO MARIN 71 DEPUTET NUK VOTOJNE SHQIPTARET PER HAJDUT SI META DHE TE PA AFTE SI RAMA

  8. rrakatiqja says:

    10 veta jane nga “Bajram Curri”, te gjithe njeri kunder tjetrit.
    Te tjeret polic.

  9. valter says:

    Bravo Biberaj, ju jeni nje nder politikanet me fisnik dhe me integritet qe ka vend sot per sot, bravo! Me asnje force politike qe ka qeverisur vendi keto 23 sduhet te beni koalicion. Nese vazhdoni keshtu ju do jeni e djathta e vertet shqiptare, PD do shkrihet ose do ti mbeten vetem hajdutet dhe do katandiset si Ceka me Milon.

  10. Tony uk says:

    @ermal,lesht e qenit do te merrni te jesh I sigurte,po I beri berisha 60 deputete kenaquni se nuk arrini dot me shume,kuptohet 60 me te vjedhur!!

  11. agroni says:

    Po ju ca oferte beni?
    Ca ofrete i beni publikut?
    Kush jane kushtet tuaja per PDne!? a PSne!?
    Thojini tani para se shqiptaret te votojne.
    Pa per Moral a Fryme te Re, nuk genjeni njeri, se kryetari juaj vodhi me parate e pista te PD-se, HAPUR FARE, institucionin me te larte te shtetit PRESIDENCEN.
    Se na paketoheni ndryshe, si LSI, e na flisni sikur sken nje te kaluar, e sikur etj etj

  12. Horri i Bulevardit says:

    Edhe njehere u bej thirrje te gjitha partive qe konkurojne kunder Berishes, te fillojne te bejne publike emrat qe kane mesuar deri tani si fallsifikatore, te fillojne nje fushate publicitare, ku ne baze te ligjit, te japin mesazhet e duhura, per ata qe fallsifikojne dokumentat dhe ata qe i perdorin ato.
    Fushata duhet tu beje me dije, fallsifikatoreve se do te denohen me burg, jo me pak se dhjete vjet, mbas 23-qershorit, kur qeveria e re te marre te gjitha dokumentat ne dore, tu behet e qarte se dhe ata shtetas te Shqiperise, qe kane marre dokumenta te fallsifikuar dhe kerkojne te votojne me shume se dy here, dhe qe kane futur persona qe kane vdekur per te votuar Saliun, tu behet e qarte se do te marrin nje denim jo me shume se tre vjet.
    Te gjithe ata shtetas jo shqiptare nga Shqiperia qe jane perdorur nga qellime te pista te qeverise Berisha, dhe qe jane kosovare, apo shqiptare nga trojet e tjera ku ka shqiptare, tu deklarohet se mbas 23-qershorit, do te kontrollohen te gjitha fallsifikimet dhe ketyre personave qe kane votuar ne Shqiperi, pa qene shtetas shqiptare, do tu ndalohet te hyjne ne Shqiperi, jo me pak se dhjete vjet.
    Metoda e shpalljes se personave te padeshirueshem dhe qe u ndalohet hyrja ne nje vend kur ata kane shkelur ligjet e shtetit prites, eshte sot nje menyre efikase, qe ka bere qe shume falsifikatore dhe kriminele te bllokohen qysh ne kufi.
    Edhe keta persona qe votojne pa qene shtetas te Republikes se Shqiperise, jane shkeles te ligjit shqiptar dhe si te tille duhet tu ndalohet hyrja ne Shqiperi, jo me pak se dhjete vjet.
    Edi Rama, PS-ja dhe partite e tjera opozitare, duhet te fillojne sa me shpejt nje fushate publicitare, qe neser me marrjen e pushtetit, te kene te gjithe te drejten te denojne personat qe kane shkelur ligjet e shtetit shqiptar.
    Per zotin Biberaj uroj qe te dale fitues, se e meriton te perfaqesoje te djathten e vertete shqiptare.

  13. vitori says:

    Alooooooooo Edi Jam çimi,,,,,,,,,,,,,,
    ,,pjesa e PARE,,

    Një ditë Pinoku e pa veten zot të pesë monedhave ari. Nuk jua tregoi dot gëzimin e tij! “Me një thesar të tillë në xhep, – mendonte, – mund të kthehem te babai im i shtrenjtë Karlo dhe të jetojmë të dy si zotërinj të mëdhenj!”. Por i kishte bërë hesapet pa dhelprën dhe maçokun, dy kumbarët që hiqeshin si shokë të tij, por që në të vërtetë donin vetëm t’i vidhnin thesarin.

    Si për fillim, dhelpra dhe maçoku ia mbushën mendjen të shpenzonte një monedhë ari në bujtinën “Karkaleci i kuq”, ku hëngrën një drekë sa plasën. Pastaj, dhelpra e pyeti pinokun: – Po me monedhat e tjera, ç’ke ndërmend të bësh? – Do t’i ruaj në xhep, sigurisht, – iu përgjigj Pinoku.

    – Përse nuk shkon t’i mbjellësh në Fushën e Mrekullive? Mund të bëhen mijëra. – Sa larg prej këtej është Fusha e Mrekullive?

    – Nuk është as dy kilometra! Do të vish me ne? Për një gjysmë ore je atje. Mbilli katër monedhat dhe brenda pak minutash mbledh të paktën një mijë!

    Pinoku u lëkund pak, por pastaj meqenëse nuk gjykonte gjatë, i tha dhelprës dhe maçokut: – Shkojmë atëherë: do vij me ju! Dhe u nisën. Pasi kishin ecur një gjysmë dite mbërritën në një qytet që kishte një emër të bukur, Akiapacitruli.

    E përshkuan gjithë qytetin, duke lënë pas banesat dhe ja ku u gjendën në një fushë të veçuar, të ngjashme me të gjitha fushat në botë. – Ja Fusha e Mrekullive, – i tha dhelpra Pinokut. – Tani gërmo me duar një gropë të vogël dhe futi brenda monedhat e arit. Pinoku bëri si i tha dhelpra. – Tani, – shtoi dhelpra, – shko deri te burimi, merr pak ujë dhe ujite vendin ku mbolle monedhat. Pinoku shkoi deri te burimi, mbushi njërin nga këpucët me ujë dhe ujiti dheun që e kishte mbuluar gropën. Pastaj pyeti: – Ç’duhet të bëj tjetër?

    – Asgjë, – iu përgjigj dhelpra. – Tani mund të ikim. Ti mund të kthehesh ndoshta përsëri këtu pas një ore dhe do të gjesh pemën që ka mbirë nga toka me degët e ngarkuara plot me monedha rrëzëlluese… Me të thënë këtë, të dy kumbarët u përshëndetën me Pinokun dhe ikën për hesap të tyre.

    Pinoku u kthye në qytet: kur iu duk se kishte kaluar një orë, mori rrugën që të çonte te Fusha e Mrekullive. Ndërsa ecte mendonte: “ Por sikur në vend të monedhave të gjejë në degët e pemës… dy mijë? Po nëse në vend të dy mijëve të gjej… pesë mijë? Po nëse në vend të pesë mijëve të gjej… njëqind mijë?

    Oh, ç’zotëri i madh do isha! Do ndërtoja një pallat me njëmijë lloj lodrash për t’u argëtuar, një bodrum plot me pije dhe një dhomë plot me torta, kekë e fruta të sheqerosura…”. Dhe duke fantazuar kështu mbërriti në afërsi të fushës, ndaloi se mos dallonte ndonjë pemë me degë të ngarkuara me monedha ari: por nuk ia zuri syri.

    Bëri edhe një qind hapa para por… asgjë. Hyri në fushë, shkoi taman te vendi ku kishte hapur gropën dhe kishte mbuluar monedhat e tij, por… asgjë! Atëherë ra në mendime dhe kroi kokën.

    Pikërisht në atë çast dëgjoi një të qeshur të madhe. U kthye dhe mbi një pemë vuri re një papagall të madh plak. – Përse qesh? – e pyeti Pinoku me zërin e dikujt që vlon përbrenda nga zemërimi. – Qesh se u gudulisa nën krahë. – Hëm! – ia bëri Pinoku.

    Dhe pa shtuar asnjë fjalë shkoi drejt burimit, mbushi përsëri të njëjtën këpucë dhe ujiti përsëri tokën ku kishte mbuluar katër monedhat e arit. Kur ja, përsëri një e qeshur e madhe, edhe më e paturp se e para, u dëgjua mes heshtjes që mbulonte fushën. – Të lutem! – bërtiti Pinoku. – Mund ta di përse qesh mor papagall i paedukatë, përse qesh? – Qesh me disa bufër që e lënë veten të mashtrohet nga ata që janë më dinakë se ata.

    – Mos e ke fjalën gjë për mua? – Po, për ty e kam, i shkreti Pinok, për ty që je aq budalla sa besove se paratë mund të mbillen e korren nëpër fusha njësoj si fasulet e kungujt.

    Mbaje mend, se për të mbledhur pak para mënjanë në mënyrë të ndershme duhet t’i fitosh me punën e krahëve të tu ose me mençurinë e kokës tënde. – Ç’do të thuash? Nuk po e kuptoj, – i tha Pinoku. – Durim! Po ta shpjegoj më mirë! – i tha papagalli.

    – Merre vesh pra, se ndërkohë që ti ishe në qytet, dhelpra dhe maçoku u kthyen sërish këtu në fushë, i morën monedhat e arit dhe ikën si era.

    Pinoku mbeti me gojëhapur…dhe ne po e lëmë ashtu që të mund të mendohet bashkë me ju mbi fjalët e urta të papagallit.

  14. mirosh says:

    Emer te papershtatshem ke o Horri Bulevardit ! per komentin jam plotesisht dakort dhe nuk heqim asnje presje – ashtu u befte dhe fjala juaj ne vesh te PS. rrofsh .

  15. vitori says:

    Aloooooooooooooooooooooo,,,,,,,,Ediiiiiiiiiii,,Jam çimi,,,,,,,,

    Mes minjve dhe nuselalave nuk ka pasur kurrë harmoni. Në fakt, herë pas here mes tyre plas lufta dhe natyrisht, në shumicën e rasteve, ishin minjtë ata që dilnin humbës, pasi nuselalat ishin shumë më të shkathta.
    Gjatë një prej këtyre konflikteve, minjtë, të përgjysmuar nga një sërë betejash të humbura, u mblodhën në një asamble dhe vendosën të mos sulmonin më të gjithë bashkë, si kishin bërë gjithmonë, por ta ndanin ushtrinë në reparte dhe në krye të çdo reparti të vihej një mi gjeneral.
    Ata mendoni se nëse janë më të organizuar, do të jenë më të suksesshëm. Të zgjedhurit në këtë post të lartë e morën shumë seriozisht, prandaj kërkuan edhe të vishnin diçka që t’i dallonte nga minjtë e tjerë, domethënë ushtarët e thjeshtë. Madje përshtatën edhe nga një helmetë me ca brirë të dukshëm.
    Nuk e kishin bërë kurrë këtë! Në të vërtetë, që mburrja jo vetëm është e panevojshme, por shpesh e dëmshme, u vërtetua në betejën e ardhshme vendimtare. Minjtë e mundur duhej t’i kthenin shpinën armikut dhe të futeshin nëpër vrimat e tyre.
    Të gjithë ata që nuk kishin rënë në fushë të betejës arritën të strukeshin nëpër vrima. Të gjithë, me përjashtim të gjeneralëve mburracakë, të cilët nuk arritën të futeshin në vrima për shkak të brirëve të gjatë që kishin në helmeta, kështu që u zunë rob nga nuselalat dhe përfunduan si ushqim i tyre.

  16. Miri says:

    Z.Biberaj nje pyetje kam une : arsyet parimore te ndan nga PD-ja apo tu prish interesi dhe ato deshirat e tua sti realizuan? ishalla ti ploteson Z.Bamir sepse edhe ai si ti, besoj se e dini qe partia jote sdo kete sukses , por sic shihet endrra shihni shume dhe me vjen keq per destinacionin te keq te tyre ?

  17. boksi says:

    Z. Biberaj,

    nuk e di por me duket se planet i keni bere gabim: uroj te fitoni 3 deputete por do te jete shume veshtire! Ju duhet ti dini shifrat qe vendoset te mos bashkoheshit me aleancen europiane kunder horrit te lirise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje