Dashuria në kohërat e Facebook,"më romantike dhe më e fortë"

29 Prill 2013, 21:07Lifestyle TEMA

Të gjithë e kemi bërë, kemi vendosur foto e partnerit ose një foto në çift në rrjetet sociale. Dhe tani na vjen përfundimi se kush vendos të tilla foto në Facebook apo Twitter ka një lidhje dashurie më romantike. Ky është rezultati që ka arritur Christopher Carpenter i departamentit të komunikimit në Western Illinois University.

Studimi ka analizuar 276 persona të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të psikologëve mbi jetën personale dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

“Kush puublikon shumë foto në çift zakonisht ka një marrëdhënie më të thellë dhe më romantike sepse këta çifte kanë tendencë të ndihen më të lidhur me partnerin”, shpjegon studiuesi.

“Vullneti për t’u rritur është motivimi thelbësor për këtë model. Bëhet fjalë për nevojë për të përhapur të dhëna për veten që vjen nga ndërlidhja me partnerit në marrëdhëniet sentimentale. Rrjetet sociale janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë. Facebook ofron një panoramë unike mbi shumë aspekte të marrëdhënies në çift. Edhe kur lidhja ka kohë që ka përfunduar gjurmët e saj mbeten në profilet tona”, ka përfunduar ai,transmeton “Infonline”.   P.K

6 komente në “Dashuria në kohërat e Facebook,”më romantike dhe më e fortë””

  1. enea says:

    Studim kot me se koti, dhe aspak baze. Si ka mundesi te behen pergjithesime te tilla duke u nisur nga nje foto?
    Ka shume cifte qe nuk duan te bejne publike ne fb jeten e tyre emocionale dhe pavaresisht kesaj jane akoma edhe me romantike.

    1. Eri Brace says:

      Facebook ka dale jashte kontrollit, e pranoi dhe vete themeluesi i tij Zuchenberg Mark
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/facebook-most-likeable-fashion-brands.html

  2. Albania1 says:

    Normal prandaj FaceBook eshte vendi ku c’do shemtir thirret yll bote ?

  3. alma says:

    si si vertet shume e vertet kjo shpikje alla amerikane ,prandaj jane shume te lidhur sot se perfunduan te gjitha grate nga 50 60 vjecare me djem te rinj e vene moshen nga 15 ose 20 vjete me te vogla kkkkkkkkkkkkk u cmenden grate ky eshte FB. hahahahahah

  4. TAHIPI says:

    ja dhe kasollja ku do bej parjen me lola ,,e quajtem faqe bardhe ,me demek fb.

  5. balzac says:

    F.B.Eshte nje rrjet social i krijuar per flirte.Une i zhgenjyer mora arratine dhe kurre me s’do behem pjese e tij.Shume familje jane shkaterruar dhe shkaterrohen cdo dite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje