Malet prej rëre “pushtojnë” Francën (FOTO)

1 Maj 2013, 21:09Lifestyle TEMA
Malet prej rëre “pushtojnë” Francën (FOTO)

Për shkak të “sjelljes” së çuditëshme të natyrës kemi të bëjmë me një mur të rërës në bregun perendimorë të Francës. Bëhet fjalë për një gjatësi 3 kilometra të gjatë,500 metra të gjërë dhe 100 metra të lartë. Ky mur i shkretëtirës është i vendosur në jug-perëndim në Bordo,dhe përbëhet prej 60 milionë metra kub rërë. Kjo rërë mendohet të jetë dyfishuar në njëqind vitet e fundit.

Në vitin 1928,një familje në Bordeaux vendosi të ndërtojë një vilë në këtë shkretëtirë ,ku dy vjet më vonë u pushtua nga ndërtesa të shumta.

Për shkak të vendodhjes dhe bukurisë së veçantë,kjo zonë është bërë një pikë turistike mjaft e nxehtë duke tërhequr shumë vizitorë,thekson “Daily Mail”.   P.K

 

 

 

4 komente në “Malet prej rëre “pushtojnë” Francën (FOTO)”

  1. Amant says:

    Eshte vertete fantastike ky masiv rere. E vizitova ne veren e vitit 2008. Jam ngjitur lart dhe kam shetitur veçse 200 metro me tre miq te mij shqiptare qe banojne ne Paris,e Bordo, ku une kisha bujtur si i ftuar per disa dite. Per shkak te rreres nuk mund qe te ecet atje lart edhe pse ne tentuam qe ti shkonim deri ne fund. Vend turistik i papame.Kam disa foto nga ajo kohe. Poshte nje pyll pishash e bredhash me nje infrastrukture mahnitese qe bejne pjese ne planimetrine e qytetit – plazh Arkashan. Cudia per mua shqiptaro-amerikanin e Bostonit, ishte se shef ne Bashkine e qytezes ishte nje shqiptar nga Elbasani, i martuar aty prej vitesh me nje franceze, Ardian e quanin. Njeriu qe menazhonte grupet e turisteve ne ate institucion e njohes i mire i disa gjuheve.
    Duna, eshte nje objekt mbreselenes.

  2. dritani says:

    Kjo quhet Dunë (si term gjeografik) dhe kjo eshte Duna e Pyla, duna me e madhe ne Europe.

  3. bulkthi says:

    o trap po vend per te na treguar ekrperiencat e tua eshte ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje