Legjenda e futbollit martohet në moshën 86-vjeçare

6 Maj 2013, 10:51Lifestyle TEMA

Alfredo Di Stefano, argjentinasi që është simboli i gjallë i Realit të Madridit, tregon se nuk ka harruar “të shënojë” as në moshën 86-vjeçare. Ish-futbollisti i rekordeve me “Los Blancos”, i mbetur i ve prej 8 vjetësh, ka vendosur të martohet dhe bashkëshortja e tij është 36 vjeçe, pra 50 vjet më e re se ai.

Legjenda e futbollit argjentinas do të shkojë në altar me kostarikanen, Gina Gonzales “sa më shpejt, aq më mirë”, transmeton Top-Channel.

“Parashikojmë një martesë të shpejtë. Sa më shpejt, aq më mirë. Brenda dy javësh, maksimumi 1 muaji do të martohemi, qoftë në kishë apo tek organet civile”, deklaroi Di Stefano për mediat spanjolle.

Gina 36-vjeçare punon për Realin e Madridit, ku Alfredo është president nderi. Ajo u njoh “me dashurinë e jetës së saj” kur po punonte për biografinë e tij. Në përfundim të biografisë të dy ishin aq të lidhur sa refuzuan të ndaheshin, ndërsa së fundmi vendosën që të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Martesa nuk është mirëpritur nga fëmijët e legjendës madrilene, por ky i fundit tregoi se ka mbetur i njëjtë…pak i interesojnë të tjerët.

“Çfarë mendoni se do të thonë fëmijët e mi? Sigurisht që janë kundër. Por kjo mua pak më intereson. Unë jam i dashuruar me Ginan sepse kam zemrën e një të riu”, deklaroi Di Stefano.

Sa për zemrën, në vitin 2005 ish-futbollisti argjentinas pësoi një infarkt, ndërsa vuan edhe nga diabeti.   P.K

11 komente në “Legjenda e futbollit martohet në moshën 86-vjeçare”

  1. aqifi says:

    Hajde gjyshi mos ki merak. Fto ne dasme Ronaldon dhe Khediren te te ndihmojne me “detyrat” e shtepise…

    1. JETA says:

      Ha ha ha aqif, ketu ke fitu pike (jo si Ke RITA).
      Kjo qenka e mire, perse te mos marri edhe ca cuna te kombetares tone (beqaret)???
      http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/norway-vs-albania.html

  2. Tironci Lugano says:

    Duke te ndihmuar ne biografine tende paska pare” vajza “qe e paske akoma konton bankare te rende.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Natyrisht ,Tironci Lugano !

  4. Lilo skelari says:

    Eh mor Di Stefani, si qenka jeta. Edhe me nji kembe ne varr te dhimset, don ta shijosh, don me e shiju ate gonxhen qe kane femrat ne mes te kembeve.

    Por kjo kostarikanja nga pamja duket se e ka gonxhen te tejperdorme. Duket sikur breza te tere futbollistesh te Realit i kan mor ere gonxhes se saj, e kan venit o xhaje.

    Do vdisje me i qete me ja lan pasurin femijve te tu se kesaj o xhaje.

  5. LOLA says:

    yyypppppp xhixhi plakush ti ke per te vdekur me kumblla ne goje dhe jo thate fare

  6. x says:

    Duke lexuar kete histori sec mu kujtua ai bersaleti ku Plaku ishte duke vdekur dhe i tha familjareve te dilnin perjasht dhe vetem Plaka te rrinte, Plake i tha para se te vdese pa ma trego nje here Zogun dhe plaka ja tregoj dhe Plaku pasi e pa vdiq ne vend.

  7. LOLA says:

    kushedi ca laraske ka patur plaka e ka bere te iki per leshin ^plakun

  8. TAHIPI says:

    larask pa bisht ,vinte verdall neper shtepi.ky e do larask me bisht palloi e te fluturoj sa ti ckoqen krahet .

  9. njeshi says:

    TAHIPI nuk i thon kot qe “gomari ne pleqeri e thyen samarin”…

    kaq te dashuruar duken sa vetem vdekja e dhendrit do ti ndaj.

  10. LOLA says:

    hahahahhhahhahhaa aq dakort jam me ju te dy sa qe as topi se luan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje