Dyshja Lulzim Basha-Njazi Kosovrasti tashmë është e vendosur që të mos e lëshojë Këshillin Bashkiak. Kjo gjë ka detyruar këshilltarët e majtë që të padisin penalisht Bashën dhe Kosovrastin.
Sipas këshilltarëve të majtë, Kosovrasti është duke ushtruar në mënyrë të paligjshme detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak, duke qenë se mazhoranca e re e krijuar në Bashkinë e Tiranës, tashmë në këtë post ka zgjedhur Aldrin Dalipin.
Por, para padisë së këshilltarëve të majtë, ka qenë Njazi Kosovrasti ai që ka dorëzuar një padi ndaj sekretarit të Këshillit Bashkiak, Behar Zeneli.
Sipas Kosovrastit, Zeneli ka lëshuar një njoftim të paligjshëm për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në një kohë që kjo gjë bëhet vetëm nga ana e kreut të Këshillit Bashkiak.
“Kjo shkelje e paprecedentë e ligjit është arsyeja që më detyroi t’ju drejtohem Juve, me këtë kallëzim penal. Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, mendoj se një precedent i tillë i shkeljes së ligjit me dashje, përbën vepër penale dhe konkretisht veprën e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të shpërdorimit të detyrës.
Me kallëzimin e këtij akti, nuk synoj të dënoj shtetasin Zeneli, por nëpërmjet tij dua të përfshihem në denoncimin e kësaj praktike kriminale të përdorimit të detyrës, në funksion të interesit të partisë dhe jo të shtetit, funksionar i të cilit shtetasi Zeneli është”, thotë Kosovrasti në padinë e tij.
Ndërsa pak ditë më parë, edhe Bashkia e Tiranës ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj këshilltarëve të majtë, me akuzën e veprimeve të dhunshme.
Siç duket, kjo histori do të vazhdojë gjatë, ndërkohë që Tiranë do të ketë dy kryetarë të Këshillit Bashkiak./b.l
Z. BASHA NUK MBAHET POSTI I KRYEBASHKISE ME VOTA TE VJEDHURA
lulzim basha eshte dora e fshehte e sali berishes, ai eshte servili dhe krimineli me i madh i paguar nga saliu, lulzim basha ka qene ai qe i shiti detin kur ishte minister i jasshtem greqise! ai ishte qe beri vjedhjen me spektakolare te parave me rrugen durres kukes kur ishte minister i transportit, ai ishte ai qe vrau ne 21 janar si minister i brendshem, ai beri vjedhjen me te paturp te votave kur ishte kandidat per kryebashkiak! lulzim basha eshte nje felliqesire qe nuk e ka shokun, lulzim basha duhet te shporret nga ajo bashki sepse vetem felliq emrin e Tiranes dhe gjithe qytetareve te saj
Cojani Tom Ndreces se ja di ai vendin kur “riperdoret” letra..
Hejjj po per ata te 21-it a ka ndonje date per rigjykimin serial apo do gjykohen “gradualisht” do shkoj muhabeti ?!?!
Po keta Jane mesuar duke mbajtur pushte tin force,po Luli I vockel I ka disa dosje gati, mbas 23 qershorit do ta shohim lulin se mbahet pushteti me force
poshte Basha hajduti dhe Kosovrasti
E gjithe kjo praktike ne fund te fundit eshte ne dem te Lulezim Bashes. Keshilli bashkiak mbetet i bllokuar dhe Basha nuk kryen dot asnje pune. Ai duhet te bisedoje me keshilltaret e majte dhe duhet ti kerkoje Njaziut te jape doreheqjen. Aty jane krrijuar mazhoranca te reja.
Megjithate, ligjerisht Kosovrasti ka te drejte. Dhe kjo provon ate qe une e kam theksuar ne te gjitha rastet e ngjajeshme. PS nuk ka juriste. Niveli i juristeve te angazhuar me PS eshte ZERO.
Basha ka shpirt e zemer KILLERI !!! Doni me per te.