Pas gjobës prej 1.2 milion dollarë, mbyllet TV Shijak

10 Maj 2013, 20:36Politika TEMA

Stacioni i parë televiziv privat në Shqipëri është mbyllur, pasi Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka ndërprerë transmetimin TV Shijak.

Televizioni që nisi transmetimet në 25 dhjetor të vitit 1995, duke qenë në krah të kryeministrit Sali Berisha në periudhën e vështirë kur ai ishte në opozitës, është gjobitur me një shumë marramendëse prej 1.2 milion dollarë.

Televizioni që u luftua ashpër nga TV Klan gjatë kohës kur PD ishte në opozitë, u luftua sërish ashpër nga TV Klan edhe kur PD erdhi në pushtet.

Pronari i këtij televizioni, Gëzim Ismaili, thotë se brenda 17 ditësh u gjobit me një shumë prej 1.200.000 dollarësh nga AMA dhe tani një përmbarues privat kërkon t’i sekuestrojë pajisjet e transmetimit, një gjobë që sipas tij është e kundërligjshme, kur e gjithë xhiro vjetore e televizionit është 100 mije euro dhe i gjithë televizioni nuk ka vlerën e gjobës.

Por sipas zotit Gezim Ismaili gjithçka ka filluar pasi ai fitoi procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, për heqjen e licencës pa të drejtë gjatë periudhës 2004 deri në 2008-ën.

“Ajo nxori një urdhër të sajin për sekuestro të pajisjeve. U mor leja në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe ia dha përmbaruesit privat, i cili na njoftoi që ta prisnim në ambientet e televizionit. Ndërkohë përmbaruesit privatë shkuan në Dajt dhe prishën sinjalin”, thotë Ismaili.

“Kjo është dhunë e hapur dhe e paraparë në të gjitha ligjet e mediave. Kjo është shkelje flagrante e nenit 22 të Kushtetutës”, vijon Ismaili.

Ismaili akuzon rëndë kreun e AMA-s, se po kërkon që t’i japë një grupi biznesmenësh frekuencën e televizionit të tij.

28 komente në “Pas gjobës prej 1.2 milion dollarë, mbyllet TV Shijak”

    1. Epirioti II says:

      9 frekuencat e poshtme, qe kane shume avantazhe teknike por edhe marketingu (sepse zakonisht njerezit e fillojne telekomanden nga kanalet e ulta dhe nxecin rruges pa arritur tek kanalet me numra 20 e siper) i kane zaptuar me dhune apo me para segmentet ngjitur me Berishen. Edhe News24 qe nuk ishte nen kontrollin e qeverise u ble para 2 vitesh nga puthadoret e qeverise qe tani po luajne me dy porta edhe me Berishen edhe me Meten.

      POSHTE FASHIZMI !!!

      Z. Ismaili, me behet qejfi qe e mesove edhe ti leksionin qe kucedra gjemen me te madhe ja u bene atyre qe i sherbejne. Te zene mend ushtaret e tjere te Saliut. Ora e gjemimit te madh po vjen.

      1. Dean says:

        Edhe mua me behet qejfi qe Z.Ismail po paguan kete cmim.
        Lufta brenda llojit te qelbesirave.

        1. televizione plehra says:

          tv shijaku per mendimin tim ishte kot fare. asnje emision i sakte. dhe nje tipe qe bente si e zgjut ke emisioni i mengjesit, ja kishte vjedh idene bashkimit per emisionin e mengjesit.
          per mendimin tim ishte koha te pastrohet Tv shqiptar nga ca plehra qe skane asgje te perbashket me gazetarine profesioniste.

    2. aqifi says:

      @ Limoni Shtrydh

      Limoni Shtrydh…

      1. fl says:

        KJo TV nuk u mbyll dot as ne kohen e erret te “komunistave” Nano dhe Meta ?

        U mbyll fiks ne kohen e Demokratit nga Vucidoli. A do kene vene mend ato pak shpellare qe akoma e ndiqnin Tv Shijakun? Jo dhe jo… shpellaret nuk vene kur mend, per kete jam i sigurte

  1. bbb says:

    Cudi se TVSHIJAK ka qene afer PDse… Si e pesoi keshtu?!

    1. Landi says:

      Keta qoftet e Shijakut me kujtojne ata shoket e Enverit qe pushkatoheshin duke brohoritur rrofte Enveri. Gjate gjithe kohes qe ankoheshin per gjoben shijaksit argumentonin se ata i kishin sherbyer Saliut me perkushtim qe nga lindja e tyre prandaj nuk ishte e drejte qe te denoheshin

  2. gjeramadhi says:

    ata qe kane ndihmuar dhe ndihmojne Sale gerdallen do te gerdallosen te gjithe

  3. kel ukaj says:

    Keshtu mbrohen investimet private ne shqiperi! Ne qe njohim shtetin shqiptar dhe shqiptaret as e imagjinojme te hedhim pare ne ate vend. Edhe komunistet i ngarkonin me taksa pa fund privatet e bujqit pas lufte. Aq shume taksa paguanin fshtaret sa nje fshtar kur po vente mullar kashten e nuk kishte miell per tu dhene buke femijeve, flet me vehte “A Enver! Enver i dashtun, na more drithin na le kashten, e ta hangert dreqi rrashten!” Ah Sali! sali i dashtun na more shpirtin na theve ashten, he ta hanger dreqi rrashten!

  4. karamamund-elefanti i trete says:

    Mire ja u bejne qelbaniker, harruat qe i thuret mrekullirat qelbesires berisha,i dhate dhe zgjedhjet me propaganden tuaj, tani ngordhni si qener maskarenj,servila,pisa,mire tju behet bythmuter, te kene tju rrjepin lekuren.

  5. antispiuni says:

    Nuk eshte fare çudi ?
    Sander “Mafishja” do qe ta merre ate liçense dhe ta shese , ashtu siç beri me “ora news” ?

  6. Argita says:

    Eshte Dora e sandrit me fevzon,sa per ate qe I ka sherbyer saliut mos u cudisni ,nuk Eshte I pari rast qe po I Ben gropen saliu

  7. A says:

    I them Televizionit SHIJAK dhe pronarit GEZIM ISMAILI, ju keni qene qe ne fillimet e para nje televizion demokrat qe keni luftuar qe ne Shqiperi te vendosej demokracia e vertete.
    Ju luftuat me propaganden tuaj qe ne vitin 2005 te vinte perseri ne pushtet Partia Demokratike me ne krye mashtruesin profesionist SALI BERISHA. Si perfundim, ju mbetet perseri nje televizion i paperfillur nga pozita e re me SALI BERISHEN ne krye dhe te gjitha fitoret dhe fitimet i kaluan TV Klan me ALEKSANDER FRANGAJ.
    Kete nuk e kuptoj pse SALI BERISHA nuk ju dha mbeshtetjen e duhur dhe ka 8-te vjet qe ju ka hjedhur ne koshin e plehrave si te pavlere.
    Pse eshte kaq MOSMIRENJOHES, shoku SALI BERISHA, me televizionin tuaj, ku e keni shkelur ne kallo qe nuk ju deshiron t’ju shikoje me sy dhe ju len ne dore te nje BUFONEJE te AMA me ne krye nje te paftyre si MENDERE BUSHATI.
    GEZIM ISMAILI, dilni hapur pse eshte kaq mosmirenjohes kafsha e pyllit SALI BERISHA per sherbimet qe i keni bere ju dhe televizioni i juaj.
    Pse pasi kaloj lumin SALI BERISHA ju tha te dhjefsha KALIN dhe pronarin e kalit GEZIM ISMAILIN.
    Keto gjera duhen sqaruar, perndryshe shko ha nje pace dhe nje pilaf dhe mbylle gojen ne qoftese nuk del hapur duke ja treguar vendin ketij te paftyri SALI BERISHES, qe kur nuk i duhesh te hudhe si nje lecke bythe.
    MENDERE BUSHATIN flet, cirret, bertet, firmos sepse ka perkrahjen e SALI BERISHES, se ne qoftese ajo ben te kundert ajo perfundon ku se din as ajo vete, sepse eshte nje vegel qorre e ketij hajvani.

  8. Çami says:

    Epo ç’të bësh ! “Partia tënde të dënon…”

    Thuhet se shtriga pasi ka ngrënë fëmijët e të tjerëve, kthehet dhe han fëmijët e vet! Kështu edhe shtriga jote PD.

  9. Gjergj Fishta says:

    “Shkon dreqi e dhjet n’ prrue,
    vjen e fshin bythen me mue” ?

  10. O Gzima,shko myt veten me kaishin e brekusheve. Cudi eshte,e kame takuar na dy here kete shijaksin dhe as Sulo Gradeci nuk ka pas folur me aq admirim per Enverin sa fliste ky per Saliun,planet i kishte te medha,une theme se jemi ne udhe te mbare,tani radhen e ka Fahri Balliu…

  11. Nuk behesh says:

    Nuk i ke ndare aksionet 50% me 50% te tv, Shijakut me Berishen!
    Ligjin kapitalist te ndarjes se fitimit,nuk e paske mesuar.

  12. LaB i KeQ says:

    Pas 23 Qershor të mblidhen të gjithë fshatarët e TV shijakut edhe ti lepin bythen Edit mbase e hap prapë me emërtim të rri TV dajaku , mirë ua bënë Dobici i Vicidolit se katnar jeni ju të Shijakut , po ku do qajmë hallet se ajo kurva që kishe atë emisionin që shkruante problemet e qytetarëve do kërkoj punë në semaforë.

  13. Fred says:

    Sali berisha eshte nje njeri i lig,i pabes,tipik…
    me vjen keq vertet sepse ishte nje kanal karizmatik

  14. DETARI-vl says:

    O i shtrydhuri limon
    llumi llumin po mbulon
    qeni qe po ha te zon

  15. Albo says:

    Sikur do e merrnin cunat e Artes Shijakun?

  16. shijaksi says:

    mbas 29 vitesh po shkruaj kunder saliut paska qen tamam djali enver hoxhes kush e ka ndimuar ai i vehet kunder kur behet fjal iteresi por jo gjith shqiprin mund te ket ai dhe vajza e ati.socjalist nuk mund te behem por sala duhet te zhduket.

  17. Lakè says:

    Kjo mund te quhet dashuri e verber e cila perfundon ne tragjedi..
    R.I.P Shijak TV . ps: do te na mungosh , sidomos me ato arkivat perle qe shpesh here transmetoje ..

  18. luani londer says:

    TV Shijak u krijua nga amator sic eshte dhe ky Gezim Ismaili qe nuk eshte shijaks puro, ka qene infemier mbeshteti PD ecila e mbeshteti dhe me pare e u be infemieri qe perpara se te hapte tv kryente detyren e inspektorit te pasteritse neper restorantet e zones se SHijakut ku hanin e pinin falas.GJithmon kemi pyetur veten kushe dore e vuri e kush po e heq asnjehere ska qene i shkolluar per tv e elektronik mbase tani i ka mare te gjitha dipllomat servil,Sala te vuri sala te heq ne themi nga shijaku ;;O laraske bishte gjate mba zanotin qe te la yt ate;;.Te fala Gzimo!

  19. toro_loco says:

    Se mos presin ndonjë tel andej nga Top Channel se për Shijak Tv e BBF e Tirana Tv nuk e rruan njeri. Sa na harxhojnë korrentin e bateritë këto mynxyra. Të rrojmë e ta kujtojmë Shijakun, marrtë me vete edhe Klanin.

  20. Ben Chicago says:

    shijak tv do kete shkelur ne kallo plakun e rjedhur
    edhe ate hajdarin shume e kujtojne per inat te salit,mund te jete kjo nje arsye per ta mbyllur

  21. ALpini says:

    Ka qen TV i pare privat.
    Mbaj mend se para 10 vjetesh socialistet tentuan ta mbyllnin dhe me dhjetra teleshikues te ketij tv protestuan dhe u perleshen me policine dhe nuk lejuan qe te mbyllej.
    Do kerkoja nga AGRON DUKA qe te nderhynte dhe ta nxirrte nga kriza TV-SHIJAKUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje