Ambasadori suedez në Shqipëri, Patrik Svenson, ka thënë se KQZ duhet të plotësohet sa më parë me 7 anëtarë. Sipas tij, që zgjedhjet të jenë normale dhe të ndershme, KQZ duhet të ketë 7 anëtarë.
“KQZ duhet që të plotësohet sa më shpejt, pasi aktualisht funksionon me 4 anëtarë, por duhet që të plotësohet me 7 të tillë, në mënyrë që te procesi zgjedhor të ketë një mbarëvajtje të mirë dhe të sigurojë zgjedhje të ndershme. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ku ajo aspiron të hyjë mund të hapet vetëm nëpërmjet realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm kështu vendi mund të integrohet në familjen evropiane,” deklaroi ai.
Ambasadori ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë të lira e të ndershme. Ai tha se BE po e ndjek me shumë kujdes procesin e zgjedhjeve.
“Suedia si një vend anëtar i BE është duke ndjekur me kujdes procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri dhe unë shpresoj dhe kam besim se vendi do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përveçse duhet të jenë të lira e të ndershme, këto zgjedhje kurrsesi nuk duhet të cenojnë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë më 23 qershor, ndaj dhe partitë politike duhet të punojnë për të garantuar një proces të tillë”, ka thënë ai gjatë një prononcimi nga Korça./b.l
Ke shume te drejte Z. Ambasador por Saliu eshte nje diktator qe do te largohet me vote masive me 23 qershor!
Eshte e veshtire qe te kemi zgjedhje te ndershme me Saliun po kesaj radhe do tja arrijme me siguri qe te bejme zgjedhje te ndershme, por edhe po nuk i beri nuk do te kete asnje shans fitore Saliu sepse do te jete nje vote masive kunder tij!
Po gjith bota po ja thot kete ketij maloku qe kemi po ky vazhdon akoma me idet e tija te cmendura prej referendumeve e te pushkatimet. Duhet larguar ky qe te fillojn gjerat normalishte ketu ndryshe ketu se nuk hecen me.
Si gjithmone Rama u tregua i nxituar dhe i keshilluar keq kur i largoi anetaret nga KQZ-ja.
Te ishte si te ishte, ata duhet te ishin ne krye te puneve.
Naive, te nxituar, konfuze dhe plot panik.
Kjo eshte tabloja qe lane pas.
E c’lidhje ka llomotitja tende me konstatimin e sakte te bere nga ambasadori suedez?
Duket se te eshte turbulluar shikimi Claus? Tabloja reale eshte krejt ndryshe dhe jo ajo qe po mundohesh te na pasqyrosh ti. Se cili person ka uzurpuar KQZ-ne ajo s’do as dy gram tru o qesharaku i temes
Nuk i thone kot se “bishti i qenit eshte i shtrember dhe ate sado qe ta drejtosh prape i shtrember mbetet..”
Berisha e ka kompleksuar ne ate fare mase Ramen dhe tere turmen e keshilltareve te tij sa i kane krijuar vetes nje dem te rende psiko-patologjik.
Ky reagim i tij nuk eshte i panjohur per ne.
Ashtu beri me mosnjohjen e zgjdhjeve, nuk i futi deputetet ne parlament, organizoi nje greve urie duke vendosur cadra si ne kohen e Sulltan Muratit dhe per te ruajtur fytyren e tij shkoi dhe hengri nje darke tek “Krokodili”.
Ashtu beri dhe me disa ligje qe nuk donte ti votonte, hynte dhe dilte Arvizu ne zyren e tij dhe ne fund “per shkaqe integrimi” a ku ta di une i votoi me ne fund.
C`u be historia e keshilltareve te Fierit?
A ka ndonje ndryshim nga gjendja e qe ka qene me pare?
Aspak.
Ja pra tani do qe te votoje tre ligjet e Majlinda Bregut.
Po si mendon se do ta lere KQZ ashtu?
Ja pra si u hap muhabeti, dhe u tha qe Kosovrasti solli flete te bardha apo te zeza.
Asnje nuk ishte aty per ta verifikuar.
Reagimet e tij jane karakteristike e tipave kolerike. Vendimet i marrin ne inerci e siper duke mos ditur se c`do te vije nga pas.
Jane konfuze dhe kaotike, kjo nuk mund te hidhet poshte, o lum (at)claus.
Jane plot komplekse dhe fiksime.
Ta them une dhe te lutem mbaje mend fjalen time.
Do te behet nje “Korokodil” tjeter qe Rama do ti fuse ata te ne KQZ.
Po c`fare ti bejme Denar Bibes qe ka dhene doreheqje te parevokuar?
Edhe ajo do te zgjidhet. Sa kemi pare qe ate qe kane peshtyre e kane lepire prape.
Eshte e gabuar te beje politike me terheqje dhe largime dhe sidomos ne KQZ.
KQZ eshte mbi te gjitha nje organ administratio-ekzekutiv.
Nuk mund te largohesh nga keto organe o njeri.
Kush do ti kontrollje zgjedhjet. Ke dhe nje muaj kohe.
Por do te futet, kete ta them une. Por ju c`do t`ju ngelet?
Apo jeni mesuar tashme me taktikat kolerike te Rames.
Te pakten te kishte lene nje sa per shenje, por jo ti largosh te gjithe.
Jam pjeserisht dakort me mendimet e tua Claus se para se gjithash nje KQZ qe mban ne gjirin e saj “pseudoneutrale” nuk mund te kryeje detyren e tij si organ i pavarur. Dhe kjo aq me teper qe aktualisht ka mbetur vetem me kater kokrra. Duke qene i tille ky organ nuk mund te luaje akoma rol konstruktiv te besueshem ne vendimarrje e si pasoje ekzistenca e tij eshte krejt formale. Heqja apo vetelargimi i anetareve nuk varet ne dore te vetem nje personi, te cilit “taj or majk” me ose pa dijeni po i ve fajin kryesor. Te jemi realiste dhe te themi ate qe eshte se faji rendon jo vetem nga njeri krah por nga te dy krahet pa qene nevoja te bejme rolin e “mbrojtesit”. Cdo pikpamje qe anashkalon kete fakt nuk do te ndryshonte ne thelb kete problem kaq shqetesues. Pasojat do binin mbi kurrizin e gjitheve sepse mund te luhej me numrimin e fleteve te votimeve.
Na duket sikur shume procese te zhvillimit ne disa vende te ballkanit juglindor kane nje fare perngjashmerie midis tyre. Vetem hidhi nje sy gazetave te lexosh se c’shkruhet per zgjedhjet qe po mbahen aktualisht ne Bullgari. Vetem para ca ditesh u zbulua nje shtypshkronje qe kishte shtypur rreth 350.000 fletevotime ilegale te cilat perbejne afro 10% te votave qe priteshin. Opozitaret ne Bullgari po japin alarmin duke e cilesuar fallsifikimin e fletave bile si nje tentative per puc. Perkrahes te shume partive opozitare demonstruan para KQZ-se ne Sofie duke hedhur parulla kunder qeveritareve te GERB-it.
Jo me kot per mbikqyrjen e votimeve atje do te jene 240 vrojtues nga OSBE dhe pervec ketyre edhe disa perfaqesues te firmes austriake SORA qe do te bejne paralelisht numerimin e votave. Mendoj se kjo e fundit e cila atje eshe angazhuar me pune me kontributin e disa partive opositare mund te ishte nje alternative edhe per “tanet”.
…Svenson pse nuk poston ndonje snapshot te modelit teri te Volvos…
Kishte dal menu e re ke Krokodili….
Sala s’po pyet per Ameriken e Jo me per nje ambassador suedez. I ka hypur tymi ne koke .Zoti na ruajt !!!.