Idrizit i ikën kandidati i Durrësit, kalon tek Aleanca Popullore

11 Maj 2013, 10:02Politika TEMA

Vazhdojnë rrjedhjet nga PDIU. Kandidati që kryesonte qarkun e Durrësit, Fatmir Voloti, ka vendosur të japë dorëheqjen si kandidat i partisë së Idrizit dhe të kalojë te Aleanca Popullore e Artur Dojakës.

Mësohet se përfaqësuesi ligjor i PDIU-së në KQZ ka kërkuar që të fusë emrin e kandidatit Ilir Tahiri në krye të listës, në vend të Volotit, ndërkohë që afati i dorëzimit të emrave ka përfunduar që në orën 24:00 të datës 6 maj, raporton Dita.

Në bazë të Kodit, partitë pas përfundimit të afatit nuk mund të bëjnë dot asnjë ndryshim emri, vetëm në rastet kur kandidati ka papajtueshmëri me Kodin Zgjedhor.

Marifeti i PDIU-së në bashkëpunim me KQZ qëndron në faktin se po tentohet të ndryshohet lista dhe të hiqet nga qarkullimi ajo që është dorëzuar më 6 maj dhe të çohet një listë e re. Megjithëse sipas ligjit deri në datën 14 bëhen vetëm saktësime të dosjes së kandidatëve, dhe jo ndryshime të individëve, si dhe faktit që zyra e shtypit të PDIU e ka shpërndarë për publikun listën zyrtare, nuk është çudi që KQZ-ja të gjejë në këtë rast një “përjashtim” nga ligji për të pranuar kërkesën e PDIU-së.

10 komente në “Idrizit i ikën kandidati i Durrësit, kalon tek Aleanca Popullore”

  1. hajriu says:

    Me duken thashetheme gazetareske me nje qellim te mbrapsht , megjithate te shohim , thone qe nje here ne 100 vjet fluturon nje pate e pjekur . Nese ne qarqet e tjera lista u be sipas qejfit te z.Idrizi se kush duhej te hynte dhe kush jo , ketu ne qarkun e durresit me mirekuptim te plote midis Indrit Hamitit dhe Mir Voloti u vendos Miri . Prandaj une nuk shoh as edhe motivin me te vogel qe Miri te largohet apo te behet fajtor sikur edhe 0.1% z.Idrizi .

    1. Vlora says:

      mirit bravo i qofte se eshte treguar i zgjuar,,,,e di mire se idrizi nuk ka per te fituar as si parti dhe as si koalicion dhe kalon te AP qe e ka te sigurt hyrjen ne qeveri.

      ata nuk kane perse te fajesohen per veprimet e idrizit.

      idrizi po te ishte burre dhe te dinte qe fitonte, nuk futej ne listat e pd por garonte me partine e tij,,,por e di qe eshte figure e djegur dhe matrapaze, ne kuvend hengri buk nga fatos nano dhe ps-ja.

      idrozi e braktisi “anijen” e tij dhe mori “komerdaren” per te shpetuar koken.

      1. Socialistet e vertete says:

        jane bere partite lesh e li. spo merret vesh kush kondidone per ke kandidon…
        tradhetia ka plasur ne mase, qe ne fund te fundit nuk eshte as tradheti por perzenje ose largim per lek e post me te mire. pra eshte bere fushata elektorale si The voice, kap vend kush ulerret me shume e me gjate

  2. Argita says:

    E dine te gjithe qe camet perfaqesoen nga aleanca popullore.idrizi e shiti ceshtjen came per nje karige me kembe te thyere.eshte turp per komunitetin cam ta drejtoje nje fytyre e ndyre si idrizi qe Eshte njesoj si nard ndoka ,kastriot islami tradhetar te piste

  3. dritani says:

    Kjo eshte gallata ne Shqiperi.
    Te gjithe bejne sikur merren me politike, sajojne analiza me lloj lloj kombinacionesh dhe ne fund fare mbetet vecse kjo:

    E KUSH PJERDH PER LIGJIN!!!

  4. atdhetari says:

    I NDERUARI MIRI BASHKE NUK NJIFEMI POR KAM PASUR NJE RESPEKT PER JU.KUR U BASHKOVE ME BANDEN E SHPETIM HAJDUTIT E HUMBA KONSIDERATEN . POPULLI THOT ME MIRE VON SE KURE MOS BJERE NE NIVELIN E SEKSER HAJDUTIT ILIR TAHIRIT NJE JASHQITJE NJERZORE QE BIE ERA NE DISTANC PER POSHTERSIT E TIJ.DHE NJEHERE ZOTI MIRI LARGOHU NGA ATO PLEHRA TREGOJE VETEN DIKU TJETER PER HIRE TE PERSONALITETIT TEND.KUR TE TAKOJ NGA AFER DO TE TREGOJ SHUME GJERA.N,Q.S DO JESH NE POZICION TJETER

  5. cano says:

    miro te fala namiku kete here je ne tirane.pac uraten nanes

  6. hajrija says:

    Ne camet e Durresit sic thote dhe Hajriu nuk i hame keto pallavra gazetareske. Miri ne funf te fundit do na e garantoj neve lulezimin e tregtise se kanoceve

  7. LILO says:

    BRAVO – BRAVO I QOFTE – SUKSE ME MIRE VONE PO REAGOI …..

  8. Ne se eshte e vertet kjo do te jet gjeja me e mire. Idrizi eshte dora e zgjatur e Naos ne ndihme te Berishes.Ky klan i mallkuar kerkon dhe lutet qe te mos fitopi Partia Socialiste dhe Edi Rama pore Berishe. Dijeni mire ju klani i felliqur i Nanos se Partia Socialiste e shqiperis do te fitoi bindeshem dhe ju do te ngeleni si pula te lagura para socialisteve neser. Mendoni mire o ju qe neuk mendoni pertej interesave te ngushta personale/.Partia Socialiste eshte partyi e fuqishme sado qe ju jeni munduar ti veni kemben na qafe asaj .Kjo u ka flakur si lecke teje mbane ndaje dhe silleni si bisha te uritura per ti hequr copa pertise socialiste dhe kualicioni te saje qe ketu ben pjes edhe partia Popullore Came.
    Nje ogur i mire ne se ka dhen vertet dorheqje ku kandidat per deputet.
    Idrizi Xhuveli, Islami Doxhan e Kadell do te qendrojne si pula te lagura para socialisteve qe pa tjeter do te arrijne fitore me 23 Qershore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje