“Nuk ëndërroja kurrë se do e shihja dritën e diellit” (FOTO)

11 Maj 2013, 10:35Politika TEMA
“Nuk ëndërroja kurrë se do e shihja dritën e

Një punonjëse u nxor e gjallë nga rrënojat e një fabrike rrobash në Bangladesh, 17 ditë pas katastrofës që i kushtoi jetën më shumë se 1 mijë njerëzve.

19- vjeçarja Reshma Begum kishte mbetur e izoluar në një dhomë në bodrum dhe kishte mbijetuar duke ngrënë ushqime të thata dhe mbeturina rreth e qark.

Ajo u zbulua kur ekipet e shpëtimit e dëgjuan atë duke rënkuar.

Duke folur nga shtrati i spitalit në Daka, ajo tha: “Ishte aq kaq për mua. Nuk kam ëndërruar kurrë se do e shoh dritën e diellit”.

Ajo u tha policëve se kishte arritur të fliste me tre persona të tjerë nën rrënoja, por një nga një ata nisën të heshtin. Më vonë ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tyre pranë vendit ku u gjet Reshma.

Zbulimi i pabesueshëm vjen pasi numri i të vdekurve nga shembja e godinës ku punonte i ka kaluar 1 mijë, duke u bërë një nga aksidentet industriale më të rënda në botë.

Ekziston frika se ka akoma më shumë trupa.

19- vjeçarja nuk kishte plagë në trup dhe mjekët thonë se ajo mund të ecë.

Autoritetet në Bangladesh kanë urdhëruar që të mbyllen edhe 18 fabrika për çështje sigurie.

Pas protestave masive në rrugë, qeveria ka vendosur që të japë ajo pagat e të mbijetuarve.

Pas katastrofës reagoi edhe vetë Papa Françesku I, që shprehu keqardhje për kushtet ku punonin viktimat./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje