Lojtarët kërkojnë qendrimin e Alegrit tek Milani

11 Maj 2013, 12:01Sport TEMA

Përballimi me sukses i një sezoni që dukej se do të ishte shumë i vështirë në fillim, pas largimit të Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, ka bërë që trajneri Masimiliano Alegri të fitojë respektin e lojtarëve të vet. Për këtë arsye, ata kërkojnë nga klubi që të mos e largojë atë nga Milani.

Ata kanë pohuar njëri pas tjeterit se Alegri ka bërë një punë shumë të mirë dhe për këtë arsye nuk ka arsye që ai të largohet.

Pacini, Abate, kapiteni Ambrozini, El Sharaui, janë disa prej lojtarëve që kanë mbështetur publikisht Alegrin për të vazhduar aventurën e tij në krye të Milanit.

Por, vendimi i mbetet Silvio Berluskonit, i cili duket se kërkon të ndryshojë trajnerin për sezonin e ardhshëm./b.l

1 komente në “Lojtarët kërkojnë qendrimin e Alegrit tek Milani”

  1. FORZA MILAN says:

    Alegri do te rrije dhe kete aezon per ti lene vendin Prandelit pas Boterorit te Brazilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje