PS: Në Shqipërinë e Sali Berishës fëmijët punojnë dhe trajtohen si skllevër

11 Maj 2013, 15:46Politika TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha ka dështuar me politikat sociale. Sipas deputetes Eglantina Gjermeni, qeveria e Berishës ka braktisur fëmijët dhe shtresat në nevojë.

“Berisha dështoi me politikat sociale për familjen dhe fëmijët, sepse dështoi me punësimin, dështoi me luftën kundër varfërisë, dështoi me politikat në mbrojtje të fëmijëve, sepse sot fëmijët shqiptarë  janë më të varfër, më të pambrojtur, më të  dhunuar.

Një në katër fëmijë në Shqipëri është i varfër. Një në tre fëmijë është aktualisht në nevojë, por vetëm një e treta e tyre përfitojnë shërbime përkujdesjeje. Në familjet që janë në varfëri dhe trajtohen me ndihmë ekonomike, jetojnë rreth 160 mijë fëmijë. Ndërkohë që 25 % e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri, çka do të thotë që ata janë të paushqyer, janë shëndetligë, nuk e kanë luksin për jetë normale fëminore, dhe s’kanë akses në arsim e shërbime.

54,3% e fëmijëve të varfër në grupmoshën nga 6-18 vjeç nuk e ndjekin shkollën, sepse nuk përballojnë dot shpenzimet, kjo nuk është një akuzë për qeverisjen që vjen nga opozita, por nga studimi i UNICEF.

Pjesa më e madhe e tyre nuk janë të regjistruar në gjendjen civile, çka do të thotë që ata nuk arsimohen e nuk përfitojnë nga asnjë shërbim e asnjë skeme ndihme”, tha Gjermeni.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Gjermeni është shprehur se 54 mijë fëmijë punojnë në kushte çnjerëzore. Shembulli më mizor, sipas saj, janë fëmijët që punonin në Gërdec.

“Instituti i Statistikës, INSTAT, raporton se në Shqipërinë e sotme  54 mijë fëmijë të moshës 5-17 vjeç,  pra 7.7 për qind e fëmijëve shqiptarë, janë fëmijë punëtorë.

Këta fëmijë janë të punësuar në miniera, në ndërtim, punojnë në kushte çnjerëzore dhe për pak qindarka, me të cilat u duhet të përballojnë jetesën apo u duhet të kontribuojnë në buxhetet e urisë të familjeve të rrënuara në këto 8 vite.

Këta fëmijë janë të braktisur, rrezikojnë jetën ditën për diell, rrezikojnë shëndetin, dëmtohen, sëmuren dhe sikur të ishin skllevër shfrytëzohen në indiferencën dhe heshtjen absolute të shtetit të tyre.

Pavarësisht, se në Shqipëri puna e fëmijëve është  ndaluar me ligj, fëmijët në Shqipërinë e Sali Berishës përbëjnë 28.5% të kontingjentit të punëtorëve të mitur.

Historia e shfrytëzimit skllavërues të punës së fëmijëve është bërë tashmë fenomen tek ne, edhe akoma më keq në sipërmarrje të mbikëqyrura nga shteti si në Gërdec ku katastrofa i kaloi kufijtë e dhimbjes”, tha deputetja socialiste.

Ajo premtoi se PS kur të vijë në pushtet do të ketë një tjetër trajtim për fëmijët dhe shtresat në nevojë.

“Zgjedhja jonë është ofrimi i shërbimeve të parandalimit, ndërhyrjes dhe të integrimit për të gjithë fëmijët me probleme sociale, në nevojë e në rrezik, veçanërisht për jetimët, fëmijët me një prind, fëmijët e ngujuar, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, fëmijët Romë dhe egjiptianë, fëmijët e emigrantëve dhe fëmijët e margjinalizuar për arsye ekonomike dhe sociale, mbi të cilët rëndojnë sot shumë probleme sociale që frenojnë ose pengojnë zhvillimin e tyre.

Ne do të dyfishojmë investimet për shërbimet cilësore arsimore, shëndetësore, sociale, kulturore, argëtuese, sportive, të përballueshme e të përdorshme nga të gjithë fëmijët, pavarësisht të ardhurave dhe aftësive paguese të familjeve.

Brenda mandatit të parë qeverisës, me fondet e buxhetit të shtetit dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe sektorin privat, ne do të organizojmë shërbimet e parandalimit, ndërhyrjes dhe riintegrimit të fëmijëve në familjet e komunitet”, përfundoi ajo./b.l

66 komente në “PS: Në Shqipërinë e Sali Berishës fëmijët punojnë dhe trajtohen si skllevër”

  1. eljo says:

    a i keni pare sesi trajtohen femijet neper minierat e bulqizes? femije te njome qe punojne si kafsh duke rrezikuar jeten cdo dite..kjo eshte shqiperia e saliut, nje wild wide west alla african…

    1. Niko says:

      femijet ju mohoet shkollimi per arsye varferie dhe detyrohen te punojn si skllever neper semafore duke larr makina ne nderitim . moshat 15-17 vjece qe jan e ardhmja m e afert e kombit i shef duke punuar ne llac

      1. NALDI says:

        Duhet ti japim fund kesaj gjendje te mjerueshme, duhet t andryshojme Shqiperine dhe e vetmja parti qe mund ta bej eshte Partia Socialiste!

        1. herta says:

          Po ne shqiperi femijet shihen si krah pune, nuk i jepet me perparsi shkolles dhe arsimimit te tyre po fillojn qe ne adoleshenc e ndihmojn familjen me lek se skan si tja dalin ndryshe.Dhe shkollen qe e bejn gjys per gjys e bejn sa ne pun sa ne shkoll, imagjino tani ca pritet.

          1. raimondi says:

            Kjo budallaqja ze ne goje femijet e Sali Berishes dhe haron fare se ne krye
            te Partise se saj socialiste ka nje halabak si Edi Rama

            Edi nuk ka respekt per asnje nga ata qindra e mijera socialiste qe militojne ne Parti, dhe i trajton si sherbetore te tij
            nderkaq qe
            respekton vetem spiunet e grekut si Angjeli me shoke
            dhe biznesmenet
            e Koruptuar si Koco Kokedhima

            1. arsen says:

              Pse flet broçkulla mer idiot!
              Ku e kupton ti cfare eshte femija?
              Ku e kupton ti fjalen spiun?
              Ku e njeh ti Koco Kokdhimen?
              Ku merr vesh ti nga fryn era?
              Ik e futi i dush se na qelbe era djerse!

        2. ANILA says:

          Ti jap fund ketij mjerimi, hapi syte popull, hapi syt mire dhe shih cfare po na ben qelberisa, shihni mire ne cfare gjendje e ke derguar vendin qelbesira qe ka punuar per interesat e tij personale ne keto vite qe ishte ne pushtet.

      2. lorena says:

        95% e familjeve shqiptare jane aq te varfra sa s’kane leke as per ushqimin baze, femijet shqiptare jane te kequshqyer, jane shendetlige, dhe te shkuarit ne shkolle per nje pjese te madhe te ketyre eshte luks, sepse librat jane aq te shtrenjte saqe jane te paperballueshme pa llogaritur mjetet e shkolles, uniforma etj etj.

      3. Gloria says:

        Jemi nje shtet pervecse me analfabetizem funksional 57% kemi nje shifer skandaloze te analfabetizmit qe eshte deshtimi me i madh per nje shtet ne mes te Europes dhe qe per me teper aspiron te integrohet ne BE.

      4. femijet shqiptare me te vuajturit says:

        Femijet shqiptare jetojne te kequshqyer, te dhunuar psikologjikisht se nxirren me dhune neper mitingje, te keqtrajtuar nga rritja e dhunes dhe krimit. Jemi i vetmi shtet ne mes te Europes qe te drejtat e femijeve nuk respektohen aspak.

      5. poli says:

        Po ku ka me femije ne shqiperi, ketu sa mbush robi 10 vjec fillon e mendon per hallet e shtepis ktu fillon plakja qe 20 vjec, fillojn e thinjen qe 20 vjec.

      6. Emigranti Itali says:

        Me 23 qershor te gjithe emigrantet do te shkojne ne shqiperi qe te japin kontributin e tij per te larguar te keqen e ketij vendi qe mban emrin e Sali Berishes qe ka 8 vite rresht qe po e durojme.

      7. VALERIO says:

        Varferia ka arritur ne kulm, femijet perdorin si skllever, korrupsioni ka arritu ne kulm, papunsia ka arritur ne kulm, me thuani si mund te vazhdojme kete keqqeverisje qe po na dergon drejt humneres, me 23 qershor do te bashkohemi qe ta largojme kete te kece nga pushteti me 23 qershor.

      8. TI JAPIM FUND SE KEQES ME 23 QERSHOR says:

        TI JAPIM FUND NJE TE KEQE ME EMER SALI BERISHA ME 23 QERSHOR, TA LARGOJME NGA PUSHTETI NESE DUAM NJE TE ARDHME ME TE MIRE, TA LARGOJME PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE PER FEMIJET TANE.

      9. Ramy says:

        Tani dhe Griseldat e PS-s te flasin per femije

        1. arsen says:

          Kapter Ramiu…Po mbytet gjemia me federale…ben mire te ndrosh parti, ose te pakten:
          shsheeeepe gojen!

    2. elti says:

      ketu ska asnje politike per mbrojtje femijesh..per saliun skane vlere se nuk jane vota..( jo se kujdeset per ata qe votojne eee ) …femijet i duhen qe ti flasi per xhaxhin e keq rama por per te bere dicka per ta atij si intereson fare

    3. tropojani says:

      Asht e vertet qa fmijat punojn ju lutna zoti edi Rilindje per krejt shqipnin !

    4. denisa says:

      eshte nje masaker ajo qe behet me femijet, me te ardhmen. Eshte nje gje e frikshme kur e mendon se po ndodhin te gjitha keto babezi e ne rrime duarkryq kur femijet tane rrine e vuajne, e ardhmja vritet e kjo eshte krejt e papranueshme

    5. griselda says:

      Papunesia prinderore, varferia e tejskajshme ben qe femijet ne Shqiperi te mund te mos marrin as arsimin baze, sepse prinderit nuk kane leke per kancelarite dhe librat qe jane shume te shtrenjte dhe detyrohen t’i nxjerrin femijet te punojne rrugeve, te pambrojtur nga koha e keqe dhe semundjet, nga krimet ne rruge.

    6. NINA says:

      Duhet ti japim fund kesaj vuajtje ketij sklleverimi qe na ka futur Sali Berisha ne keto vite te qeverisjes se tij!

      1. arsen says:

        Ku e di ti mer katunar se cfare eshte gjaku blu?
        Gjak blu kane tropojanet e Margegajt, Lekbibajt dhe gjithe zona katolike e Topojes dhe Dukagjinit, e cila la trojet e te pareve per tu strhuar atje,… VETEM E VETEM QE MOS NDRONTE FENE!
        Berishajt jane si gjithe maloket feprishur e gjakprishur qe megjithse u rriten neper shpella, i rren menia se jane shqipetare.
        Turq q… turko-shqiptare …vetem kaq meritojne.

    7. Ermonela says:

      Eshte e tmerrshme!Edhe pa qene nevoja te hedhim syte deri ne bulqize ku padyshim tmerri i trajtimit te femijeve si kafshe pune kap majat,por edhe ketu,ketu ne kryeqytetin tone ku levizin oborrtaret e Saliut me makinat me te fundit kemi dhe femije qe ecin zbathur e bredhin tere tiranen per te shitur nje pako cumcakiza per 500 lek te vjetra,apo nje kaush me bajame per 200 leke te vjetra.Po kryeministri sigurisht qe si ka pare keta,ai ka kohe vetem per ti vjedhur shqiptaret dhe ende nuk di sa eshte cmimi i bukes

    8. AA says:

      VERONIKA (FATOS) THONE SE EDHE TI I KE VJEDHUR NJE PALE KEPUCE NE ZVICER KUR ISHE NE OPOZITE…E MO S’KA GJE SIKUR KUSHEDI KUSH JE TI NJE RRUGAÇ MENDJEMADH, QE RASTESISHT LINDE NE TIRANE SE MUND TE KISHE LINDUR NE GJIROKASTER E ATJE TE SHKOJE ME DHI–

      1. VERONIKA says:

        AA shiko ,
        1}parapelqej te me quani “pioner”.
        2}ashtu eshte ,derisa fatosi ka vjedhur ,ne te tjeret pse mos ta bejme ????? jo ne fakt nuk jemi kaq budallenj …vjedhim te gjithe
        3}e pra eeee ashtu eshte ,nga ai rrugaci mendjemadh dhe hajdut kemi peshqesh Edvin meten …qe jane pak prrrrrrrrrrrogrrrrrrrresist
        4}gjirokastren mos na i zur me goje se eshte gabim ideologjik .Per pionerat dhe fatosat tane te shnderuar eshte dhe ka qene enderr te kemi fatin e rrrrrrrrrilindjes nga vendi ku ka lindur udheheqesi yne i shnderrrrrrrrruar .Ne fakt jemi te gjithe kopilat e tij .Po te kujtoj qe Fatosi qe ke aq fiksim {por qe nuk jam une} ka qene thuajse djali i preferuar i Nexhmijes .Nen kujdesin e saj personal ka studiuar dhe mbaruar ekonomikun …eeeeeee po e lej me kaq per sot ….mos me trazo me ….se do te tregoj qe jeni te gjithe dhi me brire .

        1. obs says:

          TI VERONIKA JE DHI SHPERÇE

    9. ceziiiii sali ceziiiiiiiiiiiiiiii says:

      eshte per te te ardhur keq si trajtohen femijet ne Shqiperi.ju mungon shkollimi per faj te ketij shteti qe e ka mbytur varferi kte popull qe eshte i detyruar pastaj te nxjerr e dhe femijet rrugeve per te siguruar buken e gojes

  2. TURIT says:

    duhet ndryshim, duhet fryme e re, duhet qeverisje e re sepse kjo qe kemi po na zhgenjen, po na mashtron po na zhyt dit per dit me thelle ne zullum dhe erresire qe spo dalim dot m! duhet ti themi mjaft kesaj qeverisje antipatike!

  3. alesia says:

    i akm ne lagje qe nisen cdo mengjes me elikoplaste neper duar e thone: Po shkojme te punojme”. Eshte tmerr, eshte maskarade, eshte vrasese, jane vetem 10 vjec.. cben shteti per keta?

  4. vetem femijet shkelzeni dhe argita kane rendesi says:

    Ketu ne Shqiperi jane dy femijet qe jetojne me se miri dhe kane te gjithe luksin, Argita dhe Shkelzeni, jane keta 2 femije qe kane ne dore te gjithe Shqiperine, jane keta te dy qe s’duan t’ia dijne se sa nevoje kane femijet shqiptare duke u rrenuar familjet e tyre, nga varferia, papunesia, pasiguria.

  5. LINDA says:

    Ne Shqiperine e mjeruar te Saliut femijet tradhtohen si skllever, duhet ta largojme kete qeveri!

  6. Horri i Bulevardit says:

    Duhet te fotografohen dhe ato fotografi me femije qe te vjen per te qare kur i shikon duke punuar si kafshe qe ne Shqiperi as ne kohen e para zogut dhe te Zogut nuk kane punuar, dhe te cohen ne gjyqin e Hages, ku te denoncohet qeveria shqiptare, ne populli i dime se cfare ndodh, por duhet ti behet e ditur gjyqit nderkombetar qe tja fusin te dyja kembet ne nje kepuce ketij qelbaniku qe kemi kryeminister.

  7. Ermira says:

    E vertete eshte gjithcka, kjo parti me ne krye kriminelin i ka zhdukur femijve femijerine njerve ndjenjat humane dhe po crrenjoz cdo vlere qe ka kjo shoqeri me te gjitha poshtersite dhe politikat kaq te ndyra

  8. REI says:

    dDil dhe pergenjeshtroi edhe keto shifra alarmante te punesimit te femijeve Sali Berisha se vetem kete di te besh ti, te genjesh e te pergenjeshtrosh faktet.

  9. klaus says:

    Femijet jane sot me te pambrojtur se kurre, familjet shqiptare jane ne nje varferi te pa perballueshme, sa kane hequr femijet nga shkolla, e i kane nxjerre te punojne per te siguruar bken e gojes…

  10. anja says:

    1 NE 4 FEMIJE ESHTE I VARFER, KY ESHTE TMERR..A E KUPTONI O NJEREZ SE NE CFAR GJENDJE JETOJME…DUHET TI JAPIM FUND MENJEHER KESAJ GJENDJEJE MIZERABILITETI, DUKE I DHENE FUND GJEVERIS bERISHA

  11. klevis says:

    tE MOS SHKOSH NE SHKOLLE SE NUK BLENE DOL LIBRAT E NUK SIGURON DOT VEHMBATHJET, KJOESHTE GJENDJE TEPER E DHIMBSHME, AS NE AFRIKE NUK ESHTE KJO GJENDJE DHE JO NE MES TE EUROPES..TURP

  12. klara says:

    Femijet duhen lene te jetojne boten e tyre femijnore e jote sigurojne buken e familjes se ky eshte nje shfryezim ekstrem, eshte e dhimbshme o njerez pa zemer qe keni gllaberuar shtetin.

  13. Meri says:

    Femijet keqtrajtohen dhe keqperdoren nga kjo qeveri i cila nuk kujdeset per arsimimin e tyre por per nxjerjen nga mesimi dhe per marjen neper fushata per te mbeshtetur saliun.

  14. Bruxhes says:

    Eshte koha te rilindim ekonomin shqiptare ne menyre qe femijet te shkojne ne shkolle e jo te enden rrugeve te tiranes duke situr paketa per te siguruar buken e gojes.

  15. kevi says:

    eshte per te ardhur keq se si nje shtet qe pretendon se eshte demokratik nuk siguron dot jetesen e shtetasve te vet, por detyron femiet te braktisin shkollen e te punojne per kafshaten e bukes

  16. bruukli says:

    SHtetet e tjera europiane mbajne kushedi se sa emigrante me asistenca te majme, qe te jetojne normal….ndersa ne nuk u ofrojme dot njerezve buke per te mbajtur frymen gjalle….katastofe

  17. kevi says:

    Te votojme Rilindjen per me shume ndihme te familjeve ne nevoje qe fenijet te shkojne ne shkolle si gjtihe te tjeret e jote punojne per te mbajtur frymen gjalle.

  18. korina says:

    Me shume beshtetje per femijet rome…edhe ato jane femije dhe kane te drejte te arsimohen e te jetojne si gjithe pjesa tjeter e shoqeris….ky vend ka nevoje per nje Rilindje te thelle

  19. arbenita says:

    7.7 perqind e femijeve jane punetor, a e imagjinoni dot se sa i larte eshte ky numer na krahasim me numrin gjithesej te femijeve? Eshte nje gjendje e dhimbshme, te shikosh femije qe punojne per te siguruar jetesen, kur ne cdovend tjeter te europes minimumi nuk do te vuanin kurre per buken e gojes, ndersa ne vendin e tyre vuajn.

  20. klevis says:

    Berisha ka deshtuar me politikat social ne mbrojtje te femijeve, ka deshtuar me politikat e punesimit, ka deshtuar kudo ndaj ne duhet ti themi stop qeverisjes se tij te deshtuar.

  21. anja says:

    1 NE 4 fmijene shqiperi eshte varfer, kjo eshte nje gjendje qe te ben te qash tek mendon se mund te ishte femija jot duke punuar ne pune te renda per te mbajtur frymen gjalle…….Duhet nje ndryshim rrenjesore dhe duhet menjehere.

  22. FLADJON says:

    ESHTE GJEJA ME E KEQE DHE ME POSHTERUESE QE MUND TI NDODH 1 KOMBI,TE CENOSH TE ARDHEM E KETIJ VENDI,PKERISHT FEMIJET!!!,,,,,,,,1 HORR PO MBAN KETE VEND TE PUSHTUAR!!TA QERROJM NJERIUN QE PERSONALISHT URREJ ME SHUM NE KETE DHE!!!,,,,,,,,PER FEMIJET TAN,FORCA RILINDJAAAAAAAA

  23. Claus says:

    Hajde te flasim i thone ketij muhabeti.
    Verberi politike gjejme sa te duam. Dikush do te besoje ujvaren e fjaleve tona, disa nga padituria disa nga militantizmi.

    Ky problem nuk eshte prurje e Berishes zonja Gjermeni. Eshte problem qe ka lindur qe ne vitin 1990.

    Te gjitha qeverite kane mbyllur syte para ketij fenomeni. Femije me paketa cigaresh per ti shitur ju kane hyre deri ne klubin tuaj “Austria” zonje. Besoj se dikush prej jush ka blere edhe cigare.

    Puna e femijeve eshte e ndaluar me ligj.
    Atehere perse nuk e denonconi kete fenomen ne organet perkatese?

    Nuk punojne ata femije nga qejfi. Askush nga prinderit nuk ka deshire ti coje femijet ne punera c`njerezore.

    Eshte nje problem i rende social qe zgjidhet me politika te rritjes se mireqenies qe lidhet ngushte me politika ekonomike, punesimi dhe sociale.

    Eshte pjelle e ketij sistemi qe ka ndertuar kjo klase politike qe me lindjen e saj ne demokraci.

    Eshte nje teme qe duhet t`ju vije turp te gjitheve, te majteve dhe te djathteve.
    Eshte mire qe askush nga partite te “mos e hape” kete teme.

    1. Alb says:

      Claus, s’mund te te kundershtoj, por mos harro:

      Femije qe mbledhin krom neper male
      Femije qe punojne ne demontim armesh

      kjo kategori ka lindur ne keto 8 vjet dhe jane femije te dhunuar direkt nga familja kryeministrore.

  24. alda says:

    budalliqe ! nuk keni sesi mbushni keto 100 arsyet me duket se ju kan ezauruar idete ..sesi trajtohen femijet kjo eshte ne pergjegjesine e prinderve dhe e vete familjes se ketyre minoreneve..

  25. ervin says:

    kur ta shifni ne shqiperine e rames se cfare do te ndodhi do thoni pastaj ku paskemi qene ..
    Rama qe nuk i behet vone per njeri tjeter vec vetes dhe xhepit te tij

  26. goni says:

    ne kohen e sali berishes femijet e kene te tashmen dhe te ardhmen te sigurt

  27. geni says:

    ne kete shqiperi te bukur femijet e te gjith shqiptaret i kane dyert e hapura per cdo te mire

  28. eltoni says:

    Pse moj Gjermeni Sala e ka fajin se ne te gjithe Boten ka femije lypesare….. dhe kete po e thua????

  29. Jetoni says:

    o lideret e PS A KA NDONJE MASHTRIM TE RADHES PER TE BERE?? Po si nuk i late keto rrena ju more te poshter!

  30. liria says:

    Do isha shume e lumtur po te thonit nje here ne te gjith fushaten nje gje te hajrit! E dashur zonje e nderuar ne te gjithe boten ka femije qe lypin lek jo vetem ne shqiperi!

  31. titi says:

    E para femijet qe flet ti i nxjerrin prinderit e tyre dhe ka raste qe dalin familjarishte dhe punojne,,,,, ne qoftese te lypesh eshte pune atehere me keqardhje po ju them qe perfundimisht nuk ja vle te kandidosh per deputete moj grua!!

  32. endri says:

    eshte e vetmja shqiperi qe ju ofron cdo te mire ne rruget e tyre

  33. Albana says:

    Shqiperia nuk eshte vetem e Sali Berishes por edhe e juaja Z.Eglantina, e jona e te gjitheve. Pergjegjesi keni ju dmth PS bashke me PD dy forcat politike ne vend. Nuk keni treguar prova se keni permiresu situaten edhe kur keni qene ju ne pushtet. E keni ndare bashke pushtetin per keto 23 vjet here PD dhe here PS keni bere ate qe keni dashur per interesat e juaja, por asnje gje per kete popull dhe per kete vend. Vete cilesia e demokracise ne kete vend pasqyron punen qe keni bere. Nuk ka nevoje per koment.

  34. Qazimi says:

    Saliu do thoshte: “this is a mirakle of fridom”, dhe per shkak se sala nuk ia ka haberin fjaleve qe thote, neve jemi katandisur ne kete pike kritike, ku edhe femijet e botes se trete qe punojne neper kompanite nderkombetare nuk trajtohen aq keq sa trajtohen femijet ne Shqiperi.

  35. Endri says:

    Edhe nje tjeter arritje per qeverine berisha, tashme jemi shteti i vetem ne europe qe trajton femijet si skllever, Z. Berisha ka ndryshuar Shqiperine dhe do vazhdoje ta ndryshoje derisa te marri titullin “Faraon” dhe ta ktheje Shqiperine ne vendin e vetem ne bote ku lejohet te blesh dhe te shesesh skllever.

  36. Rigersi says:

    Qeveria eshte aq keq sa qe pervec keta femije qe jane te varfer dhe skane ca te hajne, pjesa tjeter (te sapolundurit) nuk arrijne te marrin dot as shperblimin qe i takon familjeve (5000leke) percdo femije te lindur. E pse ndodh kjo? Sepse leket qe duhet ti shkonin popullit kane shkuar ne xhepat e pushtetareve, ne xhepat e sales dhe te oborrit te tij.

  37. Taulanti says:

    Ky eshte ndryshimi PerPara, por parate shkojne vetem per familjen berisha dhe jo per popullin, gjithsesi sala ka edhe ca dite kohe qe te vjedhi edhe 2 a 3 gjera pastaj pas 23 qeshorit do paguaje dyfishin e demeve qe i ka shkaktuar Shqiperise.

  38. Ylli says:

    Me ardhjen e PS ne pushtet ne 23 qeshor gjithcka do ndryshoje, eshte e verte qe ka shume njerez qe mendojne se PD dhe PS jane e njejta gje. Por dua tju kujtoj dicka, personi qe eshte ne krye te PS e mori Tiranen gropa gropa dhe e la plot me gjelberim ngjyra dhe bukuri. Ndersa personi qe eshten e krye te PD e la Shqiperine mes trazirave te 97′, e mori te rregulluar plotesish dhe e coi perseri ne te njejten gjendje si ne vitin 97′. Nese doni te jetoni dhe ta trashegoni Shqiperine brez pas brezi votoni RILINDJEN SHQIPTARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje