Me shi dhe me bereqet po shkojmë drejt Beratit me Skuadrën tonë të Rilindjes për Beratin, me Ermonelën, Fidelin, Artan Lamen, Edin tjetër. Një tjetër Ed, se jemi tre Ed në autobus. Dy Ed do rrinë në Berat, më i gjati do kthehet. Pastaj me Stavrin me Erionin. Kemi një Erion tjetër në skuadrën e Beratit. Me Anilën dhe me Almën. Sipas eksperiencës të bukur së herës së shkuar jemi bashkë me një grup gazetarësh për të bërë një bashkëbisedim dhe për të shfrytëzuar kohën për të komunikuar edhe me dashamirësit, mbështetësit, me publikun dhe sigurisht edhe me kundërshtarët përmes transmetimit live. Falënderoj, gazetarët që na janë bashkuar në këtë rrugëtim. Përpara se t’ju jap fjalën dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për ecurinë më shumë sesa shumë të mirë të fushatës, e cila ende nuk ka hyrë në tempin e vet më të lartë, por është me ritme të kënaqshme dhe me një inpakt më të mirë sesa ç’e kishim parashikuar për këtë fazë.
Pasi kemi bërë prezantimet e skuadrave në Durrës, Shkodër, jemi sot këtu për të mbyllur në mbrëmje prezantimin e skuadrës së Beratit. I japim shumë rëndësi qarkut të Beratit jo thjesht për faktin që do të marrim 6 mandate për “Aleancën për Shqipërinë Europiane”, por për faktin që Berati për ne është një nga zonat që meriton vëmendje të jashtëzakonshme nga qeveria e pas 23 qershorit, pas një keqqeverisjeje që si kudo ka hapur dhe në Berat plagë të rënda.
Pyetje – Cilat kanë qenë arsyet reale që ai u transferua nga qarku i Beratit për në qarkun e Fierit?
Faleminderit për pyetjen! Erjon Braçe është në vijën e parë të një pjesë shumë të rëndësishëm të frontit të betejës elektorale, në qarkun e Fierit. Ku njësoj si në qarkun e Beratit ne synojmë të marrim maksimumin dhe do të marrim maksimumin. Për këtë arsye edhe Erjon Braçe gjendet aty, krah për krah, me Gramozin, me Eglantinën, me Armando Subashin, me Ilirjan Celibashin dhe gjithë skuadrën e Fierit. Sigurisht, që ju keni nevojë për fabula që tërheqin më shumë telespektatorë dhe lexues, por në këtë rast nuk ka asnjë çudi, nuk ka asnjë anomali. Ne jemi një Skuadër Kombëtare ku secili është pozicionuar aty ku e kërkojnë interesat e përbashkëta të skuadrës dhe ku kërkon qëllimi i madh i një fitoreje që do të realizohet qark për qark dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë.
Pyetje – Meqë jemi duke udhëtuar drejt Beratit dhe Berati është një qytetet që mbrohet nga UNESCO. Cili është programi konkret i Partisë Socialiste për ruajtjen e kësaj trashëgimie?
Ne do të bëjmë për qytetet tona atë që nuk është bërë për vite të tëra. Nuk e ekzagjeroj po të them që edhe për Beratin, si për Vlorën, për Korçën, për Elbasanin, për Durrësin, për Shkodrën, për Lezhën, për Gjirokastrën, pa i përmendur të gjitha, por në këto qendra qarqesh ku gjendet graviteti i jetës urbane të këtyre territoreve dhe ku flenë vlera të trashëgimisë, vlera të kulturës, vlera të historisë, vlera të zhytura në pluhur dhe në degradim do të bëjmë ç’nuk është bërë 20 vjet të marra së bashku. Në qeverinë tonë do të ketë një prioritet absolut. Ne kemi fatin që shumëçka ta gjejmë gati për të filluar punën sepse kemi kryebashkiakë të cilët kanë projektuar, kanë planifikuar, i kanë projektet dhe planet në sirtar dhe presim vetëm mbështetjen e qeverisë kombëtare. Një qeveri që nuk e kanë pasur në Tiranë për vite me radhë. Nga një anë mllefi, për faktin që kanë votuar masivisht Partinë Socialiste, nga ana tjetër obskurantizmi i këtyre 8 viteve në qeverisjen e vendit kanë krijuar pamundësira të mëdha dhe kanë thelluar plagë të mëdha.
Duke i dhënë gjeneratës së re, gjithë popullit shqiptar disa pika referimi për një të ardhme europiane të dukshme dhe të prekshme, siç i dhamë qytetarëve të Tiranës në ato fillime, kur askush nuk mund të imagjinonte që pazari i madh oriental që quhej Tiranë mund të kthehej në një qytet europian. Për më tepër akoma, ne kemi një skuadër shumë të kombinuar, me personalitete që janë personalitete me profil politik, personalitete që janë me profil vendor, qytetar, siç është Stavri.
Do doja t’ja kaloja fjalën për të thënë diçka për të mos e bërë shumë monotone edhe Artanit.
Artan Lame: “Unë do jepja një element që nuk ka nevojë shumë për investime të mëdha. Pa shkuar pastaj tek ato çka mund të bëhen realisht me investime në qytete si Berati, me ato pasuri që flenë në qytete si Berati. Futja e Beratit bashkë me Gjirokastrën në listën e pasurive kulturore botërore tërhoqi vëmendjen e botës tek ne, por teorikisht duhet të tërhiqte edhe donacione, edhe donatorë që do jepnin për Beratin. 8 vjet u treguan të paaftë të tërhiqnin çfarëdolloj donacioni për këtë qytet. Mjafton kjo, për të treguar që thjesht nuk e bënë, këtu nuk duheshin para. Të japim një element tjetër që ka të bëjë prapë me Beratin dhe me trashëgiminë e vetë kulturore. Futja e Beratit në filtrin e të gjithë sistemit rrugor të zonës së vet, me të gjithë pasuritë që ka përreth, pa ndërhyrë prapë në qytet, do t’i jepte prapë një input të jashtëzakonshëm. Pra, minimalisht sikur të bëhej rruga për të shkuar në Berat, se edhe sikur të ishte bërë Berati ndonjë mrekulli në këto 8 vite, me donacione e me të tëra, prapë mungesa e rrugës do zeronte çdo lloj mundësie për ta vizituar atë. Pa u futur pastaj nëqoftëse një qeveri e përgjegjshme do të investonte në këtë qytet, çfarë mund të bënte me atë mrekulli të atij qyteti. Të vëmë këto dy elemente të parat që thashë, pra; të tërheqim vëmendjen e donatorëve, që ka pasur raste që janë lutur në këto vite dhe që injoranca, padija, harbutllëku i ka larguar. I hapim shtegun e vajtjes së njerëzve dhe investimeve dhe të qytetarëve dhe të turistëve në këtë qytet nëpërmjet bërjes së rrugës legjendare, “torturës legjendare” për të shkuar në Berat. Pastaj të fillojmë investimet restauruese brenda për brenda qytetit.
Pyetje – Sot ju vini nga një aktivitet që keni bërë me gratë socialiste dhe me nënat socialiste. Por, vetëm dje KQZ ju ka vënë një gjobë se nuk keni plotësuar kushtin prej 30% gra.
Së pari, unë jam shumë krenar që promovuam rritjen e kuotës në ligjin elektoral. Jemi partia që me këtë promocion, me këtë shtytje të madhe përfshimë kuotën dhe e çuam në parlament më shumë gra sesa Partia Demokratike apo forcat e tjera. Jemi partia që sot do të çojmë përsëri në parlament më shumë gra se PD. Mbetet sfidë që të plotësojmë kuotën kudo jo vetëm në pjesën e sipërme të listës, por në të gjithë listën. Por, ama një gjë kam nevojë ta nënvizoj që nuk kemi përdorur emrat e grave dhe vajzave për të mbushur listat në pjesën e poshtme, por kemi qenë shumë të vendosur që të shtojmë numrin e grave që do të jenë në parlament dhe kemi më shumë gra se ç’kishim. Ndërkohë që jemi zotuar dhe kjo do të jetë sfida e zgjedhjeve të ardhshme vendore që në çdo këshill bashkiak dhe komunal të Shqipërisë ne do të kemi 50% gra në lista. Është një proces. Nuk mund të kalojmë nga një ekstrem në pikën tjetër që do të ishte përmbushja e barazisë së plotë gjinore. Ekstremi ishte i tmerrshëm, mungesë e plotë përfaqësimi i grave. Sot nuk mund të themi më që parlamenti ynë është një parlament që s’ka lidhje me Europën nga kjo pikëpamje, sepse ka një numër të konsiderueshëm për ne, për Shqipërinë, dhe për traditën e saj të derikëtushme, grash dhe vajzash.
Partia Socialiste ka rene dakord me nje grup pune te FMN-se qe nqs Rama vjen ne pushtet, FMN do ti ndihmoje me kushtet e meposhtme:
1. Tatimi mbi vleren e shtuar (TVSH) te vihet ne masen 22%;
2. Tatimi i cigareve dhe prodhimeve te duhanit te vihet ne masen 23-24%;
3. Tatimi i karburanteve dhe nen-produkteve te naftes te vihet ne masen 25%;
4. Tatimi I te ardhurave te individit te jete sa me poshte:
– deri ne 15,000 Lek do jete 7%;
– nga 15,000 Lek deri ne 30,000 Lek do jete 12%;
– nga 30,000 Lek deri ne 45,000 Lek do jete 18%;
– nga 45,000 Lek deri ne 100,000 Lek do jete 23%;
– mbi 100,000 Lek do jete 30%;
Po ju more zoteri mos jeni kryetari i FMN-se?
Z. Rama plot e perplot me risi e gjera te reja. Bravo, ke ngritur nje ekip te mire dhe me pelqen tju votoj. Bravo ju qofte qe jeni kaq transparente e flisni kudo dhe per gjithcka
Me pelqen e gjithe fushata e Rames, programi poashtu. Saliu eshte i mbaruar kete radhe e mjer pd-istet qe do votojne kac islamin..hahahaha, ka nje skuader te papare ky Rama. Plo me risi e gjera te reja, dhe vete eshte njeri perendimor, SWaliu nga ana a tij baltos, kete gje ben i ndyri
hahaha jam kurioz si do votojne keta antikomunistet kacin e zi…hahahahhaahahahah
Rama po sjell krejtesisht fryme europiane me fushaten e tij pozitive dhe te strukturuar sic duhet ku nderthuret programi dhe propaganda negative..ndryshe nga qeveria qe duhet te kishte vetem program por ne te vertet vetem sa nxin e sterron kete opoziten..
Nuk ka shume rendesi se cfare qarku je por rendesi ka qe te fitosh dhe te jesh ne parlament. Edhe pse mund te jesh deputet ne nje zone tjeter mund te ndihmosh perseri zonen ku ke qene me perpara. Rendesi tani ka fitorja kunder se keqes se madhe Sali Berisha prandaj te gjithe duhet te pajtohemi me kete fakt.
Berati eshte nje qytet shume i bukur dhe ne kete gjendje qe eshte ka shume turista, por imagjinoni sikur te kishte pak me shume vemendje nga qeveria,numri i turistave do ishte dyfish ose me shume. Por ky numer perkthehet ne me shume te ardhura per Beratin dhe per shtetin. Kete do te beje PS me programin e saj, te ngreje emrin e Beratit ne nje stad me lart. Rilindje Beratit.
Rruga per te shkuar ne Berat eshte me te vertete nje katastrofe sepse qeveria me 10400 km e saj paska harruar qe ta ndertoje kete rruge kaq te rendesishme per kete zone. Duhet nje investim shume i madh per kete zone sepse do ti jepte nje tjeter vlere ketij qyteti.
Berti do ti tregoje gjithe shqiperise se cila eshte zgjedhje e tij per ne parlament sepse rezultati i 2009 nuk eshte nje rezultat qe i shkon pershtat Beratit sepse ai qytet gjithemone ka qene nje mbeshtetje shume e madhe per PS. Kete here mbeshtetja do rritet akoma me shume.
Prandaj Berati eshte ne kete gjendje te mjeruar sepse qeveria Berisha e ka lene totalisht ne harres dhe kjo per faktin se ata votojne PS. Por ky diskriminim i tmerrshem do te marre fund sepse ai qytet meriton me shume se aq, me 23 qershor do te kerkohet te ndryshohet ky sistem i deshtuar dhe diskriminues.
Erjon Brace tashme e ka pranuar zgjedhjen e PS dhe ka rene shume dakort per te ndihmuar ne qarkun e Fierit, e gjithe kjo zhurme eshte e stisur nga jashte PS per te terhequr vemendien ne problemet e verteta te Beratit
shiqo, shiqo si tha NENA PARTI!
Armiku i jashtem ne bashkepunim me armikun e brendshem ka dasht me prish ERIONIN me EDIN.
Dhe fale syqeltesise se NENES PARTI ky qellim armiqesor e antishqiptar u zbulua me kohe.
Vini doren ne zemer e ndihmojeni ate Beratin se eshte gjynah prej zoti…po rrine burrat tu honger fara e tu nejt shkalleve te pallatit se skane as pune asgje :/…shpresoj pas 23shit shpresoj te ndryshoj realiteti i atij qyteti te bukur..
Rama gjigandi na kenaqi sot ne Berat…ka lezet kur flet..pozitiv dhe aspak i dhunshem, jo si ai zotria qe vec vjell vrrrer…fitorja e sigurt e pret!
Ashtu eshte, deri tani jua ka shperthyer vrimen me dhune saliu, ndersa tani nuk do e ndjeni fare kete te rames se ta fut me embelsi,do ngeleni pak shtatzene por nuk ka gje se jeni mesuar me keto ju
Berati do ta mbeshtesi fuqishem Ramen dhe partine socialiste..i ka te vdekur 5 deputet PS aty…
forca partia socialiste..berati ka qene dhe do te jete me ju gjithmone!
Kaq dele je o popull qe genjehesh nga autobuzet e lyer me boje nga Rama ??? Te ishte origjinal te pakten, por ka kopjuar, Prodin e Obamen.
Sa per taksen e sheshte, a e kuptoni o te mjere qe ai qe fiton shume ( si psh 20 biznesmente e PS-se) do i fshehin te ardhurat e tyre e do deklarojne pak para, ndersa ai qe merr nje rroge, me page te fiksuar nga borderoja, do mbaje gjithe barren. Kaq naiv jeni ?? \
Ky Edi nuk i pergjigjet asnje pyetje -dhe per cdo gje genjen
Ky Erionin e do e kishte hequr fare, dhe deri ne minutat e fundit kuptohej qe Erioni nuk ishte ne liste ……..
..por sic duket nga fundi Edi e kuptoi qe do behej zhurme e madhe , ndaj edhe e futi ne liste
Erionin ky nuk donte ta fuste ne iste , spese Erioni nuk eshte spiun i grekut
dhe eshte njeri qe flet dhe kundershton, nuk eshte tipi i skllavit sic jane keta te tjeret —-
-Dhe kete Edi e kuptoi ndaj edhe ndryshoi mendje per Eironin
_-Eshte fatkeqis per Shqiperine nqs fiton Edi Rama , ky eshte nje Mashe ne duart e politikes greke
_Po fitoi ky kryemnister Shqiperia do kthehet ne nje krahine e Greqise ,
natyrihst ky duke qene arrogant dhe injorant do kaloje ne ekstrem ne favor te Greqise,
dhe kjo do sjelle pasoja te paparashikueshme edhe per kete vete si person ….
_-Por qe as qe diskuothet fare qe ky nuk i fiton zgjedhjet ,
duehet te merremi me problemet e verteta te Beratit dhe jo me thashethemet qe nxjerrin nga zyrat e PD per Erjonin. fakt eshte qe sala vetem shkatrrim ka sjelle per beratin prandaj ska cfare te ofroj me dhe merret me sajesa
E ke ne faqen zyrtare te Facebook te PS, se sa do jete taksimi per te ardhurat deri ne 1000 Euro. madje edhe me tabele llogaritese per cdo rroge.
Ju mire qe rreni ju kajtazet e Saliut, por rreni shumtuar.
Hop, hop, Propaganda Style !
Rama eshte lideri qe na mungon ka 20 vjet qe ne presim e me ne fund na erdhi. Une them se sduhet te rrime me neper shtepia por te votojme masivisht kunder saliu qe eshte i plakur ne cdo aspekt
Rama eshte i madh. Cfare nuk na sjell te re. Eshte gjigand fare. i paarritshem. Skrahasohet me pleq te rrjedhur si saliu oooo shoke.. Programin e ka fantastik, njerezit poashtu. E ka te fituar sepse dhe votat tona i ka te sigurta.
skuadra e Rilindjes eshte absolutisht me e mira dhe per kete jemi krenare sa ska . Kemi mundesine te votojme njerez me vizion dhe program shume serioz
Vetem rrenim ka pare Berati gjate ketyre 8viteve te qeverisjes se Saliut, populli Beratit nuk eshte pa mendje prandaj ka vendosur ta ndeshkoje rende me 23qershor PD dhe Sali Berishen.
Berati tashme e ka kuptuar qe e vetmja rruge per tu RILINDUR eshte Edi Rama dhe projekti i PS. Berati eshte nje qytet me tradita te forta qytetare dhe di te bej zgjedhjen e duhur
propaganda e Liloistve Kocoistve dhe Ramoistve ka arritur gjere aty sa ti konsideroje shqiptaret aq injorant qe tua mbushin se keta komandojn FMN.
Mrrenei me mend:
FMN = META+RAMA+KOCO
Ja merreni me mend fundin e botes!
i shkreti ti “o shtet” me vjen shume gjynah per ty
2400 VITE HISTORI TE LAVDISHME TE BERATIT SALI SHKATERRIMI I HODHI POSHTE NE VETEM 8 VITE. NUK MUND TA PRANOJME ME NJE DREJTIM TE TILLE. BERATI KERKON RILINDJE DHE KETE E OFRON VETEM PARTIA SOCIALISTE ME EDI RAMEN NE KRYE
Ti o zar sale. Te tha sala te tregosh keto traplliqe. Thuaji shokeve te tu dele te pd-se dhe mamit tend se per pagat qe ke thene me siper cdo person ne te vertete minimalisht 45000 leke ne vit si perfitim. Taksa per individed do te ulet ne krahasim me sot mor idiot. Vetem per pagat ne nivelin e krymenistrit do te jete me e larte sepse e meritojne te paguajne me shume.
Je zar sale dhe e di mire qe do humbni ne qershor . Te fala sandrit
i ka par ne enderr shifrat ? dhe hop erdhi te tema ti shkrauj
persa i perket ushqimeve paz qumesht, vez etj 0 taks
fermeret do ken 0 taks per naften 0 per inputet bujqesore
0 – im per taksen e biznesit te vogel
taska do jet progresive poooor ata qe kan nen 300 mije lek do ken nje taksim prej 3 % dhe at qe fitojn me shum do pagujn me shum!! shyqyr zoti se nuk esht e drejt qe te pasurit te taksohen si ata qe fitojn 300 mije lek
etj etj
sa i perket cigareve nese e ben mir do ja bej se esht e keqe per shendetin ! esht produkt luksi cigarja !!
saliu ka deshtuar komeplet me politikat fiskale 160 mije biznese drejt falimentimit, 1 MILJON TE PAPUN po ket ta ka then FMN???????????
Filluan te genjejne si Sala edhe keta,
pa i filluar fare punet qe premtojne te bejne!!!
A thua se FMN eshte njera nga Partite qe ka nenshkruar per te rilindur pasi kryetari i meparshem e pesoi ne Nju Jork!
Po kur thote qe Erion Brachen e derguam si Te Forte ne Fier!!!
Fieri eshte i fituar, dergojeni ne ndonje rreth ku jeni ca si ngushte or shoke!
Ardit, kendo nje kenge me mire se i kendon bukur.
edi je nje lider qe shpresojme te kemi nje te ardhme te mire per femijet tane .
Fol për veten tënde dhe fëmijët tuaj se unë nuk i besoj fëmijët tanë një pedofili e psikopati!!!!
Beratin e ka lene qeveria ne meshire te fatit. me vjen shume keq qe nje qytet me kete histori e lihet ne meshire te fatit. Me vjen keq qe saliu eshte kaq mizor me vendin e tij por kete here eshte i hequr se e ka cuar aty ku smban
Beratin e ke te fiksuar 5:3 or Edush! Beji hesapet mire, se tani nuk ke as Kacin e zi per t’i hedhur fajin…
Eh mor Ed Rama!
E hoqe se e hoqe Erionin nga Berati.
Por nuk e heq dot nga zemrat e te majteve. Erioni eshte njesh edhe pse nevrik dhe impulsiv, mbetet nje socialist i mire, i ndershem dhe qe ka rilindur shume kohe para atyre qe ulerasin rilindje cdo dite neper blogje.
Largo servilet nga vetja Ed Rama, servilet kane marre me qafe burra me te mire sesa ty. Lejo mendimin ndryshe ne parti dhe pasuro ate trashegimi pozitive qe (midis qindra veseve) ju la Fatos Nano.
mendoj se sduhet te percahet PS. Brace eshte shprehur se eshte pak i prekur por eshte socialist, ndaj kush do bracen i le te gjtiha te tjerat e i sherben fitores me 23 qershor duke votuar skuadren e rilindjes.
Tani po qe u sqarova, biles jam edhe entuziast.
Eshte bukur kur ja fut tjetrit dhe, kur ky ankohet, i thua ” A , mos u anko, me ler te ta fut ne emer te unitetit dhe shporrjes se Berishes.
U lodhe ti vlla duke denoncuar korrupsionin? Edhe une duke lepire bythen e Rames,pune e veshtire apo jo? Per rrjedhoje une vleresohem me shume se ti, dhe ngrihem ne pergjegjesi kurse ti vazhdo se i bije bukur…..
Dhe ky eshte morali juaj i fabules.
Good Trip RILINDJA
Edi Rama eshte Kryeminisri me modern dhe me europina, i denje per shqiperine europiane…Bravooo
Fushata eshte e shkelqyer, fitorja eshte mese e sigurt…Rilindje
Me 23 Qershore Berati voton per Edi Ramen Kryeminister…duke i cuar edhe nje selam Berishes per rrugen cope cope…
Me 23 Qershore Berati do ta denpi me vote kunder Sali Berishen , per keqeverisjen dhe harresen e Bereati nga qeveria.
Erion Brace eshte pa diskut nje vere e madhe ne skuadren e PS, ai do thelloi rezultatin e fitore ne Fier…
anja,
kaq e mjere je ti qe te mos guxosh te bashkndjesh hidherimin e Erionit?
Kaq te mjere ua ka bere pozicionin Ed Rama me Ilir Meten e Endrit Fugen.
Anja, mjerimi si ky do te ju vras. Sepse ne kete mjerin po futeni vete me deshire dhe sjellje servile si 50 vjete me pare.
Prandaj, socialistet si ne, do ti humbim zgjedhjet.
Dhe eshte mire qe do ti fitojn socialistet e vertet sic este Arben Malaj e FATOS NANO.
Gjeja e pare qe Edi Rama do te beje per Bersati eshte anullimi i vendimit te qeveris Berisha per te dhene me qera kalan e Beratit…Asaj kalaje i duhen ruajtur vlerat e saj te vyera si e vetmja kala e banuar ne ballakne.
Me ardhjen e Partis Socialiste ne pushtet do te kete politka qe do te terheqin donatoret e huaj per te investuar ne shqiper e sidomos ne Berat e Gjirokaster qe jane te mbrotura nga UNESCO
Ne Berat fitorja eshte e sigurte , sepse skuadra e Beratit eshte e perkryer, njrez me vizion e vullnet per ti dhene Beratit ate qe i ka munguar prej vitesh, vemendje , dinjitet dhe investime. RILINDJE
Sa per numrin e grave ne lista, askush nuk ka goje te flase per skuadren e PS sepse ka nje numer shume te madh femrash, dhe zonjash te verteta, gra me vlera.
Skuadra e Rilindjes drejt Beratit, per ti dhene ngjyra keti qyteti historik, per ti dhene energji te reja Beratit..skuadra e Rilindjes drejt fitores historike ne berat
Pas 23 Qershorit Berati do te rilinde bashke me gjithe Shqiperin….Me ardhjen e PS ne pushtet me shume investime per Beratin.
Hajde Ramush trimi..ne fakt ai kryebashkiaku i Beratit po i zene myk projektet..
Thuaj ndonje llaf per Kac Bardhoshin
Edi Rama mos e harro buken e vjeter. Thuaj dhe ndonje llaf per Kacin e Bardhe. Kaci eshte pall kaci por kjo nuk duhet thene qe ta harrojme. Si deputet i djathte qe mbulon ceshtjet e se majtes kerkon vemendje. Vetem ate historine kur donte ti hidhej siper asaj varteses se vet ne ministri mos ja permend. Se dhe vete Elona e ka lene qe tja thote me vone se palla e kacit eshte ne kulmin e aktivitetit tani. Jo per gje por i krijon dhe ndonje problem familjar. Boll u tronditen ata te shtepise se Kac Bardhoshit kur i protestuan poshte pallatit “socialistet”. Nuk duhet me i nxjerr keto sekslleqet aktualisht. Lereni pallen e kacit se duke dal ne televizor shton vota per te majten. Mos e persekutoni pallen e kacit! Flit mire per te o Edi Rama!
Ore dakort le te fitoj se ndoshta ndryshon dicka,por na e peshtiret me keto sllogane, skuadra kombetare e rilindjes dhe lesh me presh ku ka rilindje me Ilir Meten ne gji apo me Koqon,realiteti aty do jete qe do ikin shpellaret e Saliut dhe do vijne te urriturrit e Rames,dhe sec kam nje parandjenje qe aty do vihen taksa te padegjuara dhe te paperballueshme sepse arka e shtetit eshte bosh,keto te shpjegoj Edi ku dhe si do i gjej te ardhurat qe i duhen shtetit ke do taksoj Liken dhe njerzit e Likes apo popullin e thjeshte.Le te shohim ,populli do rroje me mire ne kohen e Rames apo te qoftlargut.Me Ilir Meten nuk do kete dite te bardha per ate popull ketu do jemi e do e shikoni.
Kam pershtypjen se Braçen e kane vendosur ne Fier per arsyen qe te terheq me shume votueste majte qe mund te ndahen mes LSI-se si dhe votuesit gri.
Ne Berat elektorati i majte eshte me i ngurtesuar se i Fierit ,prandaj Braçe me popullaritetin qe ka eshte me i domosdoshem ne Fier
Duke i dhane nje veshtrim kesaj shpjegimit ku u behen pyetje personaliteteve.
Pas Shkodres dikur u derthte gjaku mes malazezesh dhe serbet sot po lulzon ne qetsi, Durres porta
Shqiperise me Vloren heroike dhe sote gjinet me krenare se kurre drejte fitores.
Beratin qe po i drejtohet delegacioni me Autobus me gazetar qe kurre Shqiperia nuk ka pare ne historine e saj
Berati i bukur me 1000 dritare (penxhere).
Fieri do te ndigjeoje edhe nje here Sokolin e gjuhes qe aq mire ligjeron ndihmuar me shoket e tij qe jane
bere si mishi me koce.
Shqiperis ! I erdhi dita e lumturise ska me femi qe do te rrifen nga policia e Berishes sdo kete pleq qe u vidhen pensionet dhe punetor qe s’paguhen e torturohen kur kerkojne pagesen e tyre.
Fshatari qe ska toke me punue pa qene shok me pushtetin e Berishes, sdo kete peshkatar qe nuk lejohen me nxane peshkun ne Dete as ne Knete (mocale)! Sdo kete puntor pa pune dhe paguhet me mire se ke Berisha
nuk do hikin pronaret dhe lajne punetoret ne rruge duke vure braven dyerve.
Edi1 eshte i gjati,Edi2 eshte Shalsi,Edi3 eshte kirurg me duket.Berati dhe Kuçova dikur mbanin nje peshe te forte industriale,sot industrite atje jane inekzistente.Pra,duhet nje pune titanike,por sidoqofte jemi te tere nje mendje se berisha duhet larguar,jo te ike vete ai,por ta largojme ne menyre plebishitare
petulla me uje programi! si nuk thone 2 gjera konkrete… krejtesisht te pa pergatitur:
“do të bëjmë ç’nuk është bërë 20 vjet të marra së bashku. Në qeverinë tonë do të ketë një prioritet absolut [Berati]. ” – Rama;
“se edhe sikur të ishte bërë Berati ndonjë mrekulli në këto 8 vite, me donacione e me të tëra, prapë mungesa e rrugës do zeronte çdo lloj mundësie për ta vizituar atë” – Lame
Jane duke vajtur per fushate apo per tallje b…? e dine qe njerezit nuk do votojne me ata qe i xhvaten per 8 vjet dhe nuk marrin as mundimin te pakten te pergatiten se si do ti genjejne njerezit, por keta as kete nuk e bejne…
Ekzakt,keshtu beri fushate elektorale Nano kur humbi zgjedhjet.
Me autobuz!
Kjo eshte nje garanci me shume per te siguruar humbjen
PS si force e moderuar me nje ekip te shkelqyer gjithepershires dhe shume perfaqesues do ta coje shqiperine atje ku e meriton,
O Berat ce pate fat , ca ? qerane e kalase ..lol
Berati do jete nje nga zonat qe do te kene fitoren me te madhe te Partise Socialiste ,dhe ERjoni do te punoj forteq e te marre te njejta rezultate dhe ne Fier.Rama ka bere nje shperndarje te menduar mire dhe produktive dhe rezultati do te jete mahnitese.Fitorja e pret te majten ne 23 qershor
Eshte per te ardhru keq sesi eshte lene pas dore Berat nga qeveritaret tane,KJo ishte strategjia e Saliut ,kush qytet ishte i majte ai nuk benteasgje per te ,edhe pse mund te ishin qytetet me vlera me te medha historike dhe kulturore dhe qytetet me te frekuentuara nga turistet.Me nje veprim te tille ai mendonte se keta qytete mund ti nenshtronte lehte pasi do te ndergjegjsoheshin per bindjen e tyre politike,Epo kjo ishte politika me idiote,dhe vetem Enver Hoxha vepronte ekshtu duke i ndeshkuar ato qe u dilnin kunder.Saliu me ketoo veprime ka treguar qe eshte me komunist se vete Enveri
Lenja pasdore e Beratit eshte e qellimshme ,por kjo do te rikuperohet pas fitores se Rames ne 23 qershor dhe Beratit do ti kthehet dinjiteti i munguar per gjithe keto vite thjesht prej bindjeve te saj politike.
Rama po ben nje fushate fantastike ,jo vetem ne Berat por kudo qe ai shkon ,Me ben shume pershtypje qe ai udheton se bashku me gazetare dhe qytetare te tjere qe e mbeshtesin ne fushaten e tij ,KY eshte nje shembull per politiken Shqiptare e cila duhet te dali nga kornizat e tij te mbetura pas ne kohe.
Berisha sdo te ishte aspak i afte te bente nje fushate te tille.Kjo per shume arsye,e para se ai eshte nje perosn pa vizion dhe ide ,pa ideale dhe pa dinjitet ,Gjera te cilet e bejne ate nje politikan te dobet dhe me nje fushate primitive.ku dhe njerezit qe marrin pjese ne eventet e tij jane te nenshtruar dhe nenpresion te vazhdueshem ,Pra njerezit e ndjekin nga halli dhe jo se jane mbeshtetes se tij ,Dhe te jete i bindur qe ato jane te gjithe vota kunder tij.
PO sigurisht qe jane vota kunder tij,se nuk mund te pretendosh ti marresh voten njerezve duke u bere presion ,kjo eshte dicka e shemtuar dhe sado qe Berisha ta marri si te mirqene ,rezultati do jete vertet zhgenjyes per te ,Por gjtihsesi kjo tregon qe me keto menyra ai po ndihmon akoma me shume Ramen ne fushaten e tij.
Se kuptoj sesi ka kurajon Berisha te shkoje ne Berat dhe qytete te tjera dhe te kerkoje voten kur per 8 vjet as nuk beri asgje. 8 vjet jane shume dhe mund te behen gjera fantastike ne vendin tone,vendi i ka te gjithe mundesit per te qene nje vend i begate dhe njerezit jane punetore,Te gjithe po presin mundesit qe kjo qeveri ja mohoj ne 8 vjet duke i bere te ndjehen te pazote
Eshte e natyrshme shqetesimi i atyre qe besojne tek Rilindja e opozites, per emerimin e kandidateve
te PS, por se kuptoj shqetesimin e salHaleve qe jane ne merak, per listat e opozites.
Mua te pakten as nuk marr mundimin te shoh emrat e listes se PD, se sme intereson me nje parti
qe nuk ka asnje dallim, me memen parti PPSH-ne.
Edhe caktimi i petsonave me kontribut real ne PS, ne qarqe te tjera, duhet ta shofim, si nje dicka te
mire qe i behet ketyre kandidateve.
E rendesishme eshte heqja qafe e salhanes nga qeveria dhe clirimi i institucioneve shteterore nga
bisha qe e katalpultoi ish sigurimi i shtetit komunist.
Ka ikur tashme koha e Berishes ,Per Beratin dhe qytete e tjera do te vijne kohe te bukura me fitoren e Rames,Te gjithe njerezit i kane syte nga ai dhe kjo e ben ate te jete e vetmja shprese e ketij vendi per te dale nga kjo gjendje ne te cilet gjendet vendi sot
Po keta lane pasdore te gjithe qytete e vendt dhe jo vetem Beratin qe kishte bindje te majte ,po Shkodra qe ka qene gjithmon nje aleate e forte e Berishes dhe e Jozefines ,si eshte katandisur ,U permbyt disa here rradhasi dhe askush nuk denjoj qe te shkonte dhe te pakten ti ngushellonte.Edhe ne Shkoder asnje investim nuk eshte bere por ka ardhur duke u rrenuar dita dites.
E gjithe skuadra e te majtes eshte fantastike superenergjike dhe njerez te afte,Erjoni dhe personat e tjere te cilet u vendosen ne qarqe te ndryshme duhet ta kansiderojne veten te vlersuar pasi i kane derguar atje per te permirsuar gjendjen dhe ku influenca dhe puna e tyre te jape rezultate shume me te mira.Mendojse kjo ka qene dhe arsyeja kryesore e Rames qe beri levizjet e deputetve neper qarqe te tjera
Erjoni ka qene vertet shume i suksesshem ne qarkun e Beratit dhe nje nga deputetet qe e ka ngritur zerin per cdo shqetesim ,jam e bindur qe edhe per Fierin do te beje nje pune te mire dhe pas humbjes se te ndjerit Fatmir Xhindi u pa shume mire qe ne Fier u krijua nje boshllek e cila duhej te rikuperohej urgjendtisht ne ke to zgjedhje ,Erjoni do jete i suksesshem me siguri edhe ne Fier
Fitorja per Ramen dhe skuadrene tij ehste esigurte ,dhe 23 qershhori do te jete dita ku fundii Berishes do te legjitimohet.Ky vend ka nevoje per pune dhe boll me me demagogji qe i beson vetem Berisha dhe askush tjeter me
Shume interesant ky bashkebisedim i Rames me gazetaret si dhe me interesant i ben risia e vendit ku mbahet ky bashkebisedim ,Rama eshte person me vizion dhe vetem ai mund te beje gjera te tilla qe jane risi per politiken Shqiptare.Suksese zoti Rama
Rama cdo here din te na impresionoj ,dhe jam e bindur qe do te beje nje pune mjaft te mire me vendin ne vitet e ardhshme se qe do te fitoj tashme ehste shume e qarte dhe kjo eshte gjeja me e mire qe mundti ndodhe vendit tone
Shume interesante intervista,edhe une jam e bindur qe Rama do te beje nej pune fantastike se e ka treguar veten me Tiranen ku dhe u vlersua si kryetar i bashkise me i suksesshem ,dhe skuadra e tij duket shume premtuese ,tashme mbetet qe vetem te fitoj zgjedhjet dhe te kete kujdes nga manipulimet e vazhdueshme te Berishes
Te lutem vetem Beratin mos e lyej me boje si Tiranen!
Patjeter qe Berati do te rilinde dhe e meriton nje qytet si ai qe eshte lene kaq shume mbas dore nga qeveria.
po pse me Saliu e prishi kalane e beratit e? mos valle ka dale me fadrome dhe ka shembur muret, pergjegjesia me e madhe bie mbi qytetaret te cilet nuk kane kulturen e duhur per te mbajtur dhe mbrojtur keto vlera kaq te cmuara per vendin tone.
po cfare prisni nga Rama o Beratas dhe nje perkrahje qe ju kishit ai ja u coi ne Fier. ashtu sikurse berati edhe skrapari e me rradhe jane degraduar nga Meta me guroret e tij. kto jane vec mashtime elektorale dhe asgje me shume.
Brace i cili ishte kandidati dhe mbeshtetesi me i forte i Beratit Rama e dergoi ne Fier, kjo eshte nje rilindje mafiozesh, Rama-Kokedhima duan ta kthejne Shqiperine ne nje biznes privat ashtu sic beri ne kohen qe drejtonte bashkine e Tiranes.
ne do bejme me beratin ate qe nuk e ka bere asnje qeveri deri me tani. do shembim kalane dhe do ndertojme disa pallate brenda standarteve europiane. zoti rama nuk e han njeri me sapunin per djathe, mire qe e fute bracen ne liste por te pakten mos e permend dhe sidomos ne Berat.
Keq e keni ne Berat o Edvin ? … atje ka dale ne pjace Titi… Titi mo Titi i ufo-s,.. qe 10 vjet mezi i gjeti nje emer ne anglisht atij qe e quan universitet (thjeshte per kete fjale duhet burgosur)
Titi, kishte lyer floket e i kishte bere pike (ska faj se eshte bere me leke ne pleqeri i gjori) Kujdes Ed’ Rama se ju ne Berat, nuk shperndani diploma fiktive e me cmime qe deshmojne per aktivitete te erreta financiare. Titi, I nderuar shef i opozites, ka dale ne treg me nje goxha ndertese… nje tufe kalamajsh i hipen ne furgon cdo dite nga tirana dhe i nis ne Berat qe te shkolloje kuj ti teket te kete diplome. Jane “pedagoge” qe sapo kane mbaruar ufon vete o Ed’ Rama. Titi qe finacon cim peken e avanirit… he mo ate me te folur te vonuar qe duket sikur ka nevoje per tanskriptim kur flet.
Kemi bere ca shkolle dikur ne o shefi opozites, por atehere te dilte shpirti per nje 5-se… ndersa Titi me koke te lyer. spo le pleq e palka, bujq e blektore pa diplomuar ( a thua te kete ndonje ndryshim nga sudja e xhaferri)?
Kujdes o shef i opozitesne Berat se titi, ka mijra veta, peng me ato diploma… dhe ben presione se nese sfiton PD, ska akreditim, cmime te uleta etj etj.
Berati eshte i majte Edi, por hajdutet i late te hyjne thelle ne te… Une thjeshte kam frike se lejuat trafikantet qe mbi ndertesa te bera pa leje eme para te dyshimta, kane projektuar te shkaterrojne nje bastion te se majtes
Partia Socialiste dhe skuadra e Rilindjes do ti kthejevlerat qytetit te nje mbi nje dritareve….RILINDJE
Nje sukses prezantimi i programit dhe i kandidatve te PS edhe ne Berat..Rilindja po perhapet kudo ne Shqiperi
THUA SE KANE VJEDHUR MINISTRAT E SALIU E KANE SHKATERRUAR SHQIPERINE,DAKORT JAM ME TY,PO ATA QE KE NE KOALICION CFARE KANE VJEDHUR ?PSE NUK E THUA KETE?MENDON SE TE BESON NJERIIK ORE DEMAGOG I QELBUR,TE GJITHE NJESOJ JENI JU,POR TI JE ME LEGENI NGA TE GJITHE,HENGRE NGJALA ,KROKODILA ,E CFARE NUK HENGRE,PER PAK PUSHTET,JE KOMPLET LEGEN
Rama fiton ne Berat, por kandidatet nuk jane te persosur,bile ndonjeri teper euforik!Cdo Artan Lame ne Berat, kur Berati ka me te mire?.Ikja e Braces e drejte,pasi krijonte prapaskena të pahijshme,dhe kish pergjegjesi per zgjedhjet e kaluara!Por Erioni meriton te jete deputet,pasi i ka dhene PS ne parlament…Duhet te reflektoje per zgjidhje perfekte,pa “berryla”…Berati sigurisht ka me të mirë,por keta duhen mbeshtetur,pasi nuk mund te lejohet te fitoje Genc Pollo dhe te tjere te djathte,kur Beratin e lane qytetin me të prapambetur te vendit,pa lidhje autostradale(Berisha premtoi,por nuk e lejoi projektin e Autostrades Tirane-Berat-Tre urat-Greqi dhe per kete PD duhet ndeshkuar!Asfaltimi i dy tre rrugeve te fshatrave nuk justifikon asgje,pasi fshati nuk shkon dot ne Lushnje apo Fier bile dhe ne Berat nuk hyn i qete me makine…Prodhimet e Lapardhase,Sheqezes,Lumasit qelben se nuk ka treg shitje…Berati eshtë rrethuar pse eshtë i majte me tela me gjemba nga Berisha!Universiteti i bere eshtë i rendesishem,por ne vend tmerresisht te gabuar,10 mije qytetareve u bllokon mbrekulline e Uneskos,Mangalemin;nuk u lejon pamje,ndaj pronari duhet ndeshkuar jo per universitetin(e pergezoi per financimin)por vetem per bllokim të pamjes se Mangalemit,pasi Mangalemi eshte Unesko,kurse universiteti jo(eshtë kusheri i im dhe ne shtepi te tyre kam fjetur ne vitet ’70…)Rama eshtë nxituar disi me Beratin si “skuader”,dhe nuk ka kohe per korrigjime,por mobilizim te fitoje kualicioni duke shkuar vrullshem Sovrani ne votime dhe votuar kualicionin.Absolutisht duhet te humb Berisha!Berati edhe ne veshtiresi e ka treguar kulturen e tij mijvjecare se nuk i jep vot totale Shpellarit Berisha! Rama duhet ta premtoje autostraden,teleferikun per ne sheshin e Dosave-Kala,unazen e qytetit,ishullin ne mes te lumit,ne qender,projektuar nga italianet dhe qe e ka Abdyl Pilafi, partia e te ciit eshte ne kualicion me Ramen…Mjaft te humbi rende ne Berat,Berisha!Ketu ai eshtë perhere humbes i madh nga vet kultura e larte dhe qytetaria primare e Beratit te lashtë!