Ligjet më të çuditshme të botës

13 Maj 2013, 19:50Lifestyle TEMA

Të gjithë ata që kanë vendosur që pushimet e verës t’i kalojnë jashtë vendit, është mirë që t’i hedhin një sy disa nga ligjeve më të çuditshme anë e mbanë botës sepse mund të gjobiten thjesht se përtypin çamçakëz. 

Të ushqesh pëllumbat (Sheshi i Shën Markut, Venecia)

Mund të gjobitesh nëse i jep për të ngrënë pëllumbave në shesh. Autoritetet kanë vendosur një ligj të tillë për të ulur numrin e shpendëve që dëmtojnë strukturat historike të qytetit italian.

Të ngelesh pa naftë apo benzinë (Gjermani)

Është e paligjshme të ngelesh në mes të rrugëve gjermane për shkak se të ka mbaruar nafta. Gjithmonë duhet të jesh i kujdesshëm për nivelin e saj në serbator.

Të ngasësh makinën me shapka (Spanjë)

Nuk këshillohet kurrë që të drejtosh automjetin me shapka dhe nëse diçka të tillë e bën në Spanjë, shoqërohesh në polici.

Të urinosh në det (Portugali)

Ligji ndalon rreptësisht urinimin në det në mënyrë që të ruhet pastërtia e ujit, por se si policia verifikon që ke shkelur ligjin, nuk dihet ende.

Të pështysh (Spanjë)

Nuk është e hijshme të pështysh në rrugë dhe në qytetin e Barcelonës për këtë gjë merr një gjobë të mirë.

Të veshësh taka të larta (Greqi)

Qytete historike si Akropoli nuk lejojnë veshjen e takave të larta pasi ato mund të dëmtojnë monumentet antike.

Të ngasësh makinën me dritat fikur (Danimarkë)

Gjobitesh nëse i jep makinës me drita fikur jo vetëm gjatë natës, por edhe në një ditë plot diell në Kopenhagen.

Të përtypësh çamçakëz

Quhet shkelje ligji të përtypësh çamçakëz në Singapor.

Të shkelësh mbi kartëmonedhën

Nëse do të shkelësh mbi kartëmonedhën që përmban portretin e mbretit, dënohesh me burg në Tajlandë,thekson “AlbOnline” .  P.K

 

12 komente në “Ligjet më të çuditshme të botës”

  1. Gjon says:

    Kurse ne Shjqiperi po nuk i lepive b… atij qe ke siper, do hash m… gjithe jeten….

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Nje ligj qe mund t’ju nevojitet nese ngisni makinen ne USA:
      Mos e mbani ndezur makinen mbi tre minuta (te ndaluar) se gjobiteni me 2 mije $ per ndotje ambienti!!!
      Nderkohe qe per mos respektim Stop sign gjobitesh 130 $!!!

      1. albanian eagle says:

        Mos ja fut kot.Varet ne cilin shtet jeton por ketej nga une nuk ekziston ky ligj.

        1. Tironsi "ZZ" says:

          E pse do ja fus kot?!!
          Ne NYC Jetoj. Mos u habit qe edhe ketu shume vete nuk e dine. Pavarsisht se kane marre edhe patenten.
          Kur ta verifikosh, do me japesh te drejte!
          GJTM

  2. njeshi says:

    eh keto shtetet me ligje nuk i honeps dot….ne jemi mesuar azat …
    nevojat personale ku na vjen i bejme…..te peshtyjme dhe te bertasim kur ne teket….etj etj etj pa mbarim….nuk gdhendemi ne ..

  3. Kici says:

    Ti japesh makines me shapka nuk lejohet edhe ketu tek ne.Policet tane rrugor nuk ia kane fare idene, per kontrolle gjate muajve te veres!

  4. alo ,,cimi,, says:

    OJ TEJ,PO ME GJUJT A,A LEJOHET?- Leka Plepa dora vet PYT,,hahaha

  5. alo ,,cimi,, says:

    OR TEJ,PO ME GJUJT A,A LEJOHET?- Leka Plepa dora vet PYT,,hahaha

  6. ikandeja says:

    Ne Kopenhagen te mbyt dielli faktikisht..

  7. Korabi says:

    Kjo historia me drita fikur nuk eshte dhe aq e cuditdtshme se shume shtete i kane tr detyruara dritat dhe gjate dites, mes tyre dhe Shqiperia.

  8. ilirjan says:

    Shume ligje te ngjashme i i ke në Maqedoni,ligji dritave gjate dites,kur peshtyn han gjobë etj.Cvend i cuditshem

    1. fl says:

      1000% dakrot me gjoben e camcakizit ne Singapor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje