Jonathan Ratel
Nga Arbana Xharra
Është i vetmi i cili po lëkund themelet e krimit të organizuar në Kosovë. Ata të cilët janë të përfshirë në krim, duhet të djersijnë sapo të dëgjojnë emrin Jonathan Ratel. Ky është kanadezi, kryeprokuror i prokurorisë speciale të Kosovës, i cili po dëshmon se nuk bën kompromis me askënd, qofshin ata kriminelë ordinerë apo edhe milionerë zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.
Ky i huaj nga EULEX-i po jep dy sinjale; se misioni i mekanizimit që ai udhëheq nuk ka fjetur deri me tash, dhe po vërteton se thashethemet; për përfshirjen e emrave të politikës në krimin e organizuar mund të dalin të jenë të vërteta. Ai vjen me një përvojë të madhe nga e kaluara në luftën kundër krimit. Ka punuar në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës si prokuror special, po ashtu si këshilltar special në luftën kundër narkotikëve në Ambasadën Britanike në Afganistan.
Në Irak ka pasur rolin e këshilltarit të prokurorit në provincën Basra. Në Kosovë është bërë i njohur me rastin “Medicus”, i cili i ra në fije rrjetit të gjerë të njerëzve të përfshirë të trafikim të organeve. Tash hetimet e zgjeruara kanë rritur edhe listën e njerëzve të politikës, qofshin atyre që sot janë në pushtet apo edhe të të tjerëve që kanë besuar se do t’i shpëtojnë Ratel-it.
Misioni i Rendit të Ligjit të BE-së në Kosovë, ka nis ta tregojë veten, duke hapur dosjet një nga një, dhe atë me akuzat më të rënda që kanë të bëjnë me krimin e organizuar i cili po trondit skenën ndërkombëtare. Hetime të reja për persona që dyshohen të kenë qenë të përfshirë në grupin e trafikimit të organeve, të rastit Medicus, ka shumë mundësi që të shpiejnë edhe tek raste të tjera.
Gabojnë ata të cilët besojnë se me “Medicus” do të mbyllet kapitulli i përndjekjes së kriminelëve që po shijojnë ulëset e pushtetit. Sepse rrjeti i këtij grupi kriminal s’mund të jetë i shkurtër, hetimet tashmë kanë paralajmëruar listë tjetër. Lajmi se në Kosovë është bërë trafikim personash, dëme të rënda trupore, abuzim i pozitës zyrtare të autoritetit, mashtrim dhe abuzim i detyrës, i është shtuar imazhit të një vendi tashmë të dëshmuar se udhëhiqet nga politikanë të korruptuar.
E rrëfimi, i cili përshkruan mënyrën më çnjerëzore sesi grupi i trafikimit joshi donatorë të varfër për të ardhur në klinikën “Medicus” me premtimet e rreme për pagesa të majme, ua hoqën veshkat dhe ua shitën pacientëve të pasur, ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Rreth 30 transplantime të paligjshme veshkash dyshohet të jenë bërë në klinikë në vitin 2008 në Kosovë, e sa e sa dyshime të tjera për rrjetin e trafikimeve e krimeve të tilla që zhvillohen në shtetin më të ri të Evropës.
Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit deklaroi se SHBA-të i mbështesin hetimet rreth trafikimit të organeve në Kosovë, duke e bërë këtë çështje në fokus të politikës ndërkombëtare. Të dënuarit tashmë dyshohen për lidhje të afërta me zyrtarë të lartë të politikes, rasti i “Medicus” nuk duhet frikësuar vetëm ata që janë të përfshirë direkt në këtë skandal, sepse Ratel po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Kosova për 14 vjet pas luftës po del se jo vetëm ka prodhuar politikanë të korruptuar, milionerë nga paraja publike, por edhe kriminelë të përfshirë në trafikim të organeve njerëzore. E fatmirësisht, në mesin tonë tash për tash kemi Ratel-in, i cili nuk njeh “të fortët” e Kosovës./ZERI
Ka gjetur ky Ratel-i ne Kosove dhe ben si CUB,por ne Shqiperi ka BACA BERISHA DORE TE FORTE!!!
Asnje prokuror nuk ka bere hajer,ne se Berisha ka thene qe te hiqet!!!
Ja tani kemi prokuror LLALLEN,qe u ka futur DRIDHMAT TE GJITHE KRIMINELEVE,duke filluar nga vete Sali Berisha!!!
Do thoni ju,se Berisha do t’i vjedhe prap zgjedhjet!!!!
E cfare pastaj????
E MERITON T’I VJEDHE SE I DUHEN POPULLIT SOVRAN!!!
KOT NUK JEMI VENDI ME I ZHVILLUAR NE EUROPE!!!
Ky eshte shteti i Kosoves! E se nuk do te ishin nderkombetaret! E shikoni se shqiptaret nuk jane ne gjendjeje te bejne shtet?
SHTET me tere kuptimin e fjales ndertoi vetem LEGJENDARI I PAVDEKSHEM ENVER HOXHA!!!
Ne kohen e tij SHQIPERIA DHE SHQIPTARET RESPEKTOHESHIN KUDO NE BOTE,ndersa sot njihemi vetem si principate feudale,qe prodhon DROGE,PROSTITUCION,KRIME dhe politikane te tipit BANDIT si Sali Berisha!!!
ne listen e te “mirave” te kriminelit enver hoxha ke harruar burgjet politike,kampet e internimeve ku vdiqen mijra shqiptare,vrasjet pa gjyq neper hetuesira te ajkes se kombit vetem se mendonin per nje Shqiperi demokratike,vrasjet e familjareve te pedofilit dhe perversit “legjendar” shtoj dhe opinionin qe kishin te huajt per ne,na konsideronin njerez me bisht,me italin na ndan vetem adriatiku por italianet nuk e dinin se ku bjen Shqiperia,kaq shume respektohesh Shqiperia dhe shqiptaret
Po Kosova eshte shtet i ri,
eshte ende duke u bartur me paterica te nderkombetareve,
do duhet ende kohe derisa te qiten gjerat ne vendin e vet,
pa ndihmen e nderkombetareve Kosova do ishte nje kolumbi e dytë,
apo edhe nje ”banana” shtet
shqiperia 100 vjet shtet ende eshte e semure nga korrupsioni dhe krimi i organizuar!!!!!
Shqiperia nuk eshte shtet,por nje PRINCIPATE FEUDALE,sepse shteti MODERN,qe ndertoi ENVER HOXHA u shkaterrua per interesat GJEO-POLITIKE te PERENDIMIT duke vene ne krye nje AGJENT SERB si Sali Berisha,ARMIK I BETUAR I KOMBIT SHQIPTAR!!!
Shqiperia eshte shtet prej 100 vjetesh, me te mira dhe me te keqia. Ti ik e beju duva serbeve se ata hapin parrulla te tilla
Une kam hasur rastesisht ne nje emision te nje kanali gjerman,kur dha rastin MEDICUS,qka kam dexhuar nga ai emision,eshte nje mjek turk nje gjerman dhe drejtori ikti spiatli te involvuar ne shitje te organeve.Ai emision pretendonte se dhe poltika,njerez ne poltik ne pushtet jan te perzier ne ket krim,po kujan krimet e tjera,keti prokurori nuk duhet keshtu ti behet afirmitet publik,ky me rendesi eshte te bej punen ashtu si ika hije,se publikimi emrit te tije mund ta rrezikoj ate,neve keso njerez te guximshem na duhen edhe shqipetar.
Kosova do te jet gjithmon e jete nje qender krimi,eksperiment per europen dhe boten.do te jet nje banana republike.nuk eshte rastesi qe perendimoret qysh gjate luftes se kosoves kan favorizuar hajna e njeze te dyshimt te sherbimeve serbe dhe ata erdhen ne pushtet me ndihmen e perendimoreve,pa numruar fare votat.A nuk ishin vetem ne dy komuna (drenas dhe Skenderaj)30.000 vota per PDK me shume se numri i votuesve.ku ishin vezhguesit nderkomtar.pushtetareve perkatesisht politikaneve kosovar u mjaftojne feudet e ndara mes tyre per te marr haraq,per te eksploatuar te mirat materiale dhe per te bere orgji me bukuroshe.kjo gjendje ne kosove eshte projektuar qysh para luftes nga sherbimet e huaja.h edhe sa marreveshje me Serbine do te nenshkruan hashimi.
Bravo ta çojëderi në fundë ti nxjeri të gjithë dhe të dënohen si ordinerë dhe politikanë të çfarë rangu qofshin
REPUBLIKA FEDERATIVE SOCIALISTE E JUGOSLLAVIS alias DRENICES.