Ka lënë pas Tiranën ku zhvillohet politika “e madhe” dhe është zhvendosur drejt Gjirokastrës, aty ku kandidon si i dytë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Erion Veliaj, “i lakmuar” prej një pjesë të madhe të socialistëve të rinj e të vjetër për afërsinë që ka me kryetarin e PS-së Edi Rama, nuk ka çuditur pak vetë kur është zhvendosur të kandidojë në jug të vendit. Por ai duket i ambientuar shumë shpejt me “qytetin e gurtë”. Flet me pasion jo vetëm për çështjet e Rinisë dhe Emigracionit, që i mbulon për shkak të postit si Sekretar në PS, por edhe për problematikën që e ka njohur dhe po e zbulon përditë gjatë kontakteve nga afër me banorët e Gjirokastrës.
Z.Veliaj, ju keni marrë pjesë pasditen e të martës në çeljen e festivalit ballkanik “Fest-Argjiro 2013”, që mbahet në Gjirokastër, ku ju kandidoni për deputet. Cili është programi i “Rilindjes” për kulturën, rininë, promovimin dhe motivimin e brezave të rinj?
Ky festival është një nismë e lavdërueshme për promovimin e vlerave historike dhe folklorike të Gjirokastrës dhe duke qenë ndërkombëtar, i shërben edhe një çështje madhore, siç është afrimi i kombeve. Programi ynë, si për kulturën, ashtu edhe për rininë është hartuar duke marrë për bazë problematikën reale që haset në këto dy fusha. Për sa i përket kulturës, ne zotohemi që nëpërmjet krijimit të qendrave multifunksionale të krijimtarisë dhe pasurisë kulturore, të zgjerojmë tregun kulturor dhe ta decentralizojmë atë.
Decentralizimi lehtëson menaxhimin e jetës kulturore e njëkohësisht përmirëson ndjeshëm zbulimin e problemeve lokale dhe gjithashtu bën që përgjigjja ndaj tyre të jetë më e shpejtë dhe efikase. Ndërsa për rininë, programi ynë bazohet në tre shtylla. Pikë së pari ne synojmë zgjerimin e mundësive të të rinjve përmes reformimit të sistemit tonë arsimor dhe rilindjes së atij profesional, çka do të balanconte aftësitë e të rinjve tanë me aftësitë që kërkon tregu i punës.
Gjithashtu, ne synojmë angazhimin e sa më shumë të rinjve në jetën sociale, duke i nxitur ata drejt aktivizimit vullnetar, jetës kulturore e sportive, si edhe punës në komunitet. Veç kësaj ne do të përkrahim nismat dhe sipërmarrjet e të rinjve, do të garantojmë mbrojtjen e tyre nga diskriminimi dhe do të sigurojmë një “shans të dytë” për të rinjtë në nevojë. Ne mendojmë se vetëm motivimi i brezave të rinj nuk mjafton, prandaj edhe programi ynë shkon përtej fjalëve motivuese dhe i kushton një vëmendje të veçantë ndihmës dhe përkrahjes së të rinjve.
Thatë se fushata juaj në Gjirokastër ka prioritet rininë dhe emigracionin. Sa afër do t’u qëndrojë Erion Veliaj të rinjve gjirokastritë?
Partia Socialiste i konsideron 512 mijë të rinjtë si një nga mundësitë më të mëdha që ka Shqipëria për t’u zhvilluar e për të përparuar dhe meqenëse rinia është një potencial që kërkon menaxhim, ne i kemi kushtuar shumë vëmendje në programin tonë për Rilindje. Duke qenë se aktivizimi im politik kryesisht është fokusuar në krijimin e programeve sociale dhe politike për përfshirjen e sa më shumë të rinjve në politikë-bërje dhe në dhënien e kontributit aktiv, mund të them me bindje të plotë se edhe në Gjirokastër një nga përparësitë e mia do të jetë pikërisht riaktivizimi dhe përfshirja e të rinjve në dinamikat shoqërore.
Apatia dhe mospërfshirja janë dy nga armiqtë kryesorë të të rinjve, prandaj edhe unë e shoh si një sfidë personale, që sa më shumë të rinj gjirokastritë të përfshihen në projekte lokale që do të nxisin krijimtarinë e tyre, do të rrisin ndërgjegjësimin e tyre për vlerat dhe trashëgiminë kulturore e në të njëjtën kohë do të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
A mendoni se Gjirokastra është lënë në harresë nga qeverisja e djathtë gjatë 8 viteve të fundit?
Në fakt, kjo qeveri ka harruar vetveten, ose më saktë ka harruar të gjitha arsyet se pse qeveria duhet të ekzistojë. Është një keq-qeverisje që fatkeqësisht mund të vërehet në çdo fushë të jetës, në ekonomi, arsim, kulturë e më gjerë dhe Gjirokastra nuk bën përjashtim. Është botërisht e ditur që ky qytet ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, qoftë përsa i përket biznesit (dhe Gjirokastra strehon disa nga bizneset më të suksesshme në Shqipëri), qoftë përsa i përket turizmit dhe kulturës.
Dhe në të dyja këto aspekte përkrahja e qeverisë ka munguar në mënyrë shqetësuese. Infrastruktura në ndihmë të biznesit mungon totalisht dhe si shembull për këtë mjafton të përmendet rruga që e lidh Gjirokastrën me Tiranën, e cila është gjendje të mjerueshme.
Nga ana tjetër, pjesa muzeale e qytetit vazhdon të rrënohet dita ditës pavarësisht se thuhet se “investime janë bërë”. Po ku janë këto investime kur edhe shtëpia e Ismail Kadaresë s’po përfundon, ndonëse u bë një kohë e gjatë që ndodhet nën restaurim?! Vizioni ynë për Gjirokastrën është që t’i rikthejmë këtij qyteti shkëlqimin që i takon, duke e kthyer atë në kryeqendrën e biznesit për Shqipërinë jugore dhe një nga atraksionet më të mëdha turistike të Shqipërisë.
bravo veliaj
ja i pari…ju thashe…sapo kane ngrene sanduicin e mbremies ata dhe jane gati tani deri ne oret e mengjesit… ? :d ikni beni nojgje me te vlefshme o buzqumeshta
Ncncnc hajdutet e saliut vine si vemje dhe duan te ndysin neper komente… Shushunja! Une dua te luftohwt berisha nga fillimi ne fund bashke me njerezit e tjere!!
Ky djalosh ka energji dhe punon pafund, eshte i riu model qe ka bere bdryshimin ne kete vend..eshte baltosur shume nga vemjet e berishes por prap ja ka dal! Tani ku eshte saper greten, gertin, cilin dhe jemin ngjanen bashke. Te fala kaqit te zi
Me Erionin ne krye ne Gjirokaster PS do te marre nje fitore shume te madhe sepse ai nuk lodhet kur se punuari per njerezit. Skuadra e tij perbehet nga disa te rinj qe po bejne nje pune te madhe atje. Rilindja ne gjirokaster do te arrije te rilindje shume gjera atje, duke filluar nga tradita, turizmi dhe shume gjera te tjera.
Gjirokasta ka nevoje per nje RILINDJE nga cdo aspekt sepse me te vertete e kane lene ne harrese kete qytet. Nje qytet qe eshte nen mbrojtjen e UNESCO po qe per fat te keq nuk mbrohet nga Shteti sepse sado potencial te kete ky qytet, kur nuk eshte infrastrukutura ne nivelet opotimale dhe mundesite per tia marre benefitet ketij qyteti ulen. Duhet te ndryshoje ky diskriminim qe u behet qyteteve te majta nga ana e Saliut.
Qeveria Berisha ka bere nje diskriminim total te qyteteve nga pikepamje e investimeve dhe mundesive qe u ka krijuar per zhvillim, arsyeja e vetme nga eshte nisur SALIU eshte ngaqe ata nuk e kane mbeshtetur fare, prandaj ai si mase ndershkimi e ka harruar fare si qytet. Por kjo harrese ka sjelle shume pasoja te keqija per kete qytet sepse te rinjte nuk kane me asnje mundesi punesimi. Turizmi ne kete qytet ka rene ndjeshem per shkak te mungeses se investimeve.
Skuadra e rilindjes perhap shprese per te ardhmen. Mbeshtetja per kete skuader po rritet shume sepse asnjeri nuk e do me saliun. Edhe 4 vjet me Saliu do te ishte totalisht nje vetevrasje dhe nje shkaterrim i vendit. Eshte momenti qe te vendosim per te ardhmen tone. Ne gjirokaster ka filluar ky proces.
Me nje kryeminister qe e ka kthyer shqiperine ne nje diktature qe flet vetem me ane te dhunes dhe te presionit nuk mund te vazhdohet me. Duhet me patjeter qe politika ne shqiperi te pesoje nje ndryshim sepse situata po agravohet kaq shume dhe nuk mund te kete zhvillim me nje njeri si Saliu.
Nuk ka te krahasuar skuadra e rilindjes me ate te PD. Puna qe po ben kjo skuader eshte totalisht ne funksion te permiresimit te programit te PS. Kjo skuader karakterizohet nga puna e palodhur dhe nga vullneti i pashoq.
Me njerez si Erion Veliaj, rilindja eshte mese e sigurte sepse me frymen e re qe ai ka sjelle ne PS, ai ka arritur qe te ndryshoje edhe imazhin e kesaj partie duke e kthyer ne nje parti moderne dhe me ide bashkohore per qeverisje. Garancia me e mire per te ardhmen jane te rinjte dhe skuadra me te cilen po punon Erioni jane totalisht te tille.
Peçat jane se i njohim po he…Tema pse nuk na i nxirrni komentet???
Bravo Veliaj per frymen qe po transmeton ne gjirokaster. Eshte shume bukur kur punon me njerez si Erioni sepse jane njerez qe permbajne vetem energji pozitive dhe te japin motiv per te punuar sa me shume. Kete fryme e kam pare vete ne Gjirokaster sepse i gjithe qyteti po flet per kets skuader.
Gjirokastra ky qytet qe Saliu e ka lene totalisht ne harrese eshe pse mundesite qe ofron ky qytet jane shume te medhaja, por kete qytet e ka ndershkuar nje fakt shume i thjesht, gjirokastra voton majtas, prandaj Saliu e ka fshire nga harta e tij per te bere investime. Me kete mungese investimesh gjirokastra ka humbur dicka nga potenciali i saj per turizmin. Por kam besim qe programi Rilindje do ti jape nje tjeter pamje ketij qyteti dhe do ti shfrytezoje te gjithe potencialin per turizem qe ofron ky qytet.
Bravo i qofte ketij njeriu qe ka ngritur nje skuader fantastike dhe me idete e tij po behet nje pune shume e bukur ne gjirokaster. Atje populli ka nevoje per shprese dhe programi rilindje e jep nje gje te tille.
Imagjinoni sikur te kryheshin me shume investime ne kete qytet, sikur te ishte rregulluar rruga. Saliu beri 10400 km rruge si ka mudnesi qe nuk i paska ardhur radha kesaj rruge kaq te rendesishme. Prandaj them se saliu ben investime selektive dhe qe shumica e ketyre investimeve jane per fushate. Pra Saliu me duart e veta ka mbytur kete qytet qe mbart me vete nje histori mijera vecare, Mundesite per turizmin kulturor qe ofron kjo zone eshte shkaterruar nga kjo qeveri me mungesen e investimeve ne infrastrukture.
jo vetem turizmin por ps edhe aleatet e saj do rilindin dhe integritetin e popullit shqipetar…
Veliaj eshte nje figure shume e respektuar nga te gjithe sepse ai di shume mire qe ti zgjedhe njerezit e te cilet punon. Ai po ben nje pune shume te mire ne gjirokaster dhe i ka dhene nje tjeter fryme Rilindjes ne Gjirokaster.
dhe jo vetem te Gjirokastres por ne mbare Shqiperine.Skuader perfekte kjo e RILINDJES besojme tek ju si mundesia e fundit qe i ka ngelur ktij vendi per ta integruar
po normal zoti veliaj qe i kane harruar se kane mbushur xhepat gjithe kohes e se kane mendjen tek qyteti i bukur i gjirokastres duke i lene menjane nje perle te shqiperise, ju lutem beni dicka se shqiperia eshte rrenuar dhe nuk po merret vesh cpo behet. te rilindi jo vetem qyteti i gjirokastres por dhe berati e shume perla te tjera duhet nje rilindje per te gjithe u lodhem me brockulla e pacavure
te pergezoj per nismen erion, te tille njerez na duhen per ta rimekembur shqiperin sic i ka hije , hajdutet e sales jane kudo, kujdes se ne kemi vendosur ta mbrojme voten tone me cdo kusht…jepini gjirokastres dhe shqperise ate qe meriton….ate punesim , arsim e cdo gje tjeter , ne nuk jemi te paafte thjesht ne 8 vite saliu nuk mori pergjigjesit e veta
turp turp per ne qe e kemi lene saliun te bej cti doje kokrra e qejfit me djersen tone…e ka harruar gjirokastren dhe qytetaret e tij a thua sikur nuk ekzistojne, boll me duhet rilindje dhe vetem njerez si ju mund ta sjellin kete gje
Kjo qeveri ka deshtuar si me cdo gje tjeter edhe me gjirokastren.turizmi dhe vlerat e saj historiko-kulturore ne rast se sdo ishte unesco do ishin shkaterruar me shume se kaq.Veliaj do i jape jete gjirokastres si qytet,nje njeri plot energji qe cdo qytet do donte ta kishte perfaqesues.forca rilindjes
bravo veliaj mos rri po zhduku nga qyteti jone se nuk te voton asnje njeri ty as edhe ate kryetarin tend te cmendur. ju do te jeni turpi i historise shqiptare neser. dhe ju prisni qe ne tju votojme??? harroje ti dhe shoket e tu. hiqeni nga mendja njehere e mire…
Erjon ate ” grabitje ” qe i bete organizates Mjaft te njejten gje keni ndermend te bene dhe me popullin gjirokastrit ? Kerkoni qe te ktheni qytetin e gurte ne rrenoje ? E keni te kote pasi asnje nuk ju beson mashtrimeve tuaja dhe kjo do te vertetohet me 23 qershor ! Njerezit jane te lodhur te degjojne te njejtat shpifje dhe premtime qe beni ne cdo qytetit qe shkoni ! Qyteti i Gjirokastres po i rikthehet identitetit fisnik dhe dinjitoz me restaurimet e reja te cilat ju z.Veliaj jeni shume i zene qe ti kundershtoni ne vend qe ti pranoni ato. Autostrada qe lidh Gjirokastren me superstraden e jugut me perputhje me standartet europiane gje qe ju dhe partia juaj kundershton dhe e hedh poshte pa pike turpi.
Sa foto domethenese!
Duke gjykuar nga body language e Erion Velise, duket qarte qe dhe atij i duket vetja kollovar ne Gjirokaster.
O Erjon te jane bere gjunjet pis, fol me tru e jo me bythe
Do e bejne sic bene kalane e likursit prone te Tavove mentoret e tij.
Hemo Erion se kishe humbur edhe ti…Cthote blloku i Ilir Metes??
Gjirokastra dhe gjirokastritet kane rastin te fitojne garen per vehte, jo per Erjonin as per Edin, por per programin zhvillues te koalicionit te majte. Nuk ka arsye qe vendi dhe rrethi me intelektuale te spikatur e te mencur dhe me menaxhere te zote ne te gjithe Shqiperine te drejtohet nga njerez te paafte e te prapambetur. Haruat qe gjithe drejtuesit e Gjirokasteres jane nga Nepravishta, Libohova, Valareja, Kolonja dhe Dervicani me intelektualin e shquar Spiro Ksera pa haruar 13 drejtore nga Lazarati. Te gjithe drejtuesist miq te Saliut dhe te Genc xhivolas, qe kane mbaruar Universitetin “E.Cabej” me 5000 dhrahmi per nje provim.
Ende nuk u ngop Gjirokastra e gjirokastritet me mashtrimet saliiste dhe me pisllekun qe implemntoi Genc Ruli ?
Shihni si eshte lene rruga Tepelene-Memaliaj, vetem 8 km eshte. Behet me qellim dhe eshte pjese e skemes se nisur qe ne 1997, atehere kur kunder Jugut nisi ushtrine dhe avionet, ndersa tani nderpreu te gjitha fondet e financimet. Nuk haron asgje vicidolsi, ka inat te poshter.
Per 8 vjete Saliu nuk beri asgje per jugun nga Tirana e poshte. Asnje segment rrugor nuk mbaroi, edhe pse thote qe ka prioritet turizmin dhe se Vlora per te eshte perla e bregdetit shqiptar. Profka e mashtrime.
1 miliarde e 200 milione Euro hodhi (300 mije i vodhi me Lul Bashen) per 60 km autostratde ne gjasme “rrugen e kombit”, nderkohe qe me vetem 200 milione kish mbaruar rruga e Vlores dhe 100 milione te tjera ate te Gjirokastres. Ne asnje nga planet perspektive te zhvillimit nuk ishte rruga e Elbasanit me tunel dhe rruga e Arberit, por ato filluan duke lane ne mes rrugen Fratar-Memaliaj-Tepelene, Kardhiq-Sarande, etj.
Kur per Gjirokastren nuk interesohet, per Dangelline time qe as i shkon neper mend ndonje here. Saliu ne permetaret na kujton kur do te shitet si patriot dhe i lypsen vellezerit Frasheri, shtepine e te cileve e ka lene ne rrenim deri ne zhdukje. Turp per te dhe gjith drejtuesit.
Gjirokastrite te mencur mos e coni voten tuaj dem, ne te kundert me interesat dhe te ardhmen e femijve Tuaj.
hahaha krimbi i RAMES
Gjirokastra e ka per nder qe do perfaqesohet nga djale i tille qe eshte nje vlere e shtuar per ate qytet. Erjoni eshte shembulli i suksesit dhe nje politikan i ri dhe shume i zoti nder Per Gjirokastren qe do perfaqesohet nga ky djale
Nga BERATI DERI NE GJIROKASTER eshte nje zone e tere e lene ne harrese me QELLIM nga BAJLOZI I VICIDOLLIT a e keni pare si eshte bere shqiperia nga kthese e kamzes dhe larte te vjen qef te udhetosh asfalti te dera e shtepise ndersa ne te jugut jemi vjele nga taksat si mos me keq dhe na kane lene ne harrese totale per 23 vjet besoj tep Parti Socialiste dhe EDI RAMA se do ta rilindi jugun dhe do ti japi vendin qe ai meriton ne nje Shqiperi te RILINDUR
Nga BERATI DERI NE GJIROKASTER eshte nje zone e tere e lene ne harrese me QELLIM nga BAJLOZI I VICIDOLLIT a e keni pare si eshte bere shqiperia nga kthese e kamzes dhe larte te vjen qef te udhetosh asfalti te dera e shtepise ndersa ne te jugut jemi vjele nga taksat si mos me keq dhe na kane lene ne harrese totale per 23 vjet besoj tep Parti Socialiste dhe EDI RAMA se do ta rilindi jugun dhe do ti japi vendin qe ai meriton ne nje Shqiperi te RILINDUR
Gjirokastra, Permeti dhe Tepelena nuk mund te pranoje keta mercenare politik qe na i ka perplasur PS sipas interesave te veta ne surrat. Keta kollovaret e Edi Rames te kthehen andej nga kane ardhur. Po ka b.. ai huri i gjate le ti prezanotje gjirokastres gjirokastrit per deputet dhe jo kollovar, qe e nisin me organizata jo qeveritare dhe jo politike dhe perfundojne ne deputet mercenar, njerez pa shtylle kurizore.
Erjon, ti nuk ke asnje lloj lidhje me Gjirokastren dhe sic erdhe rrufe do te ikesh rrufe. Mos e genje popullin kot. Gjirokastra dhe gjithe shqiperia duhet te votoje ata qe mendojne ata se i perfaqesojne me mire, dhe jo kukulla plastike qe vijne sa per te siguruar vendin e vet sa me afer kupoles se partise. Votoni njerzit tuaj, kushdo qofshin, cfare do lloj partie!!!
Ka harru vet veten ? Jo jo keto sjan qeveri po keto punojn per veten e tyre sdin keto ceshte DEMOKRACIJA se jo per gje po vet quhen dhe Partia Demokrate( komuniste) , keto jan krye hajdutat qe kryetari i ksaj Bande eshte stervitur nga Enver Hoxha