Ferguson e pranon: Kam tentuar që të ndikoj tek gjyqtarët

17 Maj 2013, 12:16Sport TEMA

Aleks Ferguson, përveçse ka një trajneri i suksesshëm tek Junaited, shpesh herë është bërë objekt kritikash nga ana e kolegëve të vet, për ndikimin e tij tek gjyqtarët. Dhe, në prag të largimit të tij nga junaited, Ferguson e ka pranuar vetë se në disa raste ka tentuar të ushtrojë presion tek gjyqtarët. Por, më shumë se sa tek gjyëtarët, ai ka thënë se është përpjekur të ushtrojë presion tek kundërshtarët e vet.

“Gjyqtari i katërt të dielën ndaj Suonsi ma tregoi tabelën që thoshte se ka tetë minuta lojë shtesë. Unë i thashë: ‘mendo përsëri’”.

Kjo ka qenë pjesë gjatë gjithë karrierës time, presioni mbi gjyqtarët është normal. Por, lojërat psikologjikë i kurseja zakonisht për kundërshtarët”, ka thënë legjenda skoceze, që pas 26 vitesh nën drejtimin e Junaited, ka vendosur që të tërhiqet në fund të këtij sezoni./b.l

4 komente në “Ferguson e pranon: Kam tentuar që të ndikoj tek gjyqtarët”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po pse si kujton ti KUQO i WISKYT se ne duam qe te na tregosh me shume se kaq .
    Jo nuk i bere gje por vetem sa i ke futur brenda njecike koken .
    Kur une them se ky nuk ka ditur kurre te dale jashte ISHULLIT ,duke mos qene i afte qe ta kaloj LA MANSHIN ,disa me leshohen mua si ujqerit ne KEREM .
    Ky vete e pranon dhe nuk e la as te ftohet pilafi .

    1. paemer says:

      o Totila, o benevreks

  2. Sportdashesi says:

    Favorizimet e hapura te gjyqtareve dhe parate shume me te shumta te shpenzuara, kane qene baza e suksesit ne ishull te ketij plakut shtrigan.

    Megjithate ne Europe deshtoi turpshem, kur ne 27 vjet mori vetem 2 Champions me breke neper kembe dhe me fatin e gjithe botes me vete.

    I madhi Bob Paisley i Liverpulit te Madh, fitoi 3 Champions ne vetem 9 vjet: 1976-1985.

    Madje dhe Benitez e ka kaluar, teksa marre 2 Kupa Uefa dhe 1 Champions, me 3 klube te ndryshem, ne vetem 10 vjet.

    1. Vapa says:

      Ke shume te drejte! Ne finalen e vitit ’99 me Bajernin ja dha thesin me lek ne minuten e fundit!!!! Dhe ja dyfishoi ne minutat shtese!!!?????
      Dhe per korrektese, ne periudhen qe permend ti LIVERPOOL ka fituar 4 kupa dhe e pesta ishte ajo qe i mori Milanit ne STAMBOLL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje