Monako duket se do të jetë e papërmbajtshme në merkaton e verës. Pasi ka siguruar sulmuesin Radamel Falkao, edhe pse ende nuk ka asnjë gjë zyrtare, dhe kërkon edhe argjentinasin Karlos Tevez, drejtuesit e klubit të principatës janë vënë në ndjekje të mbrojtësit brazilian të Barcelonës, Dani Alvesh.
Me një ofertë të mirë, Barcelona mund ta lërë të lirë brazilianin të largohet, duke qenë se nuk shihet si një lojtar i domosdoshëm.
Me këto lëvizje shihet qartë se Monako do të synojë që sezonin e parë, që minimalisht të sigurojë pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve./b.l