Dani Alvesh: Murinjo do t’i mungojë kampionatit spanjoll

13 Maj 2013, 12:24Sport TEMA

Edhe pse ka qenë njëri ndër njerëzit që ka shkaktuar më shumë polemika dhe tension në Spanjë, sidomos në përballjet mes Realit dhe Barcelonës, shumë njerëz mendojnë se largimi i Hoze Murinjos është një humbje për kampionatin spanjioll. Këtë gjë e mendon edhe mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh.

“Neve do të na mungojë ai. Liga spanjolle do të humbasë diçka pa të, pasi ai është një konkurrent i fuqishëm. Kurrë nuk jam përplasur me të. Vetëm se të dy jemi fitues.

Ai është një prej trajnerëve më ambiciozë në ligë dhe ai vërtet ka jetuar me futbollin këtu. Ai është një person i gjithanshëm dhe mendoj se largimi i tij është një humbje për ju, mediat, pastaj për ne lojtarët”, ka thënë Alvesh./b.l

5 komente në “Dani Alvesh: Murinjo do t’i mungojë kampionatit spanjoll”

  1. england says:

    Do duhej te largohej Mourinjo qe Alvesh ti thurte elozhe!por me mire kurre se vone,thjesht ke thene nje te vertete qe nuk e mohon dot askush,per me teper ne momentet qe Barca po vuan rolin e nje trajneri me potencial,sikur ishte special one…

  2. e kishin si hudher mos i hanin me sysh

  3. Argita_B says:

    Problemi eshte se Murinjo eshte trajneri me mediatik aktual, krijon polemika dhe terheq vemendjen mbare mediave boterore.
    Neser vemendja dhe kamerat do te drejtohen nga Chelsea, dhe pse Reali i Madridit ngelet Real.
    Jane te rralle trajneret qe nuk perdorin “dipllomaci” kur flasin, pjesa me e madhe flasin30 min ne koferencat e shtypit dhe zere sikur nuk kane thene asgje, evitojne pyetjet delikate duke dashur ta kene mire me gjithe boten.

  4. bruxelles says:

    nje humbje e madhe per ju mediat? akoma nuk e keni kuptuar qe murinjo ben kontrat me shtypin kudo qe vete se murinju te shet gazeten prandaj ben si palaco.argita_b cfar duhet te flasin tranjeret e tjer ne konferenca shtypi pervecse per futboll .po ake ndjekur murinjun para ca ditesh eshte shprehur qe gabimin me te madh ketu tek reali eshte se nuk ka bler portierin diego lopez se eshte me i mire se kazias ndersa para dy vjetesh eshte shprehur per topin e arte qe e mori i madhi mesi ka then qe i takon kaziasit se eshte portieri me i mire ne bot dhe ka fituar la ligen.prandaj me thoni eshte palaco murinjo si njeri apo jo se si tranjer nuk shahet

    1. Argita_B says:

      Nuk eshte faji i Murinjos se pjesa me e madhe e kundershtareve te tij bien me deshire ne “kurthin” e tij. Murinjo luan nje personazh me mediat dhe kete e ben ne menyre perfekte. Sigurisht ka qe nuk e duan po nje gje me çudit, nese do te ishte njeri palaço, si ka mundesi qe pjesa dermuse e futbollisteve qe ka patur ne ekip e adhurojne, dhe vetem nje minoritet nuk e ka qef!!
      Flas ketu me llogjike pasi asnje nga ne nuk e njeh Murinjon si njeri, njohim thjesht aktorin publik, pra rolin qe luan me mediat…
      Mund te me citosh nje trajner apo njeri qe nuk bie ne kontradikte me ato qe ka thene perpara,vetem nje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje