Interi i jep lamtumirën Evropës

12 Maj 2013, 18:42Sport TEMA

Nëse tre vite më parë Interi fitonte kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve, në sezonin e ardhshëm zikaltërit do të kenë pushim mesjavat, pasi zikaltërit kanë humbur përfundimisht mundësinë të marrin pjesë në Kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm. Skuadra e Stramaçionit, pas barazimit 0-0 me Xhenoan në ndeshjen e parafundit në kampionat, ka mbetur në vendin 9-të në renditje, ndërsa nuk ka mundësinë tashmë matematike të marrë pjesë as në Europa League në vitin tjetër.

Një skuadër që vazhdon të shpresojë në Ligën e Kampioneve është Fiorentina, e cila ka fituar 1-0 ndaj Palermos për të mbetur një pikë pas Milanit të vendit të tretë, edhe pse kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak se ata. Humbja e Palermos dekretoi edhe rënien nga kategoria të kësaj skuadre. Bashkë me të, në Serinë B do të shkoj edhe Siena, e mundur 2-1 nga Napoli i vendit të dytë.

Ndërkohë, mbetet e ndezur deri në javën e fundit lufta për një vend në Europa League në sezonin e ardhshëm, pas një dueli mes Udinezes e Lacios që luftojnë për vendin e 5-të në klasifikim.

4 komente në “Interi i jep lamtumirën Evropës”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nga anet tona ,te paret na kane lene nje SENTENCE :
    Mbill eren ,
    Korr furtune .

    Me ato dru qe pret
    Me ato do ngrohesh .

    c’fare te besh
    do te bejne edhe 1 me shume .

    Nuk mbahet skuadra me pleq ARGJENTINAS ,qe rrijne ne ekip per te thyer rekorde moshe ,packa ka vite qe u vene pordhet shtate dhe nje azer .
    Me duket se eshte dhe nje SIAMEZ tek MAN,UNITED qe vec nuk u lodh duke punuar AREN e te vellait te tij ,por rivalizon dhe FERGUSONIN ,sepse do qe te luaje deri ne 50 VJEC .
    Asnjehere dhe ne asnje kohe INTERI nuk i ka dhene gje si futbollit ne ITALI as dhe kombetares .
    E kam theksuar qe : periudhat me te ZEZA ,kombetarja AZURRE ,i ka vetem ne vitet kur INTERI ka qene ne maje .Mund te me thote ndonje nostalgjik ,qe mund te jete sot 60-65 vjec se INTERI i ka dhene italise .
    Une pyes c’fare i ka dhene dhe cilet kane qene lojtaret ,ata qe edhe pas vdekjes i akuzojne per KORRUPSION .
    Ce era una volta !

    1. EDI says:

      Sipas logjikes edhe Reali e Barcelona para 2008-se nuk i kane dhene asgje kombetares spanjolle sepse kishin fituar vetem nje Europian. Edhe Liverpuli, M.U, Arsenali nuk i kane dhene asgje Anglise. Sa per lojtare qe Interi i ka dhene Italise po te numeroj vetem disa : Altobelli, Bergomi,Meazza,Oriali qe jane ikona te futbollit italian dhe te gjithe kane fituar kupen e botes. Nese kerkon me shume lojtare mund t’i gjesh tek ky link : http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Inter_Milan_players

      Sa per Facchetti-n nuk ke goje te flasesh ti Totila, se flasin vet shifrat e tij : 94 ndeshje me Italine (70 nga keto si kapiten), nenkampion bote ne 1970, kampion europe ne 1968, 4 scudetti te fituar,dy Champions, dy kupa Interkontinentale.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Shkeli kemba e Murinjos dhe interistet jane ketu ne Prag te katastrofes, Uroj qe kjo mos ti ndodhe Realit, se Do te me vinte shume keq, se panvaresisht se jemi kundershtare, perseri eshte rivaliteti qena jep futbollin e bukur.

  3. Doni ALBO says:

    Nuk eshte se po vdes interi por po vdes edhe futbolli italian ne pergjithesi, cdo vit e me pak ka interesim per kete lige dhe tashme syte jane te kthyer kah liga gjithnje e me interesante e gjermanise qe prodhoj spektakel ne Ligen e Kampioneve ku tashme edhe kemi dy finalist gjerman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje