Largimi i Aleks Ferguson në fund të këtij sezoni duket se do të sjellë një revolucion tek Mançester Junaited. Përveç Pol Skolls që pritet të tërhiqet në fund të sezonit, mediat angleze tashmë e quajnë diçka të sigurtë largimin e Uejn Runit.
Por, ndërkohë që Ferguson planifikonte ta zëvendësonte atë me Kristiano Ronaldon, pasardhësi i tij, David Mojes pëlqen shumë Karim Benzeman.
Sipas mediave britanike, Junaited pritet që të bëjë një ofertë prej 30 milionë paund për Realin ndërsa shpreson të fitojë 25 milionë paund nga shitja e runit. Për këtë të fundit deri më tani kanë shfaqur interes Çelsi dhe PSG, por ende nuk ka një ofertë zyrtare.
Përveç Benzemasë, Mojes kërkon të marrë edhe dy lojtarët e tij të preferuar tek ish-ekipi i vet Everton, Felaini dhe Beins./b.l