Pelegrini, trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit?

11 Maj 2013, 12:01Sport TEMA

Mediat spanjolle janë të sigurta: Manuel Pelegrini do të jetë trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Kërkesa për të marrë trajnerin e Malagas është kërkesë e drejtorit sportiv spanjoll të Sitit, Çiki Begirishtajn.

Për të marrë Pelegrinin është shumë e thjeshtë, pasi ai ka një klauzolë prej 4 milionë eurosh që të prishë kontratën me Malagan.

Sipas mediave spanjolle, një prej kushteve që Pelegrini të transferohet tek Siti, është të marrë me vete talentin e Malagas, Isko. Për këtë të fundit, Siti duhet të paguajë 35 milionë euro.

Ndërkohë, për të shkarkuar trajnerin actual Roberto Mançini, Siti pritet të paguajë një shumë prej 10 milionë paund. Për këtë të fundit ka shfaqur interes Monako, por edhe PSG, në rast të largimit të Ançelotit tek Reali./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje