Uejn Runi i ka kërkuar zyrtarisht drejtuesve të Mançester Juanjtid që ta lënë të largohet gjatë verës. Futbollisti u la në tribunë dje për ndeshjen kundër Suonsit, një vendim që sipas vetë Aleks Ferguson ka qenë kërkesë e sulmuesit që është në kërkim të një aventure tjetër në karrierën e tij.
“Nuk mendoj se Uejn dëshironte të luante, edhe për faktin se ka kërkuar të transferohet”, deklaroi Ferguson, duke konfirmuar zërat se lojtari dëshiron të kalojë te Çelsi gjatë verës, pas 9 viteve me fanellën e Mançester Junajtid.
“Ai dëshiron të mendohet mirë rreth kësaj lëvizje dhe unë mendoj se po bën gjënë e duhur. E them këtë pasi nuk do ta lejojmë të largohet. Mendoj se është pak i mërzitur nga fakti se e kam zëvendësuar 2-3 herë në javët e fundit”, u shpreh trajneri skocez pas festimeve të titullit kampion.
Runi nuk ishte as në pankinë në ndeshjen e djeshme, pasi qëndroi në tribunën VIP, i veçuar nga tifozët. Ai zbriti në fushën e lojës vetëm kur u bë ceremonia e dorëzimit të titullit kampion, për të marrë medaljen e tij dhe për të festuar bashkë me shokët.
Tani pritet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet, pasi dëshira e Runit për t’u larguar është bërë publike dhe tifozët e Mançester Junajtid nuk do ta pranojnë lehtë “tradhtinë” e tij nëse ai vendos të qëndrojë te “djajtë e kuq”.
Ik o MERE FIZI ,kaloje pleqerine tende ,se pavaresisht se ke bere histori brenda ishullit , asnjehere nuk ke qene i afte te besh lajm ,apo te besh lajmetarin .
o turpemadh po ti nuk di nga futbolli, ky ka ber histori ne Manchester United ndersa ti je nje ordiner qe ha turpin me buk…………….