Benitez: Jam në kërkim të një pune të re

13 Maj 2013, 12:23Sport TEMA

Rafael Benitez është duke kërkuar një ekip të ri, pas nën drejtimin e Çelsit i kanë mbetur edhe dy ndeshje. Ai shprehet se preferon që të qendrojë në Angli, por nuk do e kishte problem që të transferohej në cilindo kampionat.

“Tashmë ka filluar, agjentët po punojnë. Puna ime është të përqendrohem në ndeshjet, agjenti im flet me të tjerët. Premier Liga është një kampionat fantastik, familja ime ende jeton në Angli, ndaj do të ishte e lehtë, por nëse jo, do të shkoj jashtë.

Unë nuk kam problem me spanjishten, italishten, frëngjishten. Isha me pushime për rreth dy vite (para se të vite te Çelsi). Dua një punë të re.

Prioritet ende është Anglia, por nëse nuk mund të gjej një klub këtu, ndoshta do të duhet të shkoj jashtë”, ka thënë Benitez./b.l

4 komente në “Benitez: Jam në kërkim të një pune të re”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Per mua eshte pak skolastik dhe mendjemadh ,por eshte i denje qe cdo ekip qe trajnon t’a mbaje ne vendet e para te klasifikimit .

  2. raimondi says:

    Ky eshte trajner i shkelqyer –nga me te miret ne bote —

    Ta merte kombetarja jone , do ishim pa diskutim te kualifikuar

    1. Ben Chicago says:

      o turk me emer kaurri
      ky benitezi thote qe di spanjisht ,italisht ,frengjisht.
      sa per spanjishten ne spanje e flasin mire edhe ata pa shkolle

  3. england says:

    Ka qyfyre ne kete faqe te gazetes,kur flitet per sportin.Ka disa si puna e ketij Raimondit qe fusin ca mufka te tipit se:po te merrte kombetaren tone ky fucia veres,gjithmone sipas “specialist” Raimondit kombetarja jone do kualifikohej!!!Po ti more njeri i zotit nuk ke lene fjale pa thene per De Biazin,duke e share para se te arrinte keto rezultate,i thoje i paafte,dhe pa nivel,nderkohe qe Italiani ka bere nje pune gjigande.Ku bazohesh ti se ky Spanjolli mund te kualifikoje Shqiperine?qe te kualifikohesh ne nje eveniment te tille duhet te kesh lojtare ne ekip,dhe pastaj vjen trajneri o Mondi.Nese ti i referohesh Liverpulit qe zoteria nga Spanja e coi ne nivele te larta,ai ekip kishte ne perberje te tij kampione te tille si Xherard,Ksavi Alonso e Maskerano,apo dhe Torres(kur shkelqente)prandaj dhe po thoja se po nuk ke lojtare nuk mund te kualifikohesh,sado i afte te jete trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje