Ish-zyrtari i Santos: Neimar ka nënshkruar për Bajernin

14 Maj 2013, 18:24Sport TEMA

Ylli brazilian Neimar është një prej futbollistëve më të kërkuar të momentit. Mediat prej kohësh kanë bërë me dije se ai ka një parakontratë me Barcelonën, ndërkohë që Reali po këmbëngul që ta marrë atë në Madrid.

Por, ish-zyrtari i Santos, Vicente Cascione ka dhënë një lajm të bujshëm, duke thënë se Neimar ka nënshkruar për Bajernin e Mynihut.

“Këtë informatë e kam të dorës së parë. Neimar ka nënshkruar për Bajernin e Mynihut. Tashmë kjo marrëveshje është e kryer.

Nuk po spekuloj asgjë. Ky është informacion i besueshëm. Që nga gushti i vitit të ardhshëm lojtari do të jetë pjesë e skuadrës së Bajernit”, ka thënë ai.

Megjithatë, javët në vijim pritet që të zbulojnë se në cilin ekip do të transferohet Neimar./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje