Altobeli: Ky, Interi më i keq që kam parë ndonjëherë

14 Maj 2013, 18:19Sport TEMA

Një prej legjendave të Interit, Alesandro Altobeli, ka kritikuar ashpër presidentin dhe trajnerin e zikaltërve, se e kanë kthyer ekipin e Milanos, në një prej më të shëmtuarve në historinë e vet. Sipas tij, është e pakuptueshme përse Morati vazhdon që të mbajë si trajner Stramaçionin, kur Interi është duke luajtur më keq se asnjëherë tjetër më parë.

“Morati duket se është i dashuruar në Stramaçionin dhe unë sinqerisht nuk e kuptoj këtë. Ky është Interi më i keq që kam parë ndonjëherë.

Ata luajnë shumë keq, vështirë se shënojnë ndonjë gol dhe kanë humbur shumë ndeshje. Dëmtimet nuk e arsyetojnë një sezon kaq negativ. Është e qartë që nuk kanë ndonjë filozofi të futbollit apo stil të lojës.

Nëse Interi dëshiron të kthehet në binarë, ata duhet të marrin si trajner Maxzarrin. Nëse ata nuk e marrin atë, çdo gjë do të mbetet njësoj”, është shprehur Altobeli./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje