Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, ka mbyllur përfundimisht rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç tek bardhezinjtë. Ai ka thënë në një intervistë për SKY se nuk ekzistojnë mundësitë financiare. Por, edhe nëse ato do të ekzistonin, Anjeli ka thënë se nuk e do suedezin tek Juventusi.
“Futbolli italian është në vështirësi, ne jemi një kampionat tranzicioni më shumë se një destinacion përfundimtar. Gjithsesi, unë nuk e dua Ibrahimoviç te Juventusi. Por edhe kështu ne kemi një buxhet të rëndësishëm, Marota dhe bashkëpunëtorët e tij mund të ndërtojnë e çmontojnë skuadrën sa herë të duan, mjafton të mos tejkalojnë buxhetin që u është vënë në dispozicion”, tha ai.
Anjeli ndërkohë bëri me dije se Antonio Konte do të vijojë të drejtojë Juventusin ende edhe për shumë kohë, pasi sipas tij, ai nuk kërkon më shumë para, por do më shumë fitore.
“Konte nuk ka kërkuar më shumë para, por një plan për të vazhduar të fitojmë. Një dëshirë e tillë ekziston te të gjithë dhe tani do të vlerësojmë bashkë me të se cilët elementë do të na ndihmojnë të përmirësohemi. E gjitha bota e Juventusit pret që ne të fitojmë, gjë që duket normale, por në fakt nuk është e tillë”.
“Gjithçka funksionoi mirë, ekzistojnë të gjithë përbërësit e duhur dhe të gjithë duan të vazhdojnë të fitojnë. Vitin e ardhshëm kemi një takim me historinë, pasi duam të fitojmë 3 tituj kampion radhazi, gjë që nuk ndodh që nga vitet ’30. Sa tituj kemi fituar deri tani? 31, edhe pse me letra thuhet se janë 29. Liga e Kampioneve? Do të provojmë përsëri, me entuziazëm, përkushtim dhe shumë pasion”, u shpreh Anjeli./b.l
Ky AGNELI sikur paska bere shkollen e QOFTE-LARGUT ,se edhe ai mbeshtetej ne “FORCAT e VETA ” ,por pasi kishte konsumuar ndihmene e JUGOSLLAVISE ,BASHKIMIT SOVJETIK dhe te KINES .
IBRAHIMOVICI eshte BULLDOZ ,dhe terheq ,nuk shahet ,por JUVENTUSIT i duhet te beje ate qe ka bere dhe po ben BARCA ,te krijoje ekipet e saj zinxhir edhe pse projekti do nja te pakten 10 vjet kohe te filloje te jap rezultat .
Deri atehere JUVENTUSI le te beje gjumin e thelle LETARGJIK .