Tirana, lojtarët kërkojnë pagat para zyrës së Lulzim Bashës

15 Maj 2013, 18:42Sport TEMA

Futbollistët e Tiranës përshkallëzuan protestën për mosshlyerjen e detyrimeve financiare nga ana e klubit. Bardheblutë trokitën në dyert e Bashkisë, për t’ia kërkuar personaisht rrogat e prapambetura kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, pasi nuk u besojnë më premtimeve të administratorit të klubit, raporton Super Sport. Sipas tyre, shuma që duhet të përdorej për rrogat e tyre, po ruhet për merkaton e verës.

Portieri Ilion Lika i ka kujtuar Bashkisë se po cënon rëndë jo vetëm familjet e futbollistëve, por edhe imazhin e saj.

Pavarësisht tentativës për të takuar kryebashkiakun Lulzim Basha, futbollistët e Tiranës u detyruan të largoheshin pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre./b.l

11 komente në “Tirana, lojtarët kërkojnë pagat para zyrës së Lulzim Bashës”

  1. Xha Barka says:

    Rrini prisni Lulin,se do ju japi Lulin hollandez Lulja!

    1. Andrea says:

      Nuk duhet kurrsesi qe ky ekip te paguhet nga Bashkia
      me taksat edhe te tifozeve te ekipeve te tjera
      por te PRIVATIZOHET URGJENTISHT.

  2. Ladi says:

    Me ne fund po ndergjegjsohen sportistet e Tirones…, uroj qe edhe tironsit te zgjohen prej gjumit blu.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Sa u bo sport klub Tirona, u dhje Tirona, kur ishte 17-nentori ishim ne krye gjithmone, bashke me shkodront, me kavajsit me durrsaket me labt, me elbasonin, me partizonin e Dinamon, kishe qejf u mushte stadjumi plot, kur lujte Tirona Partizoni, apo me Dinamon, kur vijte Vllaznija ne Tiron apo Flamurtari, stadjumi plot, sot shkerdhatat e katunarise qe para 90-tes kurre skishin pa stadium me sy, po na bejn biznes partije me futbollin, keshtu si luajne liga e pare sot ne Shqiperi, para 90-tes ka pas lujt kategoria e katert.

    1. martin says:

      o HORRI i ke vu kapakun,dikur luhej futboll me ekipe qe kishin lojtare me shpirt,pa leke fare.sot baca don kukesin dhe komplet mbeturinat qe athere nuk kishin as porta me rrjeta te dominojne futbollin.une jam me vllaznine por gjithmone mbaj mend derbi qe shkonim ne tirane dhe ne vlore.iken ato kohe.respekt per 17nendorin dhe flamurtarin ekipe qe benen emer edhe ne evrope.fatkeqesisht futbolli jone ka mare fund.

  4. Arb says:

    Po s’u privatizua edhe ky ekip si Partizoni jone, aha…. foto te tilla e te ngjashme do te shohim edhe ne te ardhmen. Gjynah ?

  5. akil says:

    Tamom ishte futboll me tironen me partizonin me dinamon vlaznin,elbasanin,kavajen,flamurtarin,durrsin jo tani laci,kuksi,kastrioti,kamza,ballshi jo se kam ndonje gjo me keto ekipe po ti mbledhesh te gjitha keto ekipe sa nje lagje e tirones bejne.

  6. Teta says:

    Po ju mo cuna tani e gjetet me kerku rrogat, Luli ka hallin e fushates se PD ju kerkoni pare.Ska pare i ka mor kuceder – Saliu.Po pse mo, pa fishekzjare ta linin festen e PD , aty i keni paret i bene fishekzjare dhe aheng.

  7. enofieraku says:

    KUR KA RENE FUTBOLLI NE DUART E KETYRE PLERAVE, LULKA I THOTE RRJETES SE PORTES TYL, DHE HAJT MERRU VESH.

  8. PO TIFOZAT E TIRANES FLEN GJUM ????????????????/

  9. Gezim says:

    Basha, ashtu sikurse shefi i vet, di vetem te premtoje, por, sa i perket realizimeve, aha, harrojeni. (kujtoni tramin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje