Një prej ikonave të futbollit, Dejvid Bekham, ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare.
“Falenderoj shokët e mi, gjithë trajnerët e mëdhenj që kam patur dhe tifozët”, tha Bekham gjat venndimit të tij për t’u tërhequr nga futbolli.
Preston, Mançester Junaited, Real Madrid, Los Anxhelos Galaksi, Milan dhe PSG, kanë qenë ekipet në të cilat Bekham është aktivizuar gjatë karrierës së tij.
Ai është është grumbulluar edhe 115 herë me kombëtaren britanike, ku ka qenë edhe kapiten për një farë kohe.
Përveç aftësive të tij në fushën e blertë, Bekham u bë i njohur në botën e futbollit veçanërisht për faktin se u kthye në një prej njerëzve simbol në fushën e publicitetit.
Madje, famën më të madhe Bekham e arriti pikërisht falë spoteve dhe fushatave të shumta publicitare, se sa në fushën e blertë./b.l
respekte
Shyqyr qe shpetuam nga nje plere bashke me ate kurven e tij.Poshte prapagandat e ndyra kapitaliste.Rrofte njeriu i varfer!
Bekham plehre..!! Ka filluar te luaje qe ne moshen 17 vjeçare ne ekipin e pare te Manchester United, nga pasuesit me perfekte te ketyre 20 viteve te fundit, lojtaret qe bridhte me teper ne fushe, shembull pune dhe thjeshtesie, njeri qe nuk nguronte asnjehere te firmoste autografe per femijet!Asnje nga lojtaret qe ka luajtur me te apo parteneret nuk kemi degjuar ndonjehere ta kritikojne!! Keshtu qe te quash plehre dike qe e respekton i gjithe profesioni me duket pak sa e egzagjeruar..
RIP,eshte ikone e sportit,modes,kultures dhe shume human mbi te gjitha.
C’eshte mor kjo RIP?!!! Ky hala s’ka dek, thjesht asht terhjek prej futbollit aktiv…