Lampard befason, drejt rinovimit me Çelsin

16 Maj 2013, 12:15Sport TEMA

Deri një ditë më parë, largimi i Frenk Lampard dukej një gjë e sigurtë. Por, pas ndeshjes me Benfikën, Lampard ka befasuar, duke thënë se mund të rinovojë me blutë e Londrës.

“Unë shpresoj shumë që të jem përsëri këtu në sezonin e ardhshëm. Me ndeshjen e sotme(dje) dhe atë tjetrën që do të luajmë me Everton të shtunën, nuk jemi ulur dhe nuk kemi firmosur asgjë. Por shpresoj që ta bëjmë një gjë të tillë dhe gjërat duket se po ecin në rrugën e duhur. Klubi ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Lampard menjëherë pas fitimit të Ligës së Europës.

Lampard, pavarësisht viteve, ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer këtë vit, duke arritur të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Çelsit.

Qendrimi i tij edhe më tej në Londër duket se ka qenë një prej kushteve të Hoze Murinjos për t’u rikthyer tek Çelsi./b.l

3 komente në “Lampard befason, drejt rinovimit me Çelsin”

  1. mol says:

    Papapa c’fare befasimi!Gazetare luftoni inferioritetin ndaj te huajve,jemi vete me te miret.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Eshte lojtar shume i mire ,mirepo perpos te tjerave ishte po ky LAMPARD qe udhehoqi ate fushate te turpeshme kunder ARDHJES se RAFA BENITEZIT ne LONDER bile shume here duke krijuar nje atmosfere mbytese per trajnerin ,por me ne fund BENITEZ bindi dhe me skeptiket se me CIMENTIMIN E CHELSEAS ne vendin e trete ,(cka i siguron sezonin e ardhshem nje bilete per ne CH.L) si dhe fitimin e KUPES se dikureshme UEFA .
    Bile ky LAMPARDI organizonte dhe turmat qe i kishte INDOKTRINUAR aq shume ,marr shkas nga nje deklarate e BENITEZIT qe une kurre nuk do te trajnoj CHELSEAN .
    Pra ne fund BENITEZ edhe ne se largohet ,largohet me koken lart ,sepse e mori CHELSEAN ne vendin e PESTE dhe per me teper te skualifikuar nga CH.L
    Uroj qe LAMPARD te kete nje bashkepunim te mire me MURINJON ,per te mire te ekipit qe te mundohen sipas tyre te vene ne vend “NDERIN e HUMBUR ” .por nga ana tjeter uroj qe te mos jene nje “PERFECT MATCH” ,llafezane ,pa skrupuj qe te bejne trimin ,kapadaiun ,legjendarin ,me pak fjale te bejne ate qe MURINJO deshi te beje ne MADRID ,por qe kurre nuk arriti t’a beje sepse ai ne MADRID ,me gjithe tinzarine dhe kembenguljen EXTREME nuk arriti dot te bente nje ” PERFECT MATCH ” ,qofte duke perdorur dhe famen e RONALDOS .
    Uroj gjithashtu qe te dy keta t arrijne qe te thyejne ne EUROPE ,hegjemonite qe tashme duken “PRETTY GOOD” ,te konturuara ,por uroj qe te mos perfundoj CHELSEA nje FIASKO ,ose thene me mire nje :
    “PRETTY-PRETTY .

  3. celsi eshte ekip simpatik ne angli dhe lampard e meriton te vazhdoj karieren nen drejtimin e te madhit murinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje