Ksavi: Trajtimi i Kasijas nga Reali, i tmerrshëm

17 Maj 2013, 12:17Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka dalë në krah të mikut të tij Iker Kasijas, në lidhje me lënien në stol të këtij të fundit nga ana e Hoze Murinjos. Sipas Ksavit, sjellja e Realit ndaj Kasijas është e tmerrshme.

“Unë nuk mund të shoh një lojtar të rëndësishëm si Iker Kasijas duke kaluar nëpër një situatë të tillë. Është e tmerrshme dhe kjo nuk më pëlqen aspak.

Pak kohë më parë ai ishte kandidat për të fituar Topin e Artë dhe tani është në stol. Ai është miku im, ai është shembull për shumë njerëz, ai është kapiteni i kombëtares spanjolle, ai nuk e meriton këtë”, ka deklaruar Ksavi për mediat spanjolle./b.l

7 komente në “Ksavi: Trajtimi i Kasijas nga Reali, i tmerrshëm”

  1. kur ben dhe ti sikur te dhimset kasias!!!!!!!!!ti je nje intrigant i deklaruar dhe kete e di gjith opinioni spanjoll,je akuzuar per shume dallavere ne dem te shokve te skuadres tende si david villa, viktor valdez,apo dhe kunder samuel etto dhe ibrahimovic.per ata qe ste njohin hiqesh si engjell por je nje djall catalan.iker e meritonte stolin me ato qe beri te reali,ne nje skuader ligjin e ben trajneri dhe mire apo keq ai vendos se kush do te luaj.je bere si Saliu yne qe i dhimset A.Malaj pse se futi Rama ne listat per deputet.

  2. Ankthi i Casillas po i vjen fundi ,çdo gja ka me u kthy ashtu si ka ken para adhjes se mourinjos shpresoj.

  3. Lezha says:

    Sikur shume po amplifikohet kjo puna e Kasijasit.Gjate kesaj kohe ka patur shume portjere te medhenj,edhe me te mire se ai.Mund te kujtoj Hulio Sezar te Interit.Kasijas ka luajtur ne nje super ekip vazhdimisht dhe me nje nga mbrojtjet me te mira ne bote perpara.Ai thjesht ka qene nje potjer shume I mire.

  4. kinezi says:

    xavi eshte nje lojtar i mire por nje skuth si njeri.i ka ven para nje mi argentinas tek barca

  5. goli says:

    Interesante!
    gati te gjithe lojtaret e Barces po i qajne hallin lojtareve te Realit,sodomos Kasijasit.E cfare la mangut Diego Lopez ketij “fakirit” te kombetares?
    A ju kujtohet kur qysh ne fillim te kampionatit tha se ne synojme “deciman”? dhe bashke me shokun e tij,superstarin Sergio Ramos e deri diku edhe Alonson e e shiten kampionatin qe 6-7 javet e para?A thua pas kampionatit europian 2012 u “bene miq” keta “armiqte e perjetshem? Dhe si perfundim,qe ne Janar i bene presion presidentit o ne,o Trajneri…
    I dalte per hajer kjo miqesi….

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk dua te involvohem ne problemet e REALIT dhe as te “SKUTHIT XAVI apo
    MIUT ARGJENTINAS ” ,por dua qe te theksoj ate qe kishja parashikuar qe ne fillim bile qysh ne prill 2012 se REALI I MURINJOS eshte ky qe eshte dhe e pate se si perfundoi sot duke mos mare asgje sivjet .
    Teorite ketu se REALI e “shiti LA-LIGEN ” ,jane thirrje injorantesh ,dhe driteshkurterish ,se o eshte MURINJO I etur per suksese o nuk ka bir nene mbi kete toke .
    Por heqja E KASIJASIT nga PORTA dhe bile vrasja e qellimeshme qe i beri ARBELOA ,DHE zevendesimi me LOPEZIN qe per mua luajti pertej fuqive te tij teknike -fizike dhe te tjera ,por ne 2 ndeshje decizive ku nuk duhej te pesonte gola ,me BORUSIAN 4 ,dhe me ATLETIKON sort 2 ,tregon qe nuk ishte ai ALTERNATIVA E DUHUR PER TE ZEVENDESUAR MITIKUN KASIJAS .O komentues dhe tifoz te REALIT ,asnje nga NE -nuk e do me shume REALIN dhe BARCELONESN se sa e duan SPANJOLLET dhe KATALANASIT ,dhe jo mercenaret ,pavaresisht se ne cilin ekip konkurojne .
    E kam permendur qe : si tifoz i BARCELONES e doja JUP HEINKESIN tek BARCELONA pse jo dhe per t’i thyer dhe TURICKAT GUARDIOLES ,qe juve ketu mund t’u duket e habiteshme .
    MURINJO U KONSUMUA dhe nuk ben per trajner sepse para se gjthash duke e lene menjane anen njerezore dhe karakterin qe paraqet ne fushe (( ne nuk e dime se si sillet ne kafene apo me gruan ne shtepi )),ai eshte dhe T I F O Z i S E M U R E DHE ASHTU SI DHE ME BORUSIAN edhe sot nuk eshte i afte qe ti menaxhoje nervat dhe te mare vendime qe t’a ndihmojne ekipin dhe jo t’a shkaterrojne ate ,se sa per tifoz sot me duket ishin nja 50 mije me REALIN.

  7. maradona says:

    po ja fusni kot me duket ksavi edhe kasijas kane fituar me shume se cdo njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje