Tema TV/ Meta prezanton kandidaten Klajda Gjosha: Do të dyfishojmë bizneset që drejtohen nga gratë (VIDEO)

17 Maj 2013, 10:14Sociale TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën. Kryetari i LSI-së tha se komuniteti ku kandidon Gjosha ka probleme të veçanta sociale dhe se ka nevojë për një deputete, e cila të jetojë me shqetësimet e tyre.

“Jam i bindur se Klajda do ta përfaqësojë me shumë dinjitet dhe përkushtim Njësinë 1 në Kuvendin e ardhshëm. LSI i jep një prioritet të veçantë si asnjë parti tjetër pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike, sepse pjesëmarrja në rritje e vajzave dhe grave në jetën politike është garancia kryesore për përfaqësimin e denjë dhe të duhur në shoqëri në familje në të gjithë jetën ekonomike e shoqërore të grave dhe vajzave në të gjithë vendin, vijoi Lideri i LSI-së. Ndaj duke votuar për Klajdën, ju keni votuar që zëri i vajzave, grave dhe nënave të gjithë kësaj njësie të dëgjohen më me forcë në kuvendin e ri të Shqipërisë”, u shpreh kreu i LSI-së.

Meta nënvizoi se prioritet kryesor në programin e partisë së tij është punësimi, sidomos i grave dhe vajzave. “Ne do t’i japim një mbështetje të veçantë punësimit në të gjithë bizneset, sidomos sa i takon biznesit fason, sa i takon të gjitha bizneseve në fushën e shërbimit, në mënyrë që ne të arrijmë të shtojmë vendet e reja të punës sidomos për gratë dhe për vajzat”, shtoi ai.

Kryetari i LSI-së tha se sot vetëm 17 % e bizneseve janë të iniciuar apo drejtohen nga vajzat dhe nga gratë.

“Këto janë politikat më të mira dhe më efikase, të cilat rrisin pavarësinë ekonomike dhe sociale të grave dhe të vajzave, që rrisin dinjitetin e tyre në familje, në shoqëri dhe kudo. Jam i bindur se komuniteti juaj i mrekullueshëm do t’i japë një mbështetje të jashtëzakonshme LSI-së, jo vetëm këtu në zemër të Njësisë 1, por edhe në Shkozë, atje ku problemet janë akoma dhe më të mëdha dhe kudo tjetër në çdo zonë të njësisë tuaj”, përfundoi fjalën e tij lideri i LSI-së, Ilir Meta.

5 komente në “Tema TV/ Meta prezanton kandidaten Klajda Gjosha: Do të dyfishojmë bizneset që drejtohen nga gratë (VIDEO)”

  1. Ferra says:

    Rilindja e felliqur mocalore. Ta shtrydhesh nxjer zi, vjedhje, korrupsion, qleb, tendera shantazhe intriga.

  2. Diku says:

    Na lini rehat o z meta se nga ju pervec llafeve kemi pare dhe shume gjera te zeza skrop…..Lijini keto gjera ose me mire lejini politiken se nuk eshte per ju ….

  3. Linda says:

    Mos donit te thonit qe do te dyfishoni bizneset tuaja se kete gje nga ty e kemi pare shume here…Po mos e lini edvinin dhe kocon ne balt , se ju jeni rob pa bese..

    1. Edmond says:

      Njerez me logjik leshi si ti e len mbrapa ket vend. Ku dreqin e keni arsyetimin ne ato cka thoni. Ne fillim e shan pastaj thua mos ta lej ne balt idhullin tend. Po turp nuk ju vjen kur flisni kshu budallalleqesh? Ka nje limit cdo gje.

  4. DREJTESIA says:

    Si mund te dyfishosh bizneset qe drejtohen nga femrat? Idiotesi me te madhe sma kane degjuar veshet. Nejse eshte fushate dhe me cpashe Meten e ka kapur paniku, si duket punet sjane ashtu sic i mendonte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje