Pas deklarimeve të Berishës, ja 5 kushtet për heqjen e vizave me SHBA

17 Maj 2013, 20:00Sociale TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të realizohet kjo.

“Ambasada amerikane ka thënë një të vërtetë. Do të kërkojmë edhe ndihmë për të plotësuar kushtet dhe do të na ndihmoni, sepse është një marrëdhënie më e veçantë, nuk them se është speciale, por miqësore. Shtetet e Bashkuara kanë një vullnet për të na ndihmuar. Ne do të punojmë, do të marrim listën e kritereve”, ka deklaruar Berisha.

Pavarësisht premtimit për dedikim të kryeministrit Berisha, nëse ai fiton një mandate të tretë qeverisës, në realizimin e kërkesave që duhet të përmbushë Shqipëria për të hequr vizat, realiteti i procedurave duket tejet strikt.

Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, seksioni i vizave, sqarohen me detaje se cilat janë 5 kushtet për t’u bërë pjesë e programin “Waiver”, i cili deri më tani i ka mundësuar 37 vendeve lëvizjen drejt Amerikës pa viza.

Kushti i parë dhe më i vështirë momentalisht për Shqipërinë mbetet shkalla e lartë e refuzimit të vizave prej ambasadës amerikane në Tiranë, i cili për vitin 2012 ishte 40.5% e aplikantëve, ndërkohë që për të përfituar nga program Waiver, ky refuzim duhet të jetë 3%.

Në 6 vitet e fundit, statistikat e Departamentit Amerikan të Shtetit na tregojnë se niveli i refuzimeve të vizave është konstant mbi 35%.

Numri më i madh i refuzimeve është shënuar në vitin 2006 me 54.5%, pasuar nga viti 2007 me 49,5%. Nivele disi më ulëta refuzimi ka në vitet 2008 deri 2010, ndërsa kurba e refuzimeve vijoi të rritet për 2011-ën dhe vitin pasardhës.

Albania   40.5%     2012

Albania   42.3%    2011

Albania   37.7%    2010

Albania   39.6%    2009

Albania   38.7%    2008

Albania   49.5%    2007

Albania   54.5%    2006

4 kushtet e tjera që duhet të plotësojë një vend për të hyrë në programin Waiver janë:

1- Shkëmbimi i të dhënave mes agjencive të sigurisë dhe atyre amerikane.

2- Pasjen në përdorim të pasaportave me standardin e-Passports.

3- Shkëmbimin e informacionit për pasaportat që prodhohen, ato që lëshohen, përfshi ato të humbura apo të vjedhura.

4- Ekzistencën e agjencive me standardet më të larta në luftën kundra terrorizmit, ato ligjzbatuese, përfshi ato të ruajtjes së kufirit.

Megjithatë në faqen e Departamentit të Sigurisë Kombëtare theksohet se pavarësisht se shtetet i plotësojnë kushtet e kërkuara nga qeveria amerikane, kjo nuk është një garanci absolute për heqjen e vizave.

Por çfarë është programi i vizave Waiver?

Në të përfshihen të gjithë ata persona që duhet të pajisen me vizën e tipit B për qëllim vizite në SHBA lidhur me turizmin apo biznesit për 90 ditë u jepet e drejta të mbërrijnë në Amerikë pa vizë nëse përmbush disa kushte të hartuara nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Për të udhëtuar nëpërmjet programit Waiver qytetarët duhet të jenë të regjistruar në sistemin e autorizuar ESTA përpara se të hipin në bordin e avionit.

Ky sistem siguron legjitimitetin e udhëtarit drejt USA.

“Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) sanksionohet me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP.

Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera.

Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Tiranë dërguar Top Channel.

44 komente në “Pas deklarimeve të Berishës, ja 5 kushtet për heqjen e vizave me SHBA”

  1. besnik says:

    He more e shikon se cfare budalliqesh qe nxjerr nga goja.

    Si thua tani do ta besh me ate gafe per ta thene ate budallik. Keta ta ulin hunden ty. Ne fakt edhe populli nuk e besoi kete premtim, me shume ka qeshur.

    1. sara says:

      asnjeher nuk ka zhgenjyer saliu me keto barcaletat e veta hahahahahaah ore amerika thote jo ti thua po u bere gazi i botes saliiiiiiii dhe 37 dite saliiiiiii pastaj do shkosh ti tregosh ne burg keto budalleqe…o si ste bie nje pike ty

      1. raimondi says:

        Me perjashtim te kushtit te pare, 4 kushtet e tjera qe ka vendos Amabsada Shqiperia i ploteson

        Ne lidhje me kushtin e refuzimit te fizave , aty i takon lobit pro shqiptar qe ka Sala ne USA te punoje me perfaqsuesit e Adminsitrates amerikane per seksionin e jashtem –

        -Ku duhet tu shpjegoje zyrtareve te atij seksioni, se Shqiepria ne luften kunder terorizmit renditet ne vend te pare dhe ka nje histori pozitive ne kete drejtim krahasuar edhe me vende qe USA ju ka dhene te drejten te levizin pa viza

        Pershembull : USA i ka dhene te drejten Greqise te levize pa viza ne USA , mirpo Greqia eshte nje shtet qe ka pasur edhe organizate terorriste si “17 Nendori ” e cila kishte pasur lidhje me teroristet arabe qe kekroheshin ne gjithe boten

        Biles kjo organizate teroriste ka vrare me bomba ne Athine edhe perfaqsues te Ambasades Amerikane dhe ANgleze ne vitet 1975-80-te –
        -Nderkaq , aktiviteti i kesaj organizate kriminale grekeu mvyll kur erdhi Bushi i ri ne pushtet

        Mirpo edhe atehere Greqia leviste pa viza ne USA __

        Shto ketu qe Greqia akoma ka nje organizate teroriste ne vendin e sja me emrin “Mavi”

        ___Pra krahasuar me Greqine qe eshte edhe vend anetar i EU-se Shqiperia ka nje te kaluar ,
        dmth nje record shume here me pozitiv dhe te qendrueshem , konstant ne lufte kunder terorizmit

        ___Biles Shqiperia ka derguar gjithmon trupa ne kete lufte antiteroriste
        nderkaq qe shume shtetete te cilat levizin pa viza ne USA, si Greqia me shoke nuk kane derguar asnje ushtar te vetem ne kete lufte perkrah USA

        _ USA ka faktin historik se Shqiperia asnjehere nuk ka qene pro teorrizmit,
        sic ka qene Greqia e Papndreut te atehereshem por USA
        ka edhe nje detyrim moral
        ndaj shtetit shqiptar qe te ndihmoje Shqiperine ne kete drejtim edhe per faktin
        e gadishmerise totale te shtetit
        dhe te kombit shqiptar ne luften kunder terorrizmit

        ______Ndaj Sala duke perdorur Lobistin Podesta Group e harin shume lehte heqjen e vizave per Shqiperine __

        Githe puna eshte qe Sala te angazhohet nepermjet Lobizmit ,se ketu gjtihe punet zgjidhen nepermjet lobizmit

        Nejse ju ketu jeni ca koqe kandari qe nuk harini te gjykoni shume thelle,
        se edhe ata qe ju udheheqin jane te ceket si puna juaj

        1. besnik says:

          Raimondi je totalisht nje idiot shume i madh. Si mund te thuash qe Podesta do te arrije qe te liberalizoje vizat, kur ajo nuk i thote Amerikes te verteten por thjesht i transmeton cfare i thote Saliu.Ne e dime qe eshte agjensi propaganduese por qe porpagandon vetem mashtrime.

          1. loni says:

            o besnik,,po ai pall ka..me lart,, eshte i ministrise se puneve te jashme te departamentit amerikan dhe ti nuk e beson,,,ai e ka kushtetuten ne dore,,prandaj shan edhe shqiptaret koqe kanari se vete eshte pall kari…

        2. fl says:

          flutur o Rajmondi SAL katnarit, fluturo me pras ne myth – i themi ne

        3. Vapa says:

          Raimondi! Ne kohen e rinise time egzistonte nje mendim i konsoliduar : nese nje vajze ishte e ndershme vleresohej me koeficintin 1. Nese e hante punen i shtohej nje zero e behej 10 here me e mire. Po te ishte dhe amvise e mire i shtohej dhe nje zero tjeter dhe behej 100 here me e mire. Nese ishte mikpritese i shtohej nje zero tjeter dhe behej 1000 here me e mire. E keshtu me radhe per te gjithe virtytet qe duhet te kete nje grua dhe numuri shkonte 1.000.000 a me teper. Por nese ketij numuri i fshin 1 vlera ngelet zero. Edhe puna e heqjes se vizave. Ne problem kemi numurin 1.

    2. jona says:

      po cfare kushtesh do plotesosh ti aman populli eshte i rrenuar e me lista marrin ushqimet ti thua vizat me ameriken, ke filluar te thuash me shume pallavra sec duhet saliiiiiiii mbaje veten se do jesh pensionist mbas 23 qershorit e do kesh kohe te flasesh pallavra hahahahaah ik o shporru qe tani

      1. kastriot says:

        Ne vendet perendimore, perfshi dhe Ameriken, perdoren gjeresisht dhe nga te gjithe banoret kartat e krediitit. Nje individ mund te kete disa karta krediti ndonjehere deri ne dhjete.
        Per te gjitha shpenzimet dhe blerjet e ndryshme qe nga ushqimi, veshjet, biletat e kinmemase dhe biletat per te udhetuar me avione behen nepermjet apo thjesht duke perdorur kartat e krediit.
        Kartat e kredititi duhet te paguhen cdo muaj dhe kur shuma eshte relativisht e madhe, njerzit paguajne nje pjese te shumes dhe pjesen tjeter e paguajne cdo muaj deri ne shlyerjen perfundimtare. Por ka dhe shume veta qe kete shlyerje nuk arijne ta bejne te plote dhe pagesa I u vazhdon dhe me vite.
        Pershendetje jona……

    3. koli says:

      pu pu pu dhe femija 5 vjec nuk e beson kete gje, na mori historia me keto qe thua ooo saliiiiiiiiiiiii rilindje me 23qershor , po ti mbaj njeher pergjegjesi per rrenimin qe ke bere pastaj na premto ameriken o hajvan

    4. ori says:

      o saliiiiii fol ti fol dhe 37 dite po he se po ta tregon populli me 23 qershor ty ameriken hahahahahaahhaahh rilindje sali rilindje

    5. rona says:

      a tyyyyy te ka lene truri oreeee ti je komplet budalll ore te ka marre per keq humbja me duket , ti nuk ke plotesuar kushtete per te qene shtetas shqiptar ore populli te urren ke 8 vjet qe e zhvat

    6. Dardan says:

      Berisha e dha ket premtime duke pase parasyshe permbushjen e ketyre standarteve dhe besoj se i permbushe.

  2. turi says:

    pas kesaj ai do marri njebririshin dhe do te fluturoj siper ylberit dhe bashke me kristin pinderin do te luftojne te keqen ne bote..po shkoni mor me perrallat e saliut!

  3. Sneki says:

    Keta flasin me fakte mer lale. Keta nuk eshte se jane kunder liberalizimit te vizave, por kur je shume larg kesaj gjeje je. Duhet shume pune per te arritur deri aty.

  4. Deni says:

    Ore sali besoj se kaq e di:

    40% > 3%

    Jemi shume larg asaj shifre. Prandaj kete here dole bllof, por bllof me nje turperim te madh sepse Amerika ka ligje shume te rrepta dhe ata ste lene qe te levizesh.

    1. pribovci99 says:

      E dime që jemi shumë larg40%>3% po ju të temës ja futni kot, se ju nuk dini për t’bërë politikë. E gjithë kjo q e eshte bere ne tete vitete e fundit nga kjo qeveri, ata qe ju i ngrisni aq lart ne tetë vitete e qeverisjes se tyre as qe i kishin mendu….

  5. Vlora says:

    “nje i cmendur hedh nje gure ne lume, dhe 100 te mencur nuk e nxjerin dot”

    nuk ka nevoje per koment.

  6. Alan says:

    Bravo i qofte Veliut qe i hap syte popullit per premtimet boshe te salit. Por ajo qe duhet te na vrase veshet eshte qe Saliu pse nuk thote se kur do te antarsohemi ne BE por rri dhe brrockollit per endrren Amerikane.

  7. Usa says:

    Po me po aty na ka ngel halli ne se kemi aq lek sa sdim ku ti cojm dhe dum te ikim ne Amerik per me bo qef, ne skemi buk me ngren o Sali ca meresh me keto rrena te medha more , ik jep dorheqjen se sje per ket pushtet smeriton me te jesh aty , turp te vi qe na vodhe tere keto vite

  8. Aleks says:

    Per ne Amerika ka qene enderr dhe do te bete enderr edhe per shume kohe. Jemi koshiente dhe realiste qe jemi shume larg standarteve per te realizuar kete enderr.

  9. e verteta says:

    Sales do ti dala fjala

  10. Adi says:

    Si do i heqe vizat ky idjot se me hoqi trurin fare…kur keta (qe kane shume me teper perkrahes ne kongresin amerikan se deklaratat e te cmendurit) akoma aplikojne per vize po Ai me muxhahedinet iraniane…o mortja qe nuk e ha…http://www.globes.co.il/serveen/globes/docview.asp?did=1000836344&fid=1725

  11. Lana says:

    Populli ka te drejte qe ky lajm i duket i pabesueshem
    Neqoftese do te aprovonte tre ligjet Ramushi situata e Shqiperise
    do te ndryshonte dhe cdo vit do te kishim ndryshime.
    Megjithate Shqiperia do te hyj ne BE dhe mbas 4viteve do te
    realizohet ky premtim i leshuar nga Berisha ,i cili liberalizoj dhe
    vizat per ne BE . ,prandaj trushplare te Ramushit mos na u fryni shume
    sikur i dini te gjitha . ESHTE E MIRA QE JU TE QANI HALLET E JUAJA
    SI DO TE SHKOJNE KETO ZGJEDHJE A DO TE FITOJ VALLE RAMA ME.
    GJITHE KETE TURP QE BERI ?????????????

  12. Asnjanes says:

    Po pse ju duket kaq cudi juve? Te gjithe politikanet para zgjedhjeve premtojne pa kufi. Nese populli eshte kaq budalla e ti besoje te gjithe, mite ti behet. Edhe Nano premtoi se do i kthente parate e humbura neper piramida. A nuk po shikoni se c’po behet keto dite? A i shikoni premtimet e lidereve kryesore? Do heqim vizat, do ulim taksat, do rrisim rrogat, do rrisim subvencionimet, do heqim gjobat, do shtrojme rruge, do fusim ne burg, do hedhim ne gjyq, do hedhim poshte, do ulim cmimet, do rrisim pensionet, do japim rroga shtese, etj, etj, pambarim. Njerzit normale e me tru ne koke jane ne gjendje te bejne dallimin midis premtimeve boshe elektorale e atyre te realizueshme.

  13. klaus says:

    Po pse ore seriozisht e pasket mare Kreministrin ju, po ai ashtu flet kumbulla kosturi gjithe kohes..flet per centrale berthamore, per heqe vizash me SHBA, per udhtim te shqiptareve ne hene. ky ka rrjedhur

  14. brace says:

    Plaku eshte komuniste dinake e shume i poshter,zaten ka qene klyshi i dulles e ramiz kriminelit,nuke ishte pake te rriteshe e te poshtroheshe ne prehrin e atyre kriminelve,kyte shans e ka patur plaku komuniste i vitit 1968 nga vicidoli.Duke ditur paaftesite tona plaku rrene mashtron pa snji dhoje zori,se po te ishim me te zgjuar nuke do ta kishin pushtetin komunistat e spiujte,perfundimishte jemi te pa afte e frikacake,po te ishte ndryshe komunistat e spiujte duhej te pergjigjeshin deri ne nji per krimet e bera,jo me te mbajne me dhune pushtetin,ti largojme kta plehra me 23 qershore.Kure te na hiqen vizat me SHBA plaku ka bere te pakten 30- 35 vjete ne varre,qe si gjenden ase kockat,prandaj zduhet mashtrohemi e te biem pre e ktyre matrapazve.

  15. harito says:

    Z.kryeminister duhet te kishte punuar mire ne 8 vjetet e shkuara qe te merrnim statusin e kandidatit ne BE,ne nuk mund te presim edhe 50 vite te tjera per te arritur aspiratat tona Europiane.

  16. Admiri says:

    Ambasada Amerikane para Berises rri suste dhe per vizat nga Berisha e moren vesh .

  17. ARUSHA says:

    BOTA PERENDIMORE E KA TREGUAR NE KETO 23 VITE QE KA QENE E ESHTE KUNDRA DEMOKRACISE NE SHQIPERI , SEPSE LA NE PUSHTET TE NJEJTET POLITIKANE , QE E KTHYEN INDUSTRINE DHE SHTETIN SHQIPETAR NE SCHROT , NE NJE VEND TE NJEJTE KU KA SHKRETETIRE ; KU NUK MBIN ASGJE ; KU POPULLI USHQEHET 23 VITE ME LISTA PAFUND ; POPULL PA PARE , EMIGRANT ,INJORANT PA IDENTET, POPULL BAGETI KU E KA MARRE UJKU DHE ULKONJA DHE E KA VENE PERPAR DHE PO E HEDH NE GREMINE PERJETSISHT !

  18. Horri i Bulevardit says:

    Vizat saliu ka besim se Do ti heqi se pervec Podestes, i ka premtuar dhe shoqata e sumq…ve ne SHBA, shoqate Qe eshte ne koalicion me lulen e Saliut.

  19. Xhaxhi Behari me cizme dhe Qellota says:

    O DONKISHOTI I VICIDOLIT , PRONAT E SHQIPETAREVE I VODHE , PARATE I VODHE , POPULLIN E VRAVE DHE I LE PA BUKE , PA UJE , PA DRITA , ME BORXHE , ME HASMERI , MEGJITHMEND DO TE BESOJ ME NJERI PER KETO PRRALLA QE THUA , TI DO VARUR NE MES TE TIRANES DHE E KE PAK ,…..

  20. xhimi itali says:

    LERI VISAT PER AMERIKE O SALI QENI.JEPI BUKE PER TE NGRENE POULLIT TEND TE SHUMEVUAJTUR.E DIME QE TI KE QENE MASKARA,DHE NUK KE VUAJTUR KURRE,SI NE KOHEN E ENVERIT,QE HENGRE SA DESHE DHE MBAS TIJ QE JE BERE NJE SULLTAN I VERTETE.SHQIPTARI PA VISA KA BERE GJITHE KOHEN NDERSA PA BUKE?????MBASE KE TE DREJTE TE THUASH SI PARAARDHESI YT QE TE HAME BAR AKOMA SE JEMI MESUAR NE TASHME.GOJA JOTE DO TE MBYLLET NJE DITE,MBASE JO ME MU….POR ME KALLAJ.

  21. sokol says:

    Konsullata amerikane ne Toronto ka 60% shkallen e refuzimit te vizave per ata qe e kerkojne,ska te thote gje shkalla e refuzimit.po thuaj mjere hallexhinjte qe jane te detyruar te trokasin ne dyert e maskarenjve.tallet saliu me popullin po tallen dhe kaubojt e rruges se elbasanit gjithashtu kjo eshte e verteta

  22. Artur says:

    Ka edhe nje menyre tjeter shume me te shpejte. Merren keto 5 rregullat e shkruara dhe fshihet bytha me to,pastaj i thuhet Amerikes:I marrim ne keta muxhahedinet po te na hiqni vizat, sic e beri Hungaria kur u tha : Doni ta vini sistemin antirakete ketu tek ne? Hiqnani vizat!Vetem se kete e bejne politikanet e vertete dhe jo keta bythelepiresit tane.

  23. roland says:

    esht i vetmi politikan tipik rrugac qe me nje gezim dhe guxim prej halabaku trap, u premton shqiptareve….largim nga vendi i tyre, nga toka e tyre e mrekullueshme! di noj njoni noj politikan ne bote (dhe ktu perfshi edhe somaline) qe tu premtoje me aheng tip gjebrea-xhilaga, qytetareve te vet sikterisjen nga vendi i tyre i shtrenjte?…..toka shqiptare nuk do gjeje rahat derisa ky anadollak i peshtire te kalbet ne burg si nje qen i piste!

  24. albani says:

    Ju te gazetes Tema, i besoni me shume Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes apo Kryeministrit te Shqiperise? Une, per veten time, i besoj kryeministrit, Naltmadhnise se Tij Sali Berisha! Nuk eshte Amerika ajo qe percakton heqjen e vizave te shqiptareve, por kryeministri yne qe e dikton nje gje te tille. Dhe kur flet “Burri i Shtetit” te tjeret duhet te heshtin, se ndryshe ai i dergon ne shtepi.

  25. mario says:

    Ne fale qeverisjes sone nuk krahasohemi as me vendet e ish Bashkimit sovjetik,te cilat shemben njekohesisht me ne barrirat e komunizmit,por u integruan me shpejt se ne ne Europe dhe Levizin pa viza ne amerike

  26. Elma says:

    Mir Sala qe ate pune ka po keto gazetaret nuk e kuptoj e kane nda menjen ti shkojne deri ne fund cmendurise se tij, ai ate pune ka per vota i kalojne kufinje e logjikes te gjithe si parti.

  27. Amerikani says:

    Ambasada Amerikane thote qe duhet me pak se 3% refuzimi i vizave. Por kush i leshon vizat? Ambasada vete.

    Keshtu qe me pak pune teknike dhe mbeshtetje politike eshte e mundur qe per 4 vite te hiqen vizat.

    4 kushtet e tjera jane te plotesuara qe sot.

  28. Patrioti USA. says:

    KY ESHT MASHTRIMI I RADHES QE U BEN SHQIPTAREVE NJE SHARLATAN E GENJESHTAR, NJE MAFJOZ QE KERKON TE MARE VOTA DUKE GENJYER SHQPTARET. Me nivelin dhe gjendjen ekonomike qe ka SHqiperia dote duhen dekada. Sa shum shtete ka qe jan shme her me mire se shqiperia dhe su jepen vizat, pse kriteret jane shum te repta. Ky esht mashtrim per te mar vota.

  29. Brooklyn says:

    Pse more popull c’te keqe ka thene Saluku,Do i heqi vizat me Ameriken.Mendon se do rri ne pushtet edhe 20 vite te tjera,ndaj nuk e leme te iki derisa te permbushe gafat e tij

  30. zum zum says:

    berisha eshte ai qe na thoshte ta bejme shqiperine si amerika , e beri ja pyesni dardanin, rajmonden, doni albo ,keta kamikazher e shikojne shqiperine lule ,pra e kaloi evropen dhe eshte bere amerike , mortja qe su ha , budallenje me brira. ne skemi buke te hame ,kemi kriminalitetin me te madhe ne bote mbas sirise ,libise,irakut, kemi anafalbetizmin me te madhe ne ballkan ,pra totalishte as avganistan nuk jemi .zhduku plaku i keq se na hape barkun ,kemi nevoje per rilindje dhe jo genjeshtra te matufit berisha qe do te jemi skllever te tij . edi rama ec perpara dhe zhvillo vendin e shkateruar .

  31. xeni says:

    Ta heqsha koken ty ne radhe te pare Berisha pastaj te heqim dhe ato viza per ne Amerike injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje